Braho, “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK-u është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, i ka dhënë një shuplakë pol...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, i ka dhënë një shuplakë pol...
Komisioni Hetimor Parlamentar për inceneratorët po zhvillon sot mbledhjen e radhës, ku është duke dëshmuar Viola Haxhiademi, sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Haxhiademi foli për kontratën koncesionare për prodhimin e energjisë elektrike në Fier, Tiranë dhe Elbasan.
Ajo tha se ERE nuk ka përcaktuar një çmim për energjinë elektrike.
Por, gjithashtu ajo zbuloi një tjetër skandal, ndërsa deklaroi se nuk është në dijeni të një kërkese nga koncesionari për ndryshimin e pronësisë së kompanisë.
Debatet në komision:
Helidon Bushati: E dini që ka një nen në kontratë. Është në çdo kontratë koncesionare. Kur ndryshon pronësia e kompanisë, duhet një miratim paraprak nga autoriteti kontraktual.
Dëshmitarja: Varet nga përcaktimi i nenit në kontratë. Nuk jam në dijeni të një kërkese nga koncesionari.
Helidon Bushati: Ju e dini si përfaqësues dhe drejtuese e lartë e ministrisë që në momentin që ka një detyrim nga autoriteti kontraktual ai miratim merret para se të bëhet ndryshimi i pronësisë.
Dëshmitarja: Sot që flasim nuk kemi një çmim të përcaktuar për prodhimin e energjisë. ERE ende nuk ka një çmim të përcaktuar për energjinë elektrike
Helidon Bushati: A jeni në dijeni në pozicionin drejtues, për ndonjë vendim të marrë nga kjo ministri për impiantin e prodhimit të energjisë elektrike në Elbasan?
Dëshmitarja: Jam në dijeni që impianti është i licencuar me vendim qeverie në vitin 2016
Helidon Bushati: Në Shqipëri licencimet bëhen nga ERE
Dëshmitarja: VKM ka miratuar kontratën e lidhur. Licencimi patjetër që ndodh nga ERE. Në VKM është e shprehur që kjo VKM lidhet në funksion të kontratës.
Helidon Bushati: Unë po ju them që enti rregullator i energjisë që licencon.
Dëshmitarja: Kompetenca e ERE për pjesën e licencimit patjetër që janë të saj. Në kohën kur është miratuar ligji parashikonte që kontratat kalon për miratim me VKM
Helidon Bushati: VKM që ju thoni është për të dhënë licencën për ndërtimin. Kjo kontratë çfarë kohëzgjatje ka?
Dëshmitarja: VKM përcakton që kjo kontratë që miratohet me VKM. Kur flasim për 25-vjeçarin e prodhimit të energjisë licencohet ndërtimi. Inceneratori i prodhimit të energjisë ka 25 vjet kohë për prodhim energjie. Në momentin e transferimit, proces që filloi dhe ndaloi për shkak të sekuestros nga SPAK transferohet të drejtat për prodhimin e energjisë. Janë të drejta të transferueshme. Ajo që është miratuar me VKM është për ndërtimin. Shoqëria që ka marrë kontratë është shoqëria që mori përsipër për të ndërtuar inceneratorin.
Helidon Bushati: Çdo objekt që duhet të prodhojë energji duhet të licencohet nga ERE. Në momentin kur është nënshkruar një kontratë me ndërtuesin, zbatuesin e punimeve ku jepet e drejta për ta zgjatur afatin, sepse me atë kontratë është dhënë vetëm për impiantin për prodhimin e energjisë dhe ju e keni lidhur me dashje me atë kompani. VKM e thotë qartë, jepet licencë nga këshilli i ministrave vetëm për ndërtimin ndërkohë që në atë vit impianti ishte në ndërtim e sipër ose ishte i ndërtuar.
Etjen Xhafaj: Duke respektuar ekspertizën e çdokujt në këtë komision. Nëse duhet të flasim për aspekt teknik hajde flasim për aspekt teknik. Ju jeni më i thelluar se unë. Nuk mund të pretendojmë nga çdo dëshmitar t?i vëmë para përgjegjësive të të gjitha kontratave.
Ina Zhupa: A ka ministria juaj një studim për shitjen e energjisë sipas kontratës? A e monitoroni këtë proces?
Dëshmitarja: Për Tiranën dhe Fierin nuk kemi prodhim energjie tani që flasim dhe nuk është hedhur asnjë sasi energjie në rrjet./CNA.al
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tab...
Në seancën e sotme të Komisionit Hetimor për Inceneratorët, ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit t...
Punëtorët e inceneratorit në Elbasan po zhvillojnë protestë ...
Gazetari dhe administratori i CNA.al Elvi Fundo ka “zbërthye...
Gazetari Elvi Fundo, ka zbardhur detaje të tjera për aferën ...
Presidenti Ilit Meta ka premtuar sonte në “Dekalog” se do të...
Jorida Tabaku ka marrë ‘shpatën e luftetares’ së incenerator...
Ndërsa ish ministri i Ministri për Infrastrukturën dhe Enegj...
Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar si një maskaradë polit...
Në seancën e sotme në Kuvend është votuar për gjashtë anëtar...
Afera e inceneratorëve ka çuar pas hekurave ish ministrin e ...
Profesori dhe akademiku Artan Fuga ka komentuar vendimin e G...
Juristi Sokol Hazizaj ka komentuar vendimin e Gjykatës Kusht...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano k...
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kus...
Gazetarja Klodiana Lala, e ka cilësuar si të paprecedentë pu...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas vendimit të Gjykatë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledia Nano, ...
Banorët e “5 Majit”, Laprakës dhe Paskuqanit janë mbledhur s...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...