Protesta e 8 janarit/ Komisioni i Rithemelimit: Basha po zëvendëson Kuvendin me brava dhe shula
Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike...
Nga Edi Paloka
Bashkëpunimi prej 8 vitesh në opozitë, si nënkryetar i PD, më ka imponuar gjatë kësaj kohe një qëndrim më të tërhequr e më pak agresiv ndaj teje. Ky qëndrim ka ardhur jo vetem për hir të marrëdhënies personale gjatë këtyre viteve, por kryesisht si marrje përgjegjësie mbi veten për aq sa më takon nga funksionet drejtuese që kam mbajtur në PD.
Nga 9 shtatori jam pozicionuar qartë në krah të Berishës, për shume arsye, po mbi të gjitha me bindjen se jam në krahun e së drejtës. Më pas iu binda vullnetit të shumicës absolute të demokratëve për mbledhjen e Kuvendit të 11 dhjetorit, siç duhet të kishin bërë të gjithë drejtuesit e PD duke filluar nga ty i pari.
Ndërkaq ti zgjodhe që përballë vullnetit dhe interesit të demokratëve të mbroje interesin tend, lidhur tek karrigia e kryetarit të opozites e në funksion të këtij interesi ngrite gjithë qëndrimet e mëtejshme duke iu dhene goditje pas goditjesh atyre që për tetë vite luftuan e sakrifikuan për ty.
Me 9 shtator deklarove se po merrje nje vendim te detyruar nga te tjerë, kundër bindjes tende dhe nuk le fjalë lartësimi pa përdorur për Berishën. More vendimin e gabuar, në mënyrën më të gabuar e ç?ishte më e keqja, duke qenë i paralajmëruar për pasojat që ai vendim do të sillte për PD!
Më pas, kur jo vetëm Berisha, por shumica e demokratëve t’u kundërvunë, ti nuk zgjodhe ata si kryetar i tyre, por zgjodhe rrugën e kundërt!
Nga ai moment, qëndrimet e kundërshtarëve më të egër të PD, u bënë qëndrimet e tua. E akuzove Berishen me fjalet e Ramës për çdo gjë, madje edhe për ato gjëra ku ti kishe përgjegjësi personale siç ishte 21 janari. E akuzove si ?komunist?, si shkaktar të ?97 e më tej?! Mirë që nuk e akuzove dhe se ka ?vjedhur? rrugën e Kombit !
Sigurisht që nuk i mendoje të gjitha këto kur Berisha të katapultoi fillimisht si deputet, pastaj tre herë ministër, më pas kryetar bashkie e në fund kur në opozitë të la në dorë postin e kryetarit të PD. I more të gjitha ato poste e privilegje vetëm prej Sali Berishës e prej askujt tjetër. Asnjë meritë, asnjë kontribut , e ca më pak sakrifica nuk kishe në PD deri ditën që ai të katapultoi.
E pra, ai Berishë ishte, ?komunisti që paskësh shkaktuar ?97″ edhe kur të dha gjithe ato poste e privilegje. Madje ai ishte dhe me 9 shtator!
Megjithatë, sikur këtu të bëhej fjalë thjesht për një marrëdhënie mes Berishes dhe teje mbase unë do të zgjidhja thjesht të heshtja. As me Berishen e as me ty, unë nuk kam patur marrëdhënien e ngushtë që ju keni patur me njeri-tjetrin. Por këtu nuk bëhet fjalë për këtë, po për PD, për të gjithë ne.
Në fakt me sloganet ?Të ndahemi nga e shkuara e të shohim të ardhmen? ti u ndave nga PD. Me sulmet e akuzat e Rames ndaj Berishës, ti ke hedhur poshtë e ke mohuar gjithë historinë e PD, gjithë sakrificat e demokratëve në 30 vite. Të atyre demokratëve që të dhane gjithçka e nuk ju dhe kurrë çfarë prisnin prej teje. Tani, në mënyrë paradoksale, kërkon të qëndrosh në krye të një partie që e ke mohuar dhe për më tepër kundër vullnetit të shumicës absolute të demokratëve që me 11 dhjetor ne Kuvend e më pas me 18 dhjetor me referendum, të shkarkuan nga kryetar!
Nëse ti nuk do e dije këtë realitet mbase dhe mund të faleshin këto qëndrime, por ti më mirë se kushdo e di që demokratët nuk i ke me vete. Minimalisht ti je në dijeni të faktit se si me gjithë përpjekjet e bëra, nuk arrite të mbushësh as sallen e Pallatit të Kongreseve me demokratë të thjeshte e jo më me delegatë.
Nuk mjaftuan as familjarët, as punëtoret e disa bizneseve që erdhen me detyrim, as njerëzit e marrë nga rruga, po u deshën dhe socialistët e Ramës për të mbushur sallen me 2 mijë vende?! Këtë ti e di shumë mirë, pavarësisht se çfarë deklaron publikisht.
