
“Pasojat janë të rënda”/ Ish-ministri bën paralajmërimin e fortë: Sistemi do kolapsohet
Ish-ministri I Drejtësisë, Ylli Manjani ndërsa ka komentuar ...
Më 15 korrik 1971, presidenti i SHBA-së Riçard Nikson iu drejtua kombit me një fjalim të transmetuar direkt në televizion, për të bërë një njoftim të papritur:ai kishte pranuar një ftesë nga Pekini, duke qenë presidenti i parë amerikan që do të vizitonte Republikën Popullore të Kinës, një vend komunist asokohe prej 750 milionë banorësh, që bashkë me Bashkimin Sovjetik, ishte kundërshtarja më e ashpër e Amerikës në Luftën e Ftohtë.
?Unë e po e ndërmarr këtë veprim për shkak të bindjes sime të thellë, se të gjitha vendet do të përfitojnë nga ulja e tensioneve, dhe nga një marrëdhënie më e mirë midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës Popullore të Kinës?- tha ndër të tjera Nikson.
Në fakt ai njoftim i befasishëm ishte rezultat i muajve të diplomacisë shumë sekrete midis Shtëpisë së Bardhë së Niksonit dhe Pekinit. Nikson, që ishte gjithmonë një adhurues i ?lojës së madhe?, kishte shpresa të mëdha se udhëtimi i tij në Kinë, do të ishte një ngjarje gjeopolitike tronditëse, e cila do ta ndryshonte rrjedhën e historisë.
Dhe në shumë aspekte, ai kishte të drejtë. Sikurse u shpreh njëri nga ambasadorët amerikanë, vizita 8-ditore e Niksonit në shkurtin e vitit 1972 ishte ?java që ndryshoi botën. Pasi ajo e ndryshoi në thelb balancën e fuqisë midis Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Bashkimit Sovjetik.
Kur Riçard Nikson mori detyrën e presidentit në vitin 1969, ishin mbushur 20 vite nga themelimi i Republikës Popullore të Kinës, dhe po 20 vite nga ngrirja e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës komuniste.
Të dy palët nuk kishin biseduar për dekada, ndërsa Shtetet e Bashkuara ishin në luftë me vietnamezët komunistë, shumë pranë Kinës. Vetë Nikson ishte bërë i famshëm si një antikomunist i zjarrtë që kishte ndjekur penalisht Alger His, një ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit, i akuzuar për spiunazh për llogari të Bashkimit Sovjetik.
Kontakti më i afërt diplomatik kishte ndodhur 15 vjet më parë në vitin 1954, kur zyrtarë të lartë nga të dy vendet morën pjesë në Konventën e Gjenevës, për të negociuar kufijtë e rinj politikë midis Koresë së Veriut dhe Jugut, dhe Vietnamit të Veriut dhe atij të Jugut.
Por ndërsa po mbylleshin vitet e trazuara 1960, administrata e Niksonit po përballej me disa sfida të mëdha:një luftë katastrofike në Vietnam, trazira sociale në vend, dhe negociata të bllokuara me sovjetikët mbi armët bërthamore.
Ndërsa Nikson e portretizoi publikisht veten si një përfaqësues të linjës populiste së ashpër, ai ishte një lexues i vëmendshëm i historisë dhe një strateg mendjemprehtë. Nikson dhe këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, Henri Kisinger, besonin se duke i shkrirë marrëdhëniet me kinezët, dhe duke i përfshirë ata në ?shoqërinë e kombeve?, Amerika mund të fitonte një aleat të ri të fuqishëm në negociatat e saj si me vietnamezët e veriut ashtu edhe me sovjetikët.
Ndërkohë, rezultoi që edhe kinezët, kishin arsyet e tyre strategjike për ta rihapur dialogun me Shtetet e Bashkuara. Pavarësisht ideologjisë së tyre të përbashkët komuniste, midis Pekinit dhe Moskës kishte shumë mosbesim.
Udhëheqja komuniste kineze, ishte e shqetësuar se fqinjët e tyre sovjetikë të mirë-armatosur, kishin plane për ta zgjeruar territorin e tyre në Azi. Nga fundi i viteve 1960, përleshjet e shpeshta kufitare midis sovjetikëve dhe kinezëve, degraduan në një luftë gjithëpërfshirëse.
