Vendimi i Kushtetueses për sekuestrimin/ Braho: Ka nevojë për rregullim ligjor procedural
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Në javët para protestës së dhunshme në Kapitol më 6 janar, një pjesë e vogël amerikanësh ? politikanë të njohur apo burokratë të panjohur vendorë ? u ngritën për të bllokuar përpjekjen e pashembullt të Presidentit të atëhershëm Donald Trump për të përmbysur një votë të lirë dhe të drejtë të popullit amerikan.
Një vit që nga ajo kohë, republikanët e lidhur me ish-presidentin Trump kanë punuar për të hapur rrugën për të.
Në shtetet e fushëbetejës dhe më gjerë, republikanët po marrin në dorë makinerinë e zgjedhjeve të papërfillura dikur. Ndërsa përpjekja është e paplotë dhe e pabarabartë, ekspertët për demokraci dhe demokratët po japin alarmin, duke paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara po përjetojnë një “kryengritje të ngadaltë” me një shans më të mirë suksesi sesa përpjekja e dështuar për rrëmbimin e pushtetit nga zoti Trump vitin e kaluar.
Ata vënë në dukje një listë në rritje të provave: disa kandidatë që mohojnë humbjen e zotit Trump në zgjedhjet e vitit 2020 po garojnë për poste që mund të kenë një rol kyç në zgjedhjen e presidentit të ardhshëm në vitin 2024. Në Miçigan, Partia Republikane po anëtarëson aktivistë në bordet e panjohura lokale që mund të bllokojnë miratimin e zgjedhjeve. Në Uiskonsin dhe Pensilvani, legjislaturat e kontrolluara nga republikanët po mbështesin “rishikimet” e zgjedhjeve të vitit 2020, të modeluara në një vështrim thellësisht të gabuar si në Arizona. Po bëhen përpjekjet për të nxitur dezinformimin dhe zemërimin për rezultatet e 2020 për vitet në vijim.
E gjithë kjo vjen pasi Partia Republikane është bërë më e lidhur me zotin Trump, i cili e ka bërë mohimin e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020 një provë për mbështetjen e tij. Ish-presidenti Trump ka lavdëruar protestuesit e 6 janarit dhe ka mbështetur zgjedhjet paraprake që synojnë spastrimin e ligjvënësve që e kanë zemëruar atë. Gjashtëmbëdhjetë guvernatorë republikanë kanë nënshkruar ligje duke e bërë më të vështirë votimin.
Një sondazh i agjencisë Associated Press-NORC dhe Qendrës për Studimin e Çështjeve Publike tregon se dy të tretat e republikanëve nuk besojnë se demokrati Joe Biden është zgjedhur në mënyrë legjitime si president.
Rezultati, thonë ekspertët, është se një tjetër sfidë e pabazë ndaj zgjedhjeve është bërë më e mundshme.
“Nuk është e qartë se Partia Republikane është e gatshme të pranojë më humbjen,” tha Steven Levitsky, profesor i shkencave politike në Harvard dhe bashkëautor i librit “Si vdesin demokracitë”. Vetë partia është kthyer në një forcë antidemokratike.
Demokracia amerikane ka qenë me të meta dhe është manipuluar nga të dyja palët që nga fillimi i saj. Miliona amerikanë, afrikano-amerikanë, gra, amerikanë autoktonë (të fiseve indiane autoktone) dhe të tjerë, janë përjashtuar nga procesi. Si republikanët ashtu edhe demokratët kanë shkruar ligje që manipulojnë rregullat në favor të tyre.
Këtë herë, argumentojnë ekspertët, është ndryshe: Asnjëherë në historinë moderne të vendit një parti e madhe nuk ka kërkuar ta kthejë administrimin e zgjedhjeve në një akt të qartë partiak.
Republikanët që japin alarmin po përpiqen të dëgjohen nga partia e tyre. Republikanët Liz Cheney nga Wyoming dhe Adam Kinzinger nga Illinois, anëtarë të një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve që po hetojnë kryengritjen e 6 janarit, shpesh shihen si tradhëtarë. Të tjerë e kanë cilësuar mohimin e zgjedhjeve si pak më shumë se një shpërqendrim./voa
Presidenti Joe Biden dhe Vladimir Putin do të zhvillojnë një...
Parlamenti i Kosovës miratoi me 57 vota vendimin e qeverisë ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të mërkurën se gazsjellë...
Shtetet e Bashkuara regjistruan të martën më shumë se 512,00...
Shtetet e Bashkuara dhe Franca kanë regjistruar shkallën më ...
Harry Reid, djali i një minatori në Nevada, i cili doli nga ...
Numri i infeksioneve me Corona në BE po rritet shpejt. Me nj...
Studiuesit në Afrikën e Jugut kanë gjetur se ata persona që ...
Kriza e Coronës mund të çojë në mungesë të shtretërve të tra...
Në pandemi ka rrezik që spitalet nga mbingarkesa të mos traj...
Ndryshimi strukturor i një ekonomie të qëndrueshme nxjerr në...
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj cilëson Albin K...
Dimitar Kovaçevski, të mërkurën, më 29 dhjetor, pritet edhe ...
Sipas presidentit Vladimir Putin Rusia testoi me sukses disa...
Saktësisht 104.611 raste të reja të infektimeve me virusin C...
Një anije shpëtimi e organizatës private Sea-Watch ka shpëtu...
30 vjet pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Rusia është ende n...
Vdes në moshën 90 vjeçare kryepeshkopi i Afrikës së Jugut Em...
Në Kosovë do të kërkohet nisja e hetimeve për ndërprerjen e ...
Franca regjistroi më shumë se 100 mijë raste të reja të infe...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...