E megjithëse i di të gjitha këto, ti zgjedh që pas përdorimit të sulmeve të Ramës të kopjosh pikë për pikë dhe qendrimet e tij. E fillove me hile e truke ?procedurash?, vazhdove me mosnjohjen e votes së shumicës e tani përfundove tek blindimi e bunkerizimi i selisë së PD!
Rama me këto mënyra mbron karrigen e tij të pushtetit, po ti çfarë po mbron, karrigen e opozitarit të përjetshem?!! Pse?!
Ti e di që kështu, mund të jesh cdo gjë, po kryetar i demokratëve nuk mund të jesh kurrë. Po çfarë është më e rëndësishme ti e di shumë mirë që edhe sikur të përdoresh policinë dhe gjykatat e Ramës për të mbajtur një vule e ca zyra boshe, as në enderr nuk i afrohesh dot më pushtetit e jo më ta marrësh.
Atëhere për cfarë te duhet gjithë kjo që po bën ?!
Pse i gënjen ende ata pak demokratë të thjeshtë që besojnë me naivitet përrallen se vërtetë pengesa për të marrë pushtetin paska qënë Berisha e tani pushtetin do na i sjellin në pjatë?!
Në kushte të tilla dy alternativa mbeten:
-Të intereson thjesht karrigia e kryetarit te opozitës për interesa personale biznesi .
-Me ose pa vullnetin tënd, je pjesë e atyre që kërkojnë shkatrrimin e PD për ti lehtësuar mbretërimin Ramës.
Për të qënë i sinqertë, unë nuk kam dashur të pranoje asnjeren prej këtyre akuzave edhe ne respekt të vetes time (gjithnjë per hir te ketyre tetë viteve të fundit).
E po për këtë arsye po bëj dhe një propozim të fundit me shprese të vaget se mund ta dëgjosh jo vetëm për të miren e demokrateve por dhe tënden personale dhe të atyre pak vetëve që të ndjekin.
Ky është një mendim tërësisht personal dhe nuk ka asnjë lidhje me pozicionin që une kam sot si njëri prej 29 antareve te Komisionit të Rithemelimit të PD.
E kam thënë që në fillim të ?konfliktit? se vetëm VOTA e demokratëve e zgjidh problemin.
Në këto kushte, mbetet dhe një hapsirë e fundit ; zgjedhjet në PD për të gjitha strukturat , përfshi dhe kryetarin e PD. Kuvendi i 11 dhjetorit ka caktuar një periudhe dhe 22 marsin si ditën e zgjedhjeve si dhe ka ngarkuar Komisionin e Rithemelimit për organizimin e tyre . Unë mendoj që për interesa madhore të PD cdo gjë mund të negociohet për të zhvilluar një proces të paster e me besimin e të gjithëve.
Demokratët të vendosin me voten e tyre sepse vetëm kështu qëndrojmë të bashkuar dhe gjithë energjitë tona i përqendrojmë në luftën kundër Ramës. Bëhu pjesë e këtij procesi .
Kush fiton drejton! Por edhe ai që humbet , nuk humb përfundimisht!
Zoti Basha, ti je ende i ri, kështu qe edhe po të humbësh në këtë garë, nuk do të ishte fundi i karrieres tënde politike . Nëse do ndiqje kete rrugë, kam bindjen që dhe shumica e demokratëve që sot jane kundër teje , do dinin të falnin e pse jo dhe të të mbështesnin në një të ardhme. Ndërkaq rruga ku je futur e po ndjek është fundi sepse nëse i con demokratët deri në perplasje, nuk bën gjë tjetër vecse shërben si kamikaz për interesin e Ramës, i cili është i vetmi që përfiton.
Prandaj zgjidh vërtet të ardhmen tënde dhe të PD , e prano votën e demokratëve si mekanizmin e kësaj të ardhmeje./CNA.al
Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike...
Edith Harxhi nga grupimi “Për PD”, ka dalë me një reagim të ...
Kryetari i shkarkuar i Partisë Demokratike është kthyer në n...
Në orën 15.00 të pasdites është bërë i gjallë Lulzim Basha, ...
Ish-Presidenti Bujar Nishani, ndërsa ka shpërndarë njoftimin...
Ultimatumi për Lulzim Bashën, për të lëshuar zyrën deri në 5...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Jul Deda, ka reaguar ashp...
Komisioni për Rithemelimin e PD ka reaguar pas deklaratës së...
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike ...
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike ...
Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi ka ironizuar situatën në të cil...
Kryetari i shkarkuar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ...
Ashtu siç kishte paralajmëruar më herët ish-kryeministri Sal...
Pas blindimit dhe ndërrimit të bravave në zyrat e PD , një r...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë deklaratën e Kom...
Mjeku Admir Sinamati ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të dep...
Ylli Manjani ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të Gardës për...
Ish-nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demoktratike, Lis...
Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD, me anë të një d...
Kryetari i degës së PD në Fier, Luan Baçi nuk e cilëson ulti...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...