Subashi për 5 orë në SPAK/ Gazetari zbulon skandalin
Kryebashkiaku Armando Subashi për 5 orë është marrë në pyetj...
Në romanin e tij filozofik “Neveria”, Jean Paul Sartre, në parashtrim të konceptit të tij mbi ekzistencializmin, përdor një frazë gjerësisht të debatueshme edhe në ditët tona. Perifrazoj pak a shumë: Qenia lind nga rastësia, jeton nga dobësia dhe vdes si rrjedhojë e takimit me vdekjen.
E nëse kjo, sipas tij vlen për të gjitha Qeniet, sigurisht që edhe Bardhyl Londo nuk bën përjashtim. Të paktën me dy momente të kësaj sentence. Për të gjithë ata që e kanë njohur nga afër apo nëpërmjet krijimtarisë, nuk do të pranonin me asgjë se si Qenia e Sartre, jetoi nga dobësia, Bardhi ishte krejtësisht e kundërta! Jetoi me forcën e pasionit për familjen e tij të shtrenjtë, jetoi me forcën e pasionit për të hedhur në letër shpirtin njerëzor të pamat që barte brenda vetes, me forcën e pasionit për t’ i kënduar dashurisë, për të vuajturit me e pa faj, pse jo edhe si përfaqësues i denjë politik. Njeriu Bardhyl Londo bashkëjetoi si rrallë kush me poetin Londo!
Njeriu i dha zjarr poetit dhe poeti e lartësoi njeriun që i dha emrin! Them poetin sepse të gjithë e dinë mirë, se poezia, ndër artet e shkruara veçon e gëzon privilegje mbi prozën. E ka fituar këtë status ndër shekuj e po kaq solemnisht ia jep me bujari dhe krijuesit të saj, sikundër Bardhit. Një status mëse i merituar.
Ndoshta në këtë vendin tonë të vogël, të megaskandaleve, e të zhurmave për asgjë e shumëçka, ndarja nga jeta e Londos, ashtu si shumë artistëve të tjerë do kalojë me pak shkrime e ndonjë kronikë televizive, por Londo nuk ka nevojë për dhimbje false. Ai e jetoi jetën me dinjitet, e shijoi çdo minutë të saj në gëzim, e përjetoi deri në palcë çdo dhimbje që ajo i dha pa u ligështuar e dorëzuar asnjëherë. Njeriu Londo nuk diti të heshte para problemeve që kishte Shqipëria e tranzicionit. Publicistika e tij therëse e futi në radhën më të lartë të krijuesve, atë të krijuesve të angazhuar.
E ky angazhim i tij, në parametra diakronikë, përbën një qasje të rrallë në letrat shqipe të post diktaturës. Kjo anë e spikatur e njeriut Londo, i dha poetit Londo energji të pashtershme. Qenia e tij, kaq e hapur miqësore, me një humor tejet origjinal, e bënte atë njeriun e dashur të tryezave të festave apo takimeve të rastësishme. Ndoshta, për Bardhin mund të shkruash shumë, po shumë, por jam i bindur për aq sa e kam njohur, se i mjaftonte një fjalë e thjeshtë, por të ishte fjalë zemre. E ndjente me intuitën e tij të rrallë dhe nuk kishe nevojë për më shumë! Ai të jepte shpirtin, por i mjaftonte vetëm fjala e zemrës dhe dashuria e sinqertë.
Londo e përjetoi nderimin për veprën e tij si nga kritika ashtu edhe nga lexuesi, por nuk u tjetërsua! As nga politika nuk u tjetërsua! Përkundrazi, i dha një tjetër dimension ndjeshmërie njeriut Londo, që poeti Londo diti gjithmonë ta vizitonte mjeshtërisht në vargjet e tij! E ndaj, ne sot të gjithë i japim lamtumirën Njeriut Londo me dhimbje, me shumë dhimbje se do të na mungojë pafund, por Poetit Londo i themi se do të përshëndesim çdo ditë, falë pavdekësisë të fituar me krijimtarinë e tij. E këtë e dinë të gjithë…. Lamtumirë njeriu i mirë Bardhyl Londo! Të qoftë dheu i lehtë! E unë po të mbuloj me vargjet e tua për të të thënë veçse mirupafshim!
LIRIKE E HIDHUR
Nuk e dua me kete qytet,
e di: ai eshte fajtor pa faj.
Ketu ministrat jane te gjithe engjej,
ata poshte tyre te gjithe djaj.
Ketu te djeg malli per nje hene,
malli te pervelon per nje bore.
Ketu dhe hena dhe djelli lindin
kur vize tu japin ambasadoret.
Ketu pervelohesh per nje fllad puhize,
ketu nuk fryjne me vrunduj ererash.
Kalon neper rruge,ke frike mos gelltitesh
nga goje te shqyera tenderash.
Kam dale tani pas ores policore,
asnje frike nuk kam per vete.
Po nuk i shikoj dot si dridhen jetime
nga tmerri i betonit monumentet.
Ku eshte lindja,perendimi ku?
Ku eshte jugu,ku eshte veriu?
Ku valle mbaron betoni?
Ku valle fillon njeriu?
Ecij dhe kembet me merren,
nuk kam pire alkool asnje pike.
Me vete vargun e Brehtit peshperis:
kohe e veshtire per liriken.
Kryebashkiaku Armando Subashi për 5 orë është marrë në pyetj...
Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi ka dhënë dëshminë e t...
Liberalizimi i vizave për Shqipërinë, uli ndjeshëm tentativa...
Publikohet një foto e re e biznesmenit të inceneratorëve, Kl...
Vit pas viti lulëzojnë shumë biznese të reja, shumë prej tyr...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se shtetasit shqiptarë...
Kompania më e madhe shqiptare e telekomunikacionit ka vendos...
Afera e inceneratorëve vijon të mbetet një nga diskutimet më...
Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar ash...
Komisioni Hetimor Parlamentar për inceneratorët po zhvillon ...
Pas një hetimi të SPAK në lidhje me inceneratorin e Elbasani...
Kreu i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi po merret në pyet...
Forcimi i bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë dhe edukimi...
Sipas të përditshmes greke “eKathimerini”, dy persona janë b...
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ka bërë një deklaratë ...
Administratori i inceneratorit të Fierit ka dëshmuar, Loran ...
Gazetari Lutfi Dervishi ka komentuar çështjen e aferës së in...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën të ditur se Dy anijet...
CNA.al ka siguruar pamjet nga Korfuzi, ku duken pamjet e dje...
Drafti i hartës së re gjyqësore ka mbledhur grupet e interes...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...