?Nikson dhe Kisinger, përgatitën idenë e vendosjes së Bashkimit Sovjetik dhe Kinës kundër njëra-tjetrës, teksa SHBA-ja do të luante rolin e cepi të tretë të trekëndëshit, për të krijuar një ekuilibër të qëndrueshëm fuqie?- thotë Evan Tomas, gazetar dhe autor i një libri mbi Niksonin.
?Armiku i armikut tim, është miku im?, ishte një ide shumë niksoniane. Meqë lidhjet e drejtpërdrejta diplomatike midis Kinës dhe SHBA-së ishin ndërprerë, Niksonit iu desh të punonte përmes kanaleve private në Pakistan dhe Rumani për t?iu bërë kinezëve një ofertë, dhe këta të fundit u treguan të hapur.
Në një dëshmi të rrallë publike të marrëdhënieve të ngrohta, Kina e ftoi ekipin amerikan të ping-pongut në një seri lojërash në Pekin në vitin 1971, një shkëmbim kulturor që u bë i njohur si ?diplomacia e ping-pongut?. Zhvillimi më i bujshëm, ishte vizita sekrete e Kisingerit në Pekin në korrikun e vitit 1971, dhe takimi kokë më kokë me udhëheqësin kinez Çu Enlai.
Kur ishte në një vizitë diplomatike në Pakistan, Kisinger u shtir sikur kishte një sëmundje në stomak, duke ndenjur i mbyllur në dhomën e tij të hotelit për disa ditë. Natën ai hipi në një avion privat pakistanez dhe shkoi në Pekin, ku i kërkoi personalisht udhëheqjes kineze të pranonte një vizitë zyrtare shtetërore nga presidenti amerikan.
Në një kabllogram të koduar dërguar Shtëpisë së Bardhë, Kisinger ndau lajmin e mirë me Niksonin me një fjalë:?Eureka!?. Njoftimi nga ana e Niksonit i udhëtimit të tij në Kinë, e tronditi në fillim shumicën e amerikanëve. Por gjesti i guximshëm politik, fitoi shpejt mbështetjen e popullit.
Kritikat më të ashpra ndaj vizitës nuk erdhën nga opozita liberale, por nga konservatorët brenda partisë së tij, të cilët menduan se vizita ishte një tradhti ndaj Tajvanit, ku ishte vendosur qeveria antikomuniste kineze pas humbjes së luftës civile.
Por çështja e Tajvanit do të duhej të priste. Synimi i Niksonit, ishte që me vizitën e tij të projektonte vullnetin e mirë dhe bashkëpunimin, dhe t?i bënte të njohur botës se SHBA-ja njohu një superfuqi të tretë në skenën botërore, të cilën mund ta kishte një aleate të rëndësishëm ekonomike, dhe një pengesë strategjike në negociatat me sovjetikët.
Çdo moment i vizitës njëjavore u përgatit me kujdes. Kamerat televizive i transmetuan gjithçka audiencës së mahnitur në mbarë botën. Më 21 shkurt 1972, avioni presidencial ?Air Force One? u ul në Pekin. Duke udhëzuar pjesën tjetër të delegacionit të priste në aeroplan, Nikson zbriti i pari shkallët i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Pati, e cila kishte veshur një pallto të kuqe të gjatë, një ngjyrë me shumë rëndësi për kinezët.
Ai i zgjati dorën i pari kryeministrit të Kinës. ?SHBA-ja reagoi ftohtë nda Çu En Lait në vitin në 1954. Për Niksonin shtrirja e dorës i pari, ishte një sinjal i qartë se kohët kishin ndryshuar, dhe se Amerika ishte gati të përqafonte kinezët. Ishte një skenë e shkëlqyer?- thotë Tomas.
Menjëherë pasi Nikson u vendos në hotel, u njoftua se Mao Ce Duni, kreu i revolucionit komunist donte të takohej me të. Megjithëse Mao ishte i sëmurë, që të dy biseduan për 1 orë ndërsa kamerat filmuan dy liderët botërorë duke buzëqeshur, dhe duke bërë shaka me njëri-tjetrin.
