web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Publikohen dokumentet/ Kongreset në mërgim të Ballit Kombëtar

3 Janar 2022, 09:21, Politikë CNA

Adriatik Alimadhi ka publikuar disa dokumente, nëpërmjet të cilave tregon se punimet e Kongreseve të Ballik Kombëtar, janë zhvilluar dhe në mërgim.

Në një postim në rrjetet sociale, Alimadhi shkruan se 78 vjet më parë, datë 03-01-1944 përfundoi punimet Kongresi parë i partisë Balli Kombëtar.

Ai thekson se punimet e Kongresit filluan me 31 dhjetor 1943 , vazhduan deri në 3 janar 1944. Kongresi u zhvillua në qytetin e Beratit.

?Me këtë rast, dhe me kujdes të veçantë kam përshkruar me burime arkivore të gjitha kongreset e Ballit Kombëtar të zhvilluara në mërgim dhe se këto dokumenta tregojnë qartësisht se; nuk ka asnjë kongres të asnjë partie tjetër në mërgim.

Ka disa kohë që është folur dhe shkruar në mënyra të padrejta se në Reggio Emilia të Italisë, me 31 Dhjetor të vitit 1945 është mbajtur kongresi i parë i Ballit demokrat.

Me është dashur një kohë e gjatë që të shfletoj dhe të lexoj me kujdesin e veçantë dhe të argumentoj ecurinë dhe zhvillimin e kongreseve të partisë Ballit Kombëtar në mërgim.

Nga e gjithe arkiva e shfletuar dhe e lexuar për një periudhë kohore kaq të gjatë, të administruar me shumë kujdes të veçantë në mërgim nga i ndjeri profesor Vasil Andoni, Sekretar i Përgjithshem i Ballit Kombëtar prej Gushtit të vitit 1943 e derisa Balli Kombëtar u rikrijua përsëri në Shqipëri.?-shkruan ndër të tjera Alimadhi.

Më poshtë ai publikon disa argumenta të plota që sipas tij vërtetojnë se nuk ka asgjë të vërtetë mbi krijimin e Ballit Demokrat por keto fakte percaktojne vazhdimesine e kongreseve të partise Balli Kombëtar në emigrim.

?Keto dokumenta arkivore i kane shkruar, dokumentuar dhe i kane administruar Ballistet e at’hershem dhe askush tjeter nen kujdesin e veçante te profesor Vasil Andoni, sekretar i pergjitheshem i Ballit Kombetar, kjo eshte nje mundesi per te besuar te verteten?.-thekson Alimadhi.

Postimi i plotë:

Per te saktesuar ecurine e kongreseve nga i pari deri te kongresi i peste une i jam referuar nje shkrimi me titull Raporti i Ballit Kombetar, gazeta “Flamuri”, Organ i partise Balli Kombetar ne mergim, qe mban daten 28 nentor te vitit 1954, ne te cilen shkruhen te gjitha datat dhe vitet e kongreseve te zhvilluara ne mergim.

Ashtu siç thame me larte, ne kete shkrim te kesaj date dhe po te ketij viti, pra vitit 1954, pershkruhen kongreset nga i pari ne shqiperi deri te kongresi i peste ne mergim.

Vazhdimesine e kongreseve e ploteson perseri nje numer tjeter i gazetes “Flamuri”, date 30 prill, te vitit 1957, i cili pershkruan daten 10 mars te vitit 1957 se, eshte mbajtur kongresi i peste ne mergim, por i gjashti i rradhes se partise Balli Kombetar.

Po ne nje numer tjeter te gazetes “Flamuri”, date 15-05-1971, ashtu siç e shikoni nepermjet fotove pershkruhet qartesisht se ne daten 10-11 tetor te vitit 1970, ne Detroit te Amerikes SHBA,eshte mbajtur kongresi i shtate po ne mergim qe percakton vazhdimesine e kongreseve te partise Balli Kombetar.

Ne kete shkrim me titull Raporti i Ballit Kombetar tregohet fryma, vendimet, rruga qe do te ndiqte Balli Kombetar ne mergim, sigurisht sipas mundesive dhe kushteve te veshtira financiare qe ata kishin larg atdheut te tyre.

