Vendimi i Kushtetueses për sekuestrimin/ Braho: Ka nevojë për rregullim ligjor procedural
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Duhet të jemi më të shpejtë se virusi, thotë kancelari gjerman me rastin e Vitit të Ri. Ai e quan vitin 2022 si fillimin e një dekade të re neutrale ndaj klimës dhe për një botë të drejtë.
Në fjalën e tij me rastin e Vitit të Ri, kancelari gjerman Olaf Scholz vuri fillimisht në dukje faktin se kalimi i qetë dhe madje pothuajse miqësor nga qeveria e vjetër federale në të renë, është përshëndetur në të gjithë botën. Kjo sipas tij “është një shenjë e mirë e forcës së shoqërisë sonë.”
Kancelari tha se “Viti 2021 ishte shumë sfidues për të gjithë ne. Pandemia e koronës me ngarkesat dhe kufizimet e saj të thella vazhdon të na mundojë të gjithëve. Dhe askush nuk do t’i harrojë përmbytjet shkatërruese në Nordrhein-Westphalia, Bavari dhe Rheinland-Pfalz.”
“Pas përmbytjes të gjithë së bashku ndihmuam, pastruam dhe filluam rindërtimin. Dhe ne do ta kemi të bëjmë me këtë për një kohë të gjatë”, tha Scholz.
Edhe në luftën kundër pandemisë në Gjermani janë vaksinuar tani më shumë se 60 milionë vetë ? dhe numri po rritet çdo ditë. “Disa ankohen këto ditë se shoqëria jonë është e “përçarë?. Unë dua të them me gjithë qartësinë e mundshme se e kundërta është e vërteta! Vendi ynë qëndron së bashku. Ajo që unë perceptoj kudo është një solidaritet i madh, një gatishmëri e madhe për të ndihmuar, një bashkim forcash.”
Kancelari shprehu falënderimet e tij për
të gjithë ata që punojnë çdo ditë për mirëqenien tonë. Për shëndetin tonë dhe për sigurinë tonë – brenda dhe jashtë vendit. Në spitale, në stacionet e infermierisë, në zyrat e mjekut ose në qendrat e vaksinimit, në komisariatet e policisë dhe në forcat e armatosura.
Scholz: Duhet të jemi më të shpejtë se virusi!
Olaf Scholz, shprehu keqardhjen që edhe pas 21 muajsh pandemia nuk ka mbaruar. Dhe sqaroi që ndalimi i festimeve të ndryshimit të viteve dhe i fishekzareve u bë në mënyrë që virusi të mos përhapet më tej. Që të mos bëjmë presion shtesë ndja spitaleve dhe që të mbështesim punën e infermierëve, dhe të mjekëve, që edhe natën e shkëmbimit të viteve janë në shërbim.
Lidhur me vazhdimin e pandemisë dhe përhapjen e variantit Omikron Kancelari tha: “Ju premtoj se do të përgjigjemi shpejt dhe me vendosmëri.” dhe se është “shumë i lumtur që mund të mbështetet tek këshillat e ekspertëve të pavarur.”
Kancelari Scholz u kërkoi që të gjithë t’i marrin kufizimet shumë seriozisht, “për të mbrojtur veten, për të mbrojtur familjet tuaja. Për të na mbrojtur të gjithë ne.”
Scholzi tha: “Ne e dimë se ata që ende nuk janë vaksinuar janë veçanërisht të rrezikuar të infektohen dhe të vuajnë nga sëmundja për një periudhë të gjatë dhe serioze.
Prandaj ju bëj thirrje edhe një herë: vaksinohuni! Ne duhet të jemi më të shpejtë se virusi!”
Dekadë fillimesh të reja
Brenda kësaj periudhe tha Scholz “ne do të jemi të pavarur nga qymyri, nafta dhe gazi. Dhe në të njëjtën kohë do të prodhojmë të paktën dy herë më shumë energji elektrike se sot nga era, dielli dhe energjitë e tjera të rinovueshme. Një detyrë gjigante!”
“Që t’i përballojmë këto, ne do të bëjmë investime masive në rrjete të reja energjetike, në stacione karikimi për makinat elektrike, në turbina ere, në shina dhe shumë më tepër. Kjo do të krijojë mirëqenie të re dhe vende të mira pune.” – tha Scholz.
Shtatë shtete demokratike të forta ekonomikisht
Duke filluar nga 1 janari, Gjermania merr për një vit presidencën e grupit të G7. Në këtë kuadër Scholz tha se “përparimin për një botë më të mirë – asnjë vend nuk mund ta arrijë i vetëm. Kjo mund të arrihet vetëm nëse bashkësia ndërkombëtare punon për këtë së bashku.”
Në përfundim të fjalës së tij Scholz tha: Jemi në fillim të një dekade të re. Po nisim në një epokë të re. Një epokë që do të jetë e mirë nëse e bashkëpunojmë në mënyrë aktive dhe e marrim me vendosmëri fatin tonë në duart tona!
Ju uroj gjithë të mirat për Vitin e Ri. Sidomos shëndet. Dëshira ime e madhe për vitin 2022: uniteti, le të qëndrojmë të bashkuar!/ DW
Izraeli ka miratuar përdorimin e dozës së katërt të vaksinës...
Në fund të vitit 2021, optimizmi në Gjermani është në nivel ...
Në javët para protestës së dhunshme në Kapitol më 6 janar, n...
Presidenti Joe Biden dhe Vladimir Putin do të zhvillojnë një...
Parlamenti i Kosovës miratoi me 57 vota vendimin e qeverisë ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të mërkurën se gazsjellë...
Shtetet e Bashkuara regjistruan të martën më shumë se 512,00...
Shtetet e Bashkuara dhe Franca kanë regjistruar shkallën më ...
Harry Reid, djali i një minatori në Nevada, i cili doli nga ...
Numri i infeksioneve me Corona në BE po rritet shpejt. Me nj...
Studiuesit në Afrikën e Jugut kanë gjetur se ata persona që ...
Kriza e Coronës mund të çojë në mungesë të shtretërve të tra...
Në pandemi ka rrezik që spitalet nga mbingarkesa të mos traj...
Ndryshimi strukturor i një ekonomie të qëndrueshme nxjerr në...
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj cilëson Albin K...
Dimitar Kovaçevski, të mërkurën, më 29 dhjetor, pritet edhe ...
Sipas presidentit Vladimir Putin Rusia testoi me sukses disa...
Saktësisht 104.611 raste të reja të infektimeve me virusin C...
Një anije shpëtimi e organizatës private Sea-Watch ka shpëtu...
30 vjet pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Rusia është ende n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...