Situatë alarmante në Greqi/ 79 viktima dhe 4036 raste të reja me Covid-19
Greqia ka regjistruar sërish shifra tepër të larta të infekt...
Erdin Osmani, 28-vjeçar nga Gostivari, me sukses arrin të menaxhojë kompaninë e tij, ?Eco Ambient?, e cila merret me pastrimin e shtëpive, oborreve, lokaleve e objekteve të tjera.
Osmani thotë për Radion Evropa e Lirë se pandemia e ka kufizuar lëvizjen e qytetarëve dhe kjo ka bërë që shtëpitë e mërgimtarëve në Maqedoninë e Veriut një kohë të gjatë të mbeten pa përkujdesje.
Kompaninë që ai e themeloi pak para shfaqjes së rasteve me koronavirus, filloi të shