Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Dimitar Kovaçevski, të mërkurën, më 29 dhjetor, pritet edhe zyrtarisht të mandatohet si kryeministri i Maqedonisë së Veriut nga presidenti i Republikës, Stevo Pendarovski.
Kovaçevski, i cili drejton Lidhjen Social Demokrate (LSDM), sipas Kushtetutës, do të ketë 20 ditë afat që të dorëzojë për miratim në Kuvend përbërjen e re të kabinetit qeveritar. Qeveria e re pritet të votohet më së voni deri më 15 janar, 2022, me 61 vota të deputetëve nga 120 sa numëron Kuvendi.
Shumica parlamentare numëron 64 deputetë; 44 të LSDM-së, 15 janë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), katër të Alternativës dhe një deputet i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH).
Kandidati për kryeministër, Dimitar Kovaçevski, ka thënë se prioritet i punës së tij do të jetë përballja me sfidat me të cilat përballet Maqedonia e Veriut, ndërsa sa i përket përbërjes së Qeverisë, ai tha mes partnerëve qeveritarë tashmë janë definuar postet ministrore, por nuk ka dhënë detaje lidhur me kuadrot që do të jenë pjesë e ekzekutivit.
Dimitar Kovaçevski, në postin e kryeministrit dhe të kryetarit të LSDM-së, zëvendëson Zoran Zaevin, i cili dha dorëheqjen për shkak të disfatës në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 31 tetor.
?Prioritetet tona kanë të bëjnë për përshpejtimin dhe forcimin e kursit të integrimit evropian të vendit, përballja me sfidat më të rënda, si kriza energjetike, përballja me pandeminë, forcimi i sistemit arsimor, e kështu me radhë?, ka deklaruar Kovaçevski.
Sa i përket drejtimit të ministrive, ndryshimet më të mëdha pritet të ndodhin në radhët e LSDM-së. Oliver Spasovski më nuk do të jetë ministër i Punëve të Brendshme.
?Kryetarit të ri duhet t’i jepet mundësia, t’i jepet autoriteti i plotë në zgjedhjen e ekipit të tij. Mbase ai duhet të bëjë përzgjedhje të reja, njerëz të rinj dhe për këtë mendoj se nuk duhet të jem pjesë e ekipit të ri, për të mos e ngarkuar as kryetarin, as ekipin e tij?, ka deklaruar për mediat Spasovski, një nga bashkëpunëtorëve të afërt të ish-kryeministrit, Zoran Zaev.
Edhe Radmilla Sheqerinska, ministrja e deritanishme e Mbrojtjes nuk do të jetë pjesë e Qeverisë, sikur edhe ministrja e Arsimit, Milla Carovska.
?Unë kam vendosur që të mos jem pjesë e Qeverisë së re me mandatarin e ri. Gjatë mandatit tim bëm shumë punë në interes të qytetarëve. Këtë kurs do të ndjek edhe në të ardhmen?, ka deklaruar Carovska.
Pjesë e kabinetit, jozyrtarisht thuhet se nuk do të jetë as Lupço Nikollovski, i cili deri tani ishte zëvendëskryeministër për luftimin e korrupsionit, sikur që nuk do të jetë as ministri i deritanishëm i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Në Qeverinë e re, partia Alternativa, e cila zëvendëson Lëvizjen Besa pas largimit të saj nga ekzekutivi, do të ketë tre poste ministrore; Shëndetësinë, Ministrinë e Administratës Publike dhe Informatikës si dhe një ministër pa resor, përgjegjës për diasporën. Kjo parti do të ketë edhe tre zëvendësministra.
Marrja e posteve të rëndësishme nga Alternativa, ka shkaktuar pakënaqësi në mesin e disa partive politike maqedonase që janë në koalicion me LSDM-së. Për të heshtur pakënaqësinë e tyre dhe për të mos rrezikuar shumicën, LSDM-ja ka vendosur që me Ministrinë e Mbrojtjes të udhëheqë një kuadër i partisë Liberal Demokrate.
BDI-ja në Qeverinë e re do të ketë po ashtu pozicione të forta. Përveç zëvendëskryeministrit të parë, që do të jetë Artan Grubi, partia që drejtohet nga Ali Ahmeti do të drejtojë edhe Ministrinë e Arsimit, me të cilën bazuar në deklarimet e zyrtarëve të saj, do të udhëheqë Jeton Shaqiri, aktualisht ministër në detyrë i Administratës Publike dhe Informatikës.
Partia e Ahmetit edhe në Qeverinë e re do të vazhdojë të mbajë Ministrinë e Financave, të Ekonomisë, dhe Ministrinë e Ekologjisë. Kjo parti do të ketë edhe pesë poste të zëvendësministrave dhe po aq sekretarë shtetërorë në disa ministri tjera.
Partitë shqiptare në Qeverinë e re do të drejtojnë gjysmën apo tetë nga 16 ministri që përbejnë qeverinë e re, e cila do të jetë e dyta që nga zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 15 korrik të vitit 2020./REL
Sipas presidentit Vladimir Putin Rusia testoi me sukses disa...
Saktësisht 104.611 raste të reja të infektimeve me virusin C...
Një anije shpëtimi e organizatës private Sea-Watch ka shpëtu...
30 vjet pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Rusia është ende n...
Vdes në moshën 90 vjeçare kryepeshkopi i Afrikës së Jugut Em...
Në Kosovë do të kërkohet nisja e hetimeve për ndërprerjen e ...
Franca regjistroi më shumë se 100 mijë raste të reja të infe...
Erdin Osmani, 28-vjeçar nga Gostivari, me sukses arrin të me...
Greqia ka regjistruar sërish shifra tepër të larta të infekt...
Profesori i epidemiologjisë në Greqi, Gikas Majorkinis ka pë...
Izraeli planifikon të zgjerojë praninë civile në Rrafshnaltë...
Presidenti rus Vladimir Putin tha të dielën se do të shqyrto...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka poshtëruar publikisht g...
Qeveria talibane në Afganistan shpërbeu dy komisione të zgje...
Ish-presidenti grek Karolos Papulias, i cili shërbeu dy mand...
Rusia rrit presionin ndaj kompanive të mëdha të internetit. ...
Një spikere lajmesh, ka bërë një gafë, gjatë një transmetimi...
Gjermania është destinacioni kryesor për azilkërkuesit në BE...
Mijëra persona në Britani të Madhe morën vaksinën e tretë di...
Prej dy vitesh, pandemia ka izoluar veprimtarinë e miliona q...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...