web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Po Sali Berisha ku hyn o rilindasit e Lulit”/ “Bastard, pleh”, Gazment Bardhi merr përgjigje nga demokratët

29 Janar 2022, 09:27, Politikë CNA

Gazment Bardhi, deputet i Partisë Demokratike, pasi është shkarkuar nga demokratët si Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, po vijon të bëjë sekretarin e Lulzim Bashës, të një deputeti tjetër në PD.

Në këtë vazhdë, herë nga pas dyerve të blinduara të PD-së dhe herë i fshehur pas rrjeteve sociale, sulmon ish kryeministrin Sali Berisha.

Sulmet i bën në distancën se nëse ndodhet në një ambjent më Berishën, siç ishte rasti i fundit në Kuvend nuk dëgjohet, struket aty, ose ikën, ashtu siç bëri Basha.

Po në rrjete sociale, trimërohet dhe heq paralele mes Berishës dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj apo dhe me kryeministrin Edi Rama.

?Heshtja fajtore e Erion Veliajt dhe Sali Berishës në favor të trafikantit të drogës kundër banorëve të 5 Majit.

Erion Veliaj, Edi Rama dhe Sali Berisha heshtën sot përballë fakteve të dorëzuara në SPAK nga Partia Demokratike se prishja e shtëpive të qindra familjeve tek 5 Maji është bërë për llogari të pazarit 10 milion euro me një të dënuar për trafik droge?, shkruan Bardhi në rrjete sociale.

Duke shkaktuar kështu reagimin dhe zemërimin e demokratëve. Pasi i dhunoi bashkë me Lulzim Bashën me 8 Janar del dhe i provokon edhe me deklarata të tilla.

Por, demokratët nuk e kanë lënë pa përgjigje. Për demokratët Bardhi është pleh,bastard që kurrë s?do ta shohë më me sy karrigen e deputetit.

?Ik saldator, saldo një derë, se s?je për këtë punë..

Një gjë më bën përshtypje, pse i tregon pikërisht tani ti këto, çfarë parapasken qëndron? Bastard.

Po Sali Berisha ku hyn o rilindasit e Lulit, edhe ai ua ka fajin?

Shijoi këto katër vote në parlament, se kurrë më nuk ke për t?u votuar, do ta shohësh karrigen e deputetit në ëndërr..

Ik o pleh?, shkruajnë demokratët në rrjetin social të Gazment Bardhit.

Ky i fundit nuk është se shquhet për ndonjë kontirbut në PD.

Vetëm prishje imazhi dhe kosto i ka sjellë PD, sidomos në fushatën e fundit zgjedhore të 25 Prillit.

Përgjakja e Elbasanit , një viktime si pasojë e shoqërimit të Gazment Bardhit me njerëz të armatosur, është ?kontributi? i tij që do të mbahet mend gjatë./E.S-CNA.al





Lajmet e fundit nga