web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Primaret e Komisionit të Rithemelimit në PD/ Ngrihet Komisioni i Organizimit Elektoral, ja qendrat ku do zhvillohet votimi nesër

29 Janar 2022, 15:40, Politikë CNA

Komisioni i Rithemelimit ka ngritur Komisionin e Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, i cili do të zhvillojë ditën e nesërme primaret në 6 bashkitë e vendit për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Në Dibër, procesi i primareve do zhvillohet tek Pallati i Kulturës Peshkopi, në Durrës, tek pallati i Kulturës Alfred Moisiu, në Lushnje tek zyra e degës së PD, në Rrogozhinë në Bar ?Antika? lagjia nr.1, ndërsa në Vorë tek zyra e degës së PD. Shkodra do të ketë disa qenda. Qendra e votimit numër 1 do jetë në qytetin e Shkodrës, qendra e dytë do jetë në Bërdicë, që përmbledh Velipojën, Dajçin, Bërdicën dhe Anën e Malit. Ndërsa qendra e tretë do jetë në Rrethina, që përmbledh edhe Postribën, Shalën, Shoshin, Pult dhe Guri i zi.

Votimi do të hapet në orën 08:00 dhe do të përfundojë në orën 17:00./E.K-CNA.al





Lajmet e fundit nga