Por ja cfare thuhet ne kete shkrim dhe ne keto fotografi ashtu sic do ta lexoni edhe vet, aty thuhet se;

Kongresi i pare i Ballit Kombetar u mblodh ne qytetin e Beratit, Shqiperi, 31 dhjetor te vitit 1943 dhe 3 janar te vitit 1944, ne valen e luftes civile me kriminelet komunistet.

Sipas saj thuhet se kane marre pjese 64 – 67 perfaqesonjes te zgjedhur nga te gjithe krahinat e shqiperise.

Dihet situata e veshtire e zhvillimit te ketij kongresi. Aty u diskutua gjendja e luftes civile qe e vinte Ballin Kombetar ne lufte me dy fronte;

me pushtuesin Gjerman dhe me kriminelet komunistet dhe shume vendime te tjera qe mori kongresi dhe ne fund u vendos, lufte kunder pushtuesve dhe udha qe do te ndiqej nga Balli Kombetar ne vazhdim.

Mbi kete situate te at’hershme mendimet jane nga me te ndryshmet, por per kete ka shume fakte dhe dokumenta qe vertetojne se ne Berat eshte mbajtur Kongresi i pare i Ballit Kombetar me kryetar Mid?hat Frasherin, tashme kjo eshte e qarte dhe kuptohet nga te gjithe shqiptaret.

Ne vazhdim te ketij shkrimi thuhet se, kongresi i dyte ne mergim eshte mbajtur ne Reggio Emilia te Italise, me 31 Dhjetor te vitit 1945, pra nuk thuhet se na eshte mbajtur kongresi i pare i balli demokrat.

Ne shkrim thuhet se u vendos natyra demokratike e partise Balli Kombetar dhe lufta kunder cdo totalitarizmi, dhe shkruhet qartesisht kongresi i dyte i partise Balli Kombetar, me kryetar Mid’hat Frasherin.

Pra, nuk thuhet se eshte ndryshuar emri i partise apo aq me keq te jete mbajtur kongresi i pare i partise balli demokrat, ja nje genjeshter, nje mashtrim, dhe eshte absolutisht e pavertet.

Shkrimi ne vazhdim thote se; kongresi i trete i partise Balli Kombetar u zhvillua ne Rome ne vitin 1948, dhe me kryetar Mid?hat Frasherin, ku u studiuan menyrat e nje veprimi politik me te gjere te Ballit Kombetar, qe i perkiste udhe punimeve qe do te bente kryetari Mid?hat Frasheri, per nje grumbull te pergjithshem dhe me te madhe te Shqiptarevet ne mergim… .

Pra, del qartesisht se eshte vazhdimesi e kongresit te pare dhe te dyte te partise Ballit Kombetar, dhe nuk eshte mbajtur asnje kongres vazhdimesie i ballit demokrat.

Kuptohet, sepse sipas ketyre mendjeve te ?ndritura? te ketyre genjeshtrave do kishim kongresin e dyte te ballit demokrat meqe kongresi i pare i tyre ishte mbajtur ne Reggio Emilia te Italise, me 31 Dhjetor te vitit 1945, dhe se kryetar te kesaj fantazme do te kishim Mid?hat Frasherin, eh poshtersi.

Deri ne keto moment kryetar i partise ishte Mid?hat Frasheri, sepse ne 3 tetor te vitit 1949 ndrroi jete ne Amerike e larget SHBA.

Ne vazhdimesi te ketij shkrimi thuhet se Kongresi i katert u mblodh ne 29 nentor te vitit 1949, ne Napoli, pra serish kemi kongresin e radhes te partise Balli Kombetar.

Ky kongres u zhvillua pa pranine e kryetarit Mid?hat Frashri, pasi ai kishte nderruar jete ne 3 tetor te vitit 1949.

Ne kete kongres u bisedua interpretimi dhe zgjerimi i parimeve te Dekalogut te Ballit Kombetar dhe u vendos programi dhe orjentimi i partise dhe keshtu u quajt ?Parti Agrare Demokratike? Balli Kombetar… .

Shkrimi vazhdon te thote se Kongresi i Peste, i katerti ne mergim i partise Balli Kombetar u mblodh po ne Napoli, me 24 shkurt, te vitit 1954.

