“Dhuna policore nuk kurseu as gazetarët”/ Vokshi i drejton gishtin e akuzës Ramës
Deputetja dhe njëherësh anëtarja e Komisionit të Rithemelimi...
Seancat plenare janë aspekti më i rëndësishëm i jetës parlamentare: në komisione diskutohen ligjet dhe aktet, por seanca ka fuqinë kushtetuese për miratimin ose jo të tyre.
Institucioni i seancës shpreh legjitimitet, solemnitet dhe mesazh politik, – deputetët e përdorin atë për të dëshmuar aftësitë, angazhimin, bindjen politike, parimet që mbrojnë dhe për të respektuar kontratën me zgjedhësit.
Po sa përdoret ky instrument në Shqipëri?
Instituti i Studimeve Politike (ISP) monitoron prej vitesh parlamentin, ka evidentuar modele pozitive e negative, megjithatë rasti i fundit, seancat e datës 10 mars 2022 është alarmues në kufijtë e skandalit, por edhe domethënës për cilësinë e jetës parlamentare në Shqipëri.
Sipas kalendarit ishin 9 akte në rendin e ditës, përfshirë një interpelancë për arsimin dhe disa marrëveshje me Bashkimin Europian dhe Kosovën.
Për rreth 10 orë ka diskutime e diskutime, pa fund diskutime, 90% e të cilave vetëm për të shënuar emrin në listën e deputetëve që kanë folur në këtë legjislaturë.
ISP e monitoron Kuvendin, por në kushtet e reja të imponuara nga Kuvendi, monitorimi ndiqet online nga pamjet e ofruara nga vetë regjia qendrore e Kuvendit.
Në votimin e tyre morën pjesë 110-111 deputetë, por pamjet zyrtare nga seanca tregojnë se votimi mbetet akt formal dhe se institucioni i seancës edhe më formal. Vetëm 5 deputetë + drejtuesi i seancës rezultojnë të pranishëm në sallë në momentin e njoftimit të rezultateve të votimit!
Konkretisht, në orën 10 seanca nis me 13 deputetë në sallë + 3 ministra + drejtuesi i seancës vijon diskutimi pas disa orësh me vetëm 11 deputetë në sallë, nga të cilët 1 po ikën jashtë vazhdon në mesditë diskutimi me vetëm 14 deputetë gjatë pasdites ulet numri i deputetëve prezent në 11 në pasditen e vonë mbeten vetëm 7 deputetë dhe 2 ministra dhe në mbrëmje në momentin kur lexohen rezultatet e votimit në sallë rezultojnë vetëm 5 deputetë ndërkohë që në sallë ka mbetur vetëm 1 ministër.
Po pjesa tjetër e 85-90 deputetëve që morën pjesë në votim por që nuk ishin në sallë gjatë seancës dhe pjesa e mbetur e 14-15 ministrave? Natyrisht ata kanë gjykuar se kanë kanë punë më të rëndësishme sesa parlamenti! Nga monitorimi i medieve sociale rezulton se gjatë kohës se seancës shumë prej tyre i sheh në takime partie, në restorante me miq, në ndonjë studio televizive apo në relaks me miq e kolegë.
Detyrën e kanë kryer?
Ishin në parlament, folën në emër të popullit, kryen detyrën ndaj shefave partiake dhe partisë, votuan, regjistruan emrin për rrogën e lartë ditore dhe me kaq?
Mbyllet kështu një ditë tjetër parlamentare në vendin e dytë më të varfër në kontinent, me kaq pritshmëri të larta të publikut ndaj politikës dhe parlamentit, në vendin ku qytetarët votues në së paku 7 bashki janë në protestë për çmimet e naftës dhe produkteve të shportës, ndërsa edhe kryeministri braktisi seancën parlamentare për të mbajtur konferencë shtypi me veten në faqen e tij të facebook-ut.
Transparenca? Llogaridhenia? Pergjegjesia? Respekti per “Tempullin e demokracisë”? Kuvendi, grupet parlamentare dhe deputetet mund e duhet te kene nje qasje tjeter me institucionale, me serioze dhe me te pergjegjshme mbi rolin dhe pergjegjesite e tyre kushtetuese./CNA.al
Deputetja dhe njëherësh anëtarja e Komisionit të Rithemelimi...
Politika shqiptare ka prodhuar shumë personazhe, ku nuk kanë...
Grida Duma është një personazh politik dhe mediatik që shkël...
Grida Duma, koordinatorja e marrëdhënieve me publikun në Par...
Ministrja e Infratrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku...
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që zhvilloi me furnizues...
Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar sot publikisht furnizuesi...
Ministrja e Financave, Deliba Ibrahimaj, e cila ishte “zhduk...
Në takimin me furnizuesit e naftës, Rama ka folur edhe për k...
Kryeministri Edi Rama është takuar sot me furnizuesit e naft...
Akademiku Artan Fuga, ka analizuar situatën që po ndodh në P...
Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka komentuar ...
Deputeti i PD, Ervin Salianji, deri dje një nga mbështetësit...
Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh se Partia Demokratike...
Kuvendi nuk ka miratuar raportin përfundimtar të deputetëve ...
Ashtu siç pritej, Parlamenti pati sot dy rezoluta, një nga E...
Ivi Kaso, përfaqësues i Komisionit të Rithemelimit të PD-së,...
“Identiteti i Lulzim Bashës është gënjeshtra”. Kështu është ...
Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka qenë e ashpër në r...
Kryeministri Edi Rama, ka shkëmbyer replika edhe me komentue...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...