“Në 6 mars, ndryshimi fillon nga Shkodra”/ Spahia takim me gratë: Jeni shtylla e familjes
Kandidati i Shtëpisë së Lirirsë Bardh Spahia dhe lideri hist...
Lideri historik i PD, Sali Berisha dhe kandidati për kryetar bashkie, Bardh Spahia takuan këtë pasdite gratë shkodrane.
Ish-kryeministri përcolli mesazhe të forta për 6 marsin, duke kërkuar që të votohet kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’, Bardh Spahia, opozita e vërtetë, dhe jo kandidatin e tretë, siç u shpreh ai, duke iu referuar kandidatit të Lulzim Bashës, Xhemal Bushati, i cili në sondazhe renditet i treti.
Berisha akuzoi edhe Edi Ramën se ka rrëmbyer logon e PD me polici dhe gjykata për t’ia dhënë një njeriu fals dhe të marrë peng.
“Në këtë garë ne kemi një kandidat të nxjerrë nga vota e anëtarësisë. Po në anën tjetër? Kemi një kandidat e gjysmë, sepse regjimi, Edi Rama ka marrë logon tonë me policë e gjykatë dhe ia ka dhënë një njeriu i cili është fals, është peng, ka faktuar se çdo gjë mund të jetë, por opozitar nuk mund të jetë. E tha bukur një parafolës këtu, pushteti ndërrohet, normalisht nuk është fatkeqësi, normalisht është mirë sepse kështu është, pushteti ndërrohet për të korrigjuar dhe qeveria që vjen mbrapa korrigjon gabimet e qeverisë së më parë.
Por ky pushtet që erdhi, solli rrokullisje dhe mbi të gjitha sulmoi në mënyrën më të egër pluralizimin, u kthye në instiktin e etërve të tij. Ky është Edi Rama. Merr peng me afera dhe probleme të ndryshme kreun e opozitës, e mbështesni ju për 8 vite me radhë dhe sot ai rrëmben logon dhe emëron një kandidat, vetëm e vetëm për të dëmtuar opozitën e vërtetë. Falë jush dhe demokratëve shqiptarë ne u ngritëm sërish si një opozitë e vërtetë brenda një harku kohor disa mujor dhe ne sot këtu jemi opozitë e vërtetë më të sigurt se kurrë në fitoren tonë në Shkodër dhe mbarë Shqipërinë.
Ndaj dhe thirrja ime për ju, këtë javë qëe kemi, do të bëni çdo përpjekje me ato të cilët janë demokrate, kanë qëndruar në opozitë, por në mënyrën më të pakuptimë u thuhet të votojnë të tretin në vend që të votojnë të parin. Ato duhet të bashkohen me ne, të votojnë Bardh Spahinë, opozitën e vërtetë dhe jo kandidatin e tretë i cili normalisht edhe ai duhet të tërhiqet dhe të bashkohet me të parin. Sepse i pari është opozita e vërtetë dhe ne besojmë te e vërteta. Ju bëj thirrje të bëni gjithçka se kjo është një betejë të fortë. 6 marsi është një stacion dhe duhet ta vazhdojmë këtë“, u shpreh Berisha./E.K-CNA.al
Kandidati i Shtëpisë së Lirirsë Bardh Spahia dhe lideri hist...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka kërkuar prokurorisë veri...
Vendet baltike, Letonia, Lituania dhe Estonia, u pajtuan në ...
Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, ka shpre...
Lulzim Basha ka vijuar fushatën për 6 Marsin në Durrës në kr...
Lulzim Basha, kryetari i shkarkuar i PD-së, njeriu që simbol...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe njëherësh drejtuesi...
Komisioni i Përkohshëm i Rithemelit të PD, në një deklaratë ...
Kandidati për kryetar bashkie në Shkodër, Bardh Spahia, në f...
Lideri historik i PD, Sali Berisha ka deklaruar se kryeminis...
Ish kryeministri Sali Berisha, iu është përgjigjur pyetjeve ...
Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se është pro legalizimit...
Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish tek reforma në dre...
Ish kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, ...
Fushatën për 6 marsin dhe projektin e Këshillimit Kombëtar, ...
Kandidatët e Lulzim Bashës për zgjedhjet e pjesshme të 6 mar...
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka folur sërish për aferën ...
Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp pa...
Kandidati i Lulzim Bashës për Bashkinë e Durrësit, Luan Hoti...
Kryeministri Edi Rama u shpreh se do të mirëpresë në Shqipër...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...