Kongres i cili mori keto veprime; denoi zgjerimin dhe proafrimin me Komitetit Demokrat ?Shqiperia e Lire?;

Vendosi te perkrahi Komitetin Demokrat “Shqiperija e Lire”, te Mid?hat Frasherit, dhe per te vazhduar punen e tij, duke bashkpunuar me grupet e tjere demokratike… .

Nje numer tjeter i Gazetes “Flamuri”, date 30 prill te vitit 1957, pershkruan daten 10 mars te vitit 1957, ne Napoli Itali eshte mbajtur kongresi i peste ne mergim dhe i gjashti i radhes se partise Balli Kombetar, dhe ne rezoluten e tij kongresi pershendetet shqiptarisht qendresa kombetare ne te gjithe Shqipenin Etnike dhe kujton me nderim Ata qe vuajne, punojne e luftojne per Shqipnine e Shqiptarve?.

Vazhdimesine e ketyre kongreseve ne mergim te partise Balli Kombetar ashtu siç e shikoni nepermjet fotove ku pershkruhet qartesisht se ne daten 10-11 tetor te vitit 1970, ne Detroit te Amerikes eshte mbajtur kongresi i shtate i Ballit Kombetar, kjo i vendos vulen dhe percakton vazhdimesine e kongreseve te Ballit Kombetar ne mergim dhe nuk ka pasur as parti tjeter dhe nuk ka pasur asnje kryetar tjeter.

Ashtu sic pershkruam me larte dhe sipas ketyre burimeve arkivore dhe fakteve te dokumentuara, percaktohet saktesisht rrugetimi i mbajtjes se kongreseve te partise Balli Kombetar nga i pari ne shqiperi deri te kongresi i shtate ne Amerike, te zhvilluara ne mergim.

Ne keto dokumenta nuk ka te krijuara emra partish te tjera, personalitete qe kane drejtuar ashtu sic thuhet rendomte dhe ajo qe eshte me e keqja mashtrim i opinionit publik shqiptar ne te gjitha trojet etnike shqiptare se ne Reggio Emili te Italise, ne dhjetor te vitin 1945 , na eshte krijuar partia balli demokrat, kjo eshte e pavertet dhe vetem nje shpifje, nje sajese e ndyre… .

Te verteta jane keto shkrime dhe keto dokumenta arkivore dhe nuk ka asgje tjeter, theniet e tjera jane te paverteta.

Keto genjeshtra jane nje skenar per te mbajtur te perçare, te dobet, per te demtuar frymen dhe imazhin e Ballit Kombetar.

Kam disa vite qe degjoj dhe shikoj, lexoj çdo te pavertet per kete genjeshter, sinqerisht habitem, se po te ishte mbajtur ky kongres, do kishim personalitetet e tij, do kishim kongreset e tjera, ku jane dokumentat?

Ne keto kongrese dhe ne keto shkrime thuhet dhe percaktohet se kush ishin drejtuesit, ndryshimi i programeve sipas koherave te ndryshme, ne situatat me kohen e at’hershme.

Ne keto shkrime jane te pasqyruara debatet e brendshme, perjashtimet e disa nga drejtuesve te tij?.

Ne keto dokumenta jane te shkruar Antaret e Komitetit Qendror te Ballit Kombetar dhe percaktohet se Sekretar i Pergjithshem i Ballit Kombetar gjate gjithe kohes ne mergim historikisht ka qene i ndjeri Profesor Vasil Andoni, kurse kryetar te Komitetit Demokrat “Shqipnia e Lire”, ishin Mid?hat Frasheri, Hasan Dosti dhe Abas Ermenji.

Me ardhjen e proceseve demokratike ne Shqiperi, ne kongresin e tete ne vazhdimesi, te zhvilluar ne Tirane u zgjodh kryetar i partise Balli Kombetar Profesor Abas Ermenji ne mungese, tashme kongreset e tjera te zhilluara ne shqiperi dihen nga te gjithe.

