Nuk ka shërbim për banorët e zonës/ Mjekët ushtarakë kryejnë vizita në fshatrat e thellë të Maliqit
Mjekët specialistë të Njësisë Mjekësore Ushtarake kanë kryer...
Nga Bujar Hudhri
Kur para dy vjetësh Londo më solli dorëshkrimin e tij me titull ?Prill i hidhur?, gjëja e parë që më erdhi në mendje ishte vargu i famshëm i Eliotit: ?Prilli, më i egri i muajve?, dhe s?di pse pata një parandjenjë jo të mirë. Ishim ulur në Kafe Europa si dikur. E kisha përballë. I dobësuar, i plakur para kohe, pa kurrfarë entuziazmi, me një zë gati të shuar, më tha se bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë kohë më parë dhe se jetonte tani me njërën nga dy vajzat.
?I lodhur, i fikur si një fund stuhish?, – do ta lexoja më vonë këtë varg në poezinë në dorëshkrim, me të cilën kishte pagëzuar vëllimin ?Prill i hidhur?. Ishte operuar dy herë, por shqetësimet ende i kishte, gjithsesi. Dukej sikur i kishte thënë lamtumirë kësaj bote dhe kjo më trishtoi së tepërmi. U ndamë shpejt, sepse mezi po qëndronte në karrige dhe m?u lut që librin t?ia bëja siç dinte ?Onufri? t?i bënte dhe fytyra iu ndriçua nga një buzëqeshje.
Me London kishim bashkëpunuar çerek shekulli më parë me vëllimin ?Kur perënditë ndaluan vetëvrasjen? dhe ajo që më kishte mbetur në mendje ishte mirënjohja e tij, krejt tjetër nga sivëllezërit e tij. Ndaj ishte gëzim bashkëpunimi me të. Ishte kohë e vështirë për librin në këto dy vite për shkak të pandemisë, por me sa kuptova nuk është se u shqetësua fort kur preku me dorë librat. Dukej që i kishte pëlqyer dhe ky fakt më bëri të ndihem mirë.
I mësuar prej kohësh mes autorit dhe librit të tij, botuesi e di mbase më mirë se cilido këtë lidhje të shenjtë të autorit me shpirtin e tij, tashmë në formën e një libri. Por nuk është se iu gëzua shumë këtij libri. Sëmundja e rëndë ia ndërpreu në mes. Kur nga Fieri më lajmëruan se kishte fituar çmimin ?Harpa?, e mora në telefon dhe doja ta gëzoja. Jam në spital, më tha. Nuk çohem dot. Shkova vetë në Fier dhe u shpjegova të pranishmëve që poeti ishte shtruar me një sëmundje të rëndë.
Po vinte radha e çmimit të Ministrisë së Kulturës. Ishte hera e parë që prisja me njëfarë padurimi vendimin e jurisë dhe të gjithë anëtarët kishin votuar për London. Mbase ishte gëzimi i fundit që do të merrte nga kjo botë. Dhe përsëri mungoi ta marrë çmimin. Sa e padrejtë është shpeshherë jeta. Por për shkrimtarët, gjithsesi, ka një ngushëllim. Sepse e shkruara mbetet dhe varësisht talentit, rëndësisë, kontributit krijimi i tyre kalon brez pas brezi, duke zënë vendin në memorien tonë kulturore.
I tillë ishte Bardhyl Londo. Lamtumirë, i dashur mik! Ke lënë pas një emër dhe vepër të bukur!
Mjekët specialistë të Njësisë Mjekësore Ushtarake kanë kryer...
Qeveria gjermane emëroi të premten politikanin Manuel Sarraz...
Duke filluar nga dita e sotme, pritet që në shtetin fqinj, G...
Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë në mbizotërimin e kthje...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar për ndarjen nga...
Gazetari Arsen Rusta ka reaguar ashpër gjatë marrjes në pyet...
Ministria e Jashtme ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura ...
Inceneratorët, afera më e madhe korruptive ka gjetur mbështe...
Në romanin e tij filozofik “Neveria”, Jean Paul Sartre, në p...
Kryebashkiaku Armando Subashi për 5 orë është marrë në pyetj...
Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi ka dhënë dëshminë e t...
Liberalizimi i vizave për Shqipërinë, uli ndjeshëm tentativa...
Publikohet një foto e re e biznesmenit të inceneratorëve, Kl...
Vit pas viti lulëzojnë shumë biznese të reja, shumë prej tyr...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se shtetasit shqiptarë...
Kompania më e madhe shqiptare e telekomunikacionit ka vendos...
Afera e inceneratorëve vijon të mbetet një nga diskutimet më...
Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar ash...
Komisioni Hetimor Parlamentar për inceneratorët po zhvillon ...
Pas një hetimi të SPAK në lidhje me inceneratorin e Elbasani...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...