?Të dy ata ishin të vetëdijshëm mbi rëndësinë historike të asaj që po bënin, dhe që të dy ishin shoumenë në mënyrën e tyre?- thekson Tomas. Vizita historike e Niksonit në Kinë ishte kulmi i një presidence, e cila u njollos më vonë nga skandali i Uotrgejtit, dhe dorëheqja e tij në vitin 1974.
Ndërsa vizita ishte një reklamë shumë e mirë për të dyja vendet, Nikson dhe Kisinger nuk arritën të siguronin ndihmën e Kinës për t?i dhënë fund luftës në Vietnam, teksa nuk u arrit asnjë përparim i vërtetë për statusin e Tajvanit.
Por ajo vizitë ndihmoi në arritjen e synimi më të madh politik të Niksonit:riorganizimin e balancës së pushtetit në skenën globale. Sovjetikët, që më herët refuzuan thirrjet për kufizimin e arsenalit të tyre bërthamor, ndryshuan mendje kur Nikson rinisi dialogun me Kinën.
Vetëm 2 muaj pasi Nikson u kthye nga Pekini, ai u nis sërish për në Moskë, ku ai dhe Leonid Brezhnjev nënshkruan Traktatin e Kufizimit të Armëve Strategjike (SALT) dhe bënë plane për një fluturim të përbashkët SHBA-Bashkimi Sovjetik në hapësirë në vitin 1975.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Ish-ministri I Drejtësisë, Ylli Manjani ndërsa ka komentuar ...
Presidenti Ilir Meta ka shprehur një mesazh urimi për homolo...
Kreu i Ekzekutivit Edi Rama pritet të takojë këtë të martë S...
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar videon në ‘Facebook’ pas...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka folur mbr...
Kandidati për kryetar bashkie në Durrësi koalicionit Shtëpia...
Pas Arbi Agalliut, në rrjetet sociale janë publikuar disa fo...
Cilën rrymë politike mbështesni, të Sali Berishës apo të Lul...
73.5% e demokratëve mbështesin Sali Berishën.Këto janë gjetj...
Prokurorët belgë do të kryejnë veprime për Lullim Bashës në ...
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka nxjerrë të tjera prova q...
Inceneratorët janë afera më korruptive në vend, ku deri tani...
Zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit po afrojnë dhe ndry...
Presidenti Ilir Meta ka mbledhur ditën e sotme Këshillin e S...
Ish kryeministri Sali Berisha po zhvillon fushatën me të rin...
Kandidati për kryetar bashkie i Lushnjes i koalicionit, “Sht...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi në fjalën e tij në Lushnjë, ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se brenda pranverës do...
Ish kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme ...
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, e cilëson komisionin e i...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e ZVA Elbasan e cila la pa...
“Sa e vështirë është të jesh gjithë kohën me frikën, se mo...
Rasti i radhës në “Stop” ka të bëjë me 79-vjeçaren Eftali ...
Ditën e djeshme, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan t...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aks...
Kjo e premte është shoqëruar me trafik të rënduar në k...
Gëzim Çela, ish oficeri i Forcave Speciale, u arrestua...
Mbrëmjen e kësaj të premteje është arrestuar në Kosovë...
Vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike...
"Mjekët kanë nxjerrë më shumë se 60 krimba të gjallë n...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve ...
Truri është i vetmi organ i trupit të njeriut, të cilit i ...
Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka paralajmër...
Rasti i Liridona Murselit ka tronditur të gjithë opinionin...
Me orë të tëra pjesëmarrësit në takimin e Këshillit...
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Mitrovicë, nj...
Media prestigjoze britanike “BBC” i ka kushtuar Kukësit qy...
Aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Guri Koço, fes...
Mirush Kabashi, mjeshtri i skenës së teatrit dhe jo vetëm,...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Sot më 9 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lek...
Teksa ekonomia e vendit u zgjerua dhe buxheti arkëtoi ...
Sot më 8 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 l...
Procedura për ndërtimin e një institucioni për edukimin dh...