Ashtu siç e pershkrova me larte dhe ashtu siç e shikoni edhe nepermjet fotove, kongresi i shtate i Ballit Kombetar zhvilluar ne Detroit te Amerikes, percakton qartesisht vazhdimesine e kongreseve te Ballit Kombetar nga i pari deri te kongresi i shtate dhe nuk ka kongrese te asnje partie tjeter fantazem.

Ky eshte nje turp per te gjithe ata individ qe shpifin dhe shkruajne genjeshtra, mashtrojne disa balliste te ndershem qe me genjeshtra mundohen te deformojne historine reale te Ballit Kombetar.

Une e kam ditur kete te padrejte, por keto fakte besoj se jane te bindshme per cilindo Ballist dhe pas ketyre fakteve duhet theksuar forte se askush nuk mundet te prish me imazhin, frymen e paster, te deformoje rrugetimin plotesisht dhe thellesisht kombetare te Ballit Kombetar.

Sigurisht qe kjo eshte e demshme dhe ka prishur gjithe imazhin dhe rrugetimin e Ballit Kombetar por edhe te vet kryetarit tone te pare dhe historik Mid?hat Frasherit qe e ideoi dhe e krijoi vet kete parti nacionaliste me program dhe ide te qarta kombetare dhe prandaj ka rendesi dhe duhet thene e verteta, sepse Ai krijoi partine e ekzistences shqiptare.

Po si mundet te mendohet qe Sherbestari i Shqiperise Mid?hat Abdyl Frasheri te ndryshonte mendje per partine e ideuar dhe te krijuar nga vet Ai, partine e ekzistences shqiptare.

Apo te mendosh se patriotizma dhe nacionalizma shqiptare duhet te ndryshojne? Patriotizma nuk shitet dhe blihet ajo kurr nuk del ne treg sepse ajo eshte nje ndjenje eshte nje ngjitje dhe dashuri e madhe per atdheun dhe kombin

Te dashur antare dhe simpatizante te Ballit Kombetar, kjo eshte e verteta, te tjerat jane mashrime, sajesa, genjeshtra nga nje grup njerzish per interesa personale, por behet edhe qellimisht per te prishur imazhin dhe per te dobesuar frymen e bashkimit dhe vllazerimit kombetar midis shqiptareve.

Nuk mundet kurre te thuhet, aq me keq te shkruhet kjo e pavertet qe Mid?hat Frasheri te mohonte gjakun e derdhur te mijra deshmoreve ne shqiperin etnike, te mohonte sakrificat dhe luftrat e tyre te panumerta, apo te hiqte dore nga ideja per nje shqiperi te lire etnike dhe demokratike.

Ai la testamentin Partia Jone Eshte Shqiperia dhe ky eshte vetem Balli Kombetar.

Nuk mundet te mendohet se keta burra atdhetar, patriot, te shkolluar, profesor, intelektual, te ditur, te mençur, perfaqesues te Nacionalizmit te kulluar Shqiptar te ndryshonin mendjen mbi ndryshimin e emrit te Ballit Kombetar, te ndryshonin flamurin dhe ngjyrat e tij kombetare dhe sigurisht qe nuk e kane ndryshuar asnjehere.

Ne qofte se do te ishte ky kongresi i pare i ballit demokrat at’here duhet qe patjeter te kishim vazhdimesine e kongrese te kesaj partie ne mergim, por ndodh krejtesisht e kunderta.

Por mesazhi im ne kete shkrim eshte shume i qarte per tju thene te gjithe atyre qe genjehen dhe shkojne pas disa genjeshtareve dhe disa shpifsve se Mid?hat Frasheri na paska krijuar parti tjeter dhe ndryshuar emrin e partise Balli Kombetar, se Ai na paska ndryshuar ngjyrat e flamurit kombetar, kjo eshte e pavertet dhe zakonisht te pavertetat kane perenduar shume shpejte sepse nuk kane rrugetim tjeter.

Per Mid?hat Frasherin kishte vetem nje flamur, flamurin e kombit shqiptar dhe ky do te mbetet per te gjithe ata shqiptare qe i jane permbajtur idese se Shqiperise dhe Shqiptareve.

