ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një portal gjobaxhi
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
Vit pas viti lulëzojnë shumë biznese të reja, shumë prej tyre mbyllen, vetëm disa i rezistojnë tregut dhe konkurenca vijon pambarimisht. Të gjithë ata që dëshirojnë të nisin një biznes të suksesshëm, janë në kërkim të vazhdueshëm për idenë gjeniale e cila do u garantojë suksesin. Sipas raportit të Drejtorisë së Tatim-Taksave, për vitin 2021 janë hapur 4787 biznese të reja dhe janë mbyllur 1661.
Startup Grind Tirana, një komunitet global sipërmarrësish, zhvillon takime periodike mes komunitetit dhe sipërmarrësve të suksesshëm. Pjesëmarrës në panel gjatë takimit të fundit ishte Elvin Guri, një investitor me përvojë 26-vjeçare në tregjet rajonale dhe i njohur në Shqipëri për blerjen e operatorit One Telecommunications.
?Momenti më i rëndësishëm në jetë është të njohësh veten dhe të ndash mendjen për aftësitë që ke? ? ishte një prej këshillave që Elvini ndau gjatë rrëfimit të përvojave të tij personale.
Me të tilla mesazhe të vlefshme ishte e mbushur biseda me Elvinin. Nëse je aspirant për të zhvilluar një ide biznesi dhe nuk ishe prezent në këtë takim, mund të gjesh këshilla të vlefshme përgjatë këtij leximi.
Aneida Bajraktari, moderatoja e takimit dhe drejtuesja e Startup Grind Tirana, arriti të merrte prej tij historitë e suksesit por edhe të dështimit, mësimet që ai ka nxjerrë prej përvojës së tij dhe udhëzime për të ndërmarr hapa të matur në jetë.
?Aftësitë sipërmarrëse mësohen, nuk është e thënë të jesh i lindur sipërmarrës? ? u shpreh Elvini, duke thyer mitin se sipërmarrësit e suksesshëm janë të lindur. Përgjatë mentorimeve që Elvini zhvillon, ajo që thekson vazhdimisht është se ?nuk ka nevojë as të jesh gjeni për të patur një biznes të suksesshëm, mjafton të jesh i zgjuar mjaftueshëm për të përshtatur një ide funksionale biznesi, që e ke parë diku, dhe ta adaptosh në mjedisin tënd?. Kjo qasje ka qenë ajo që i ka garantuar Elvinit suksesin e tij të parë, një kompani që e nisi me 4 persona dhe pas 6 vitesh e shiti me 2800 punonjës që i shërbenin 23% të popullsisë madhore në Bullgari. E çfarë ishte kjo ide fantastike? Ofrimi i kredive konsumatore për qytetarët e Bullgarisë. E parë dhe e provuar në perëndim. Tashmë shumë familjare edhe per ne, por në kohën që ai e ofroi në Bullgari, ende nuk kishte mbërritur si shërbim.
Në këto momente do jesh duke vrarë mendjen çfarë ka ndonjë gjë që i mungon Shqipërisë dhe që mund ta ofrosh ti, duke menduar se e gjete çelësin e suksesin. Por, nuk mjafton vetëm kaq. Je ende disa këshilla larg për të kuptuar çfarë nevojitet për të qenë i suksesshëm.
Kur Elvini foli për njohjen e vetes, ai i vuri theksin edhe përcaktimit të vlerave personale, kufinjtë përtej të cilave ti si individ nuk ndjehesh komod me veten që të dalësh. ?Pasi i përcakton këta kufinj, mos i shkel më. Mund të shkosh në kufi të tyre, të manovrosh brenda tyre, por mos shkel vlerat që i ke përcaktuar vetes?.
Një tjetër element thelbësor suksesi që Elvini përmendi janë njerëzit! ?Ne punësojmë njerëzit, njerëz të mirë, që ndajnë të njëjtat vlera me ne, të mirë-edukuar. Këto janë tipare që dikush ose i ka mësuar deri 7 vjeç, ose nuk i ka më. Ndërsa aftësitë profesionale mësohen?. Në këtë kuadër, për rritjen e qëndrushme të operatorit One Telecommunications dhe trendin e suksesit që ka, ai ia njeh meritat stafit. ?Ne investuam në One Telecommunications sepse e kuptuam që kishte nevojë vetëm për ristrukturim por kjo nuk do ishte e mundur pa 400 persona staf të ONE dhe mbi 450 të tjerë pjesë e rrjetit të partnerëve. Ndaj, investimi në atë kompani është një prej përvojave më të bukura në këto 26 vite.?
Pyetjes së Aneidës, se si mund të rritet një biznes, Elvini iu përgjigj se ?nuk ka një recetë. Cilësia e bizneseve kushtëzohet nga tregu në të cilin operojnë. Shqipëria është treg i vogël dhe që bizneset të tërheqin investime, duhet të sigurohen që të kenë fitim. Pa patur fitim, investitorët këtu nuk afrohen sepse tregu është i tillë që nuk mbijeton dot në humbje.? Gjithashtu, Elvini theksoi shumë fort se për të patur një biznes të suksesshëm ka të bëjë shumë edhe mosha se kur investon. ?Duhet patjetër të kesh kaluar disa gjëra në jetë, të kesh edukatën e punës dhe të kesh pjekurinë e duhur për të filluar një biznes. Pra, kur je tek të 20-tat, ka më pak gjasa të nisësh një biznes me sukses afatgjatë.?
Dhe së fundmi, Elvini u shpreh për atë që flitet shumë në këtë botë konkuruese, për shkrirjen mes jetës private dhe punës. Teksa ne flasim për balancë dhe përpiqemi të vendosim kufinj për të arritur këtë balancë, Elvini thotë se në fakt nuk ekziston një balancë e tillë. ?Koha punë-jetë private është një e vetme. Ti vendos se ku do fokusohesh më shumë në momente të ndryshme të jetës. Varet nga stadi që je në jetë dhe nga çfarë do të arrish. Në këtë fazë të jetës sime, ajo që më bën të lumtur përherë e më shumë, është familja dhe fëmijët. Por gjetja e balancës është një proces i përditshëm.?/CNA.al
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se shtetasit shqiptarë...
Kompania më e madhe shqiptare e telekomunikacionit ka vendos...
Afera e inceneratorëve vijon të mbetet një nga diskutimet më...
Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar ash...
Komisioni Hetimor Parlamentar për inceneratorët po zhvillon ...
Pas një hetimi të SPAK në lidhje me inceneratorin e Elbasani...
Kreu i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi po merret në pyet...
Forcimi i bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë dhe edukimi...
Sipas të përditshmes greke “eKathimerini”, dy persona janë b...
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ka bërë një deklaratë ...
Administratori i inceneratorit të Fierit ka dëshmuar, Loran ...
Gazetari Lutfi Dervishi ka komentuar çështjen e aferës së in...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën të ditur se Dy anijet...
CNA.al ka siguruar pamjet nga Korfuzi, ku duken pamjet e dje...
Drafti i hartës së re gjyqësore ka mbledhur grupet e interes...
Komisioni Hetimor Parlamentar për inceneratorët po zhvillon ...
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tab...
Në seancën e sotme të Komisionit Hetimor për Inceneratorët, ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit t...
Punëtorët e inceneratorit në Elbasan po zhvillojnë protestë ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane Deutsche Bahn ka rifilluar s...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...