Duhet ta kuptojne mire te gjithe ata individ jo te denje qe me dashje apo jo, qe duan te prishin ecurin, rrugetimin, kontributin, te mashtrojne, te genjejne te bejne veprime te ulta per te prishur imazhin e Ballit Kombetar se kur të gjithë i?u shtruan frikës komuniste Balli Kombëtar qëndroi, kur të tjerët i lodhi mërgimi i gjatë, Balli Kombëtar qëndroi, kur të gjithë donin të nëpërkëmbnin arsyet e qëndresës kombëtare, Balli Kombëtar qëndroi, edhe në këto vite pavarsisht ketyre individeve me genjeshtra apo qe kerkojne devijimi te se vertetes ndaj tij, Balli Kombëtar ka qëndruar dhe po qëndron, dhe sot me te drejten e tij Balli Kombëtar po ju verteton se kush eshte rrugetimi i tij i paster dhe i drejte, dhe sigurisht do vazhdoi frymën e tij te bashkimit dhe të vëllazërimit kombëtar me të gjithë Shqiptarët në trojet etnike .

Për këtë i jemi mirënjohës të parëve tanë, i jemi shumë mirënjohës ideatorit, themeluesit të Ballit Kombëtar, Shërbestarit të Shqipërise Mid?hat Frashërit që e mbajtën gjallë këtë frymë të drejtë kombëtare si brenda në Shqipëri dhe jashtë saj.

Ju jemi mirenjohes te gjitha drejtuesve te at’hershem, strukturave, antareve, Ballisteve qe edhe pse larg atdheut dhe ne kushte te veshtira ekonomike dhe financiare na lane te shkruar aktivitetin e tyre, per t’ju thene shqiptareve te verteten dhe per t’ju thene genjeshtarve te verteten.

Tani është detyra jonë kryesore ta vazhdojmë këtë rrugetim te paster, te drejte, kete kauz te afrimit dhe vllazerimit midis njeri tjetrit. Ky eshte qëllimi i ketij shkrimi te orjentojme antaresine tone ashtu siç eshte realisht historia .

T’ju ofrojme te gjithe shqiptareve kete rruge te paster dhe ta fusim kombin, ta ushqejme shoqërinë Shqiptare në rrugën e mbarë të bashkimit dhe vllazërimit Kombëtar.

Por ky ishte qellimi kryesor i ketij shkrimi per t’ju vertetuar me dokumenta dhe fakte historike, per tj’u treguar te gjithe atyre shqiptareve qe duan te dine dhe te vazhdojne te verteten, duhet ta besojne kete te drejte dhe te flakin tutje dhe te largohen nga genjeshtrat dhe te pavertetat dhe te ngrihen mbi parime te larta dhe me baza te drejta shoqerore, ky eshte vyrtyti qe karakterizon historikisht shqiptarin sepse e verteta shendosh moralin tone dhe te bashkohemi rreth nje ideje qendrore kombetare.

Largohuni nga shpifjet dhe te padrejtat sepse rrugetimi i tyre nuk dihet dhe do te humbase shume shpejte, eshte rruge pa krye dhe pa asnje vlere, prandaj bej thirrje largohuni Ballista nga te pavertetat, largohuni nga genjeshtrat, largohuni prej atyre qe duan t’ju mashtrojne dhe t’ju mbajne te perçare dhe te deformojne rrugetimin e paster te Ballit Kombetar.

Kuptoheni njehere e pergjithmone qe kjo eshte e verteta jo e imja por e ketij Balli te vrare dhe te pushkatuar, te burgosur dhe te internuar, qe pesoi njemije e nje te zeza dhe mbeti gjithmone i paster dhe nuk i leu duart me gjak shqiptari, nuk i genjeu asnjehere shqiptaret, ju tha gjithmone te drejten dhe te verteten.

Mbeti perjetesisht kala e qendreses kombetare, prandaj kishte të drejtë Mid?hat Frashëri që tha; pa Ballin Kombëtar nuk do të kishte qëndresë dhe as dinjitet kombëtar.

Ky ka qene, eshte dhe do te mbetet pergjithmone identiteti i Ballit Kombetar.

Rrespekt dhe vleresim te veçant per te gjithe personaliteteve qe kane kontribuar qe nga krijimi, kongresi i pare, kongreset ne mergim dhe ne vazhdim te partise Balli Kombetar, mirenjohje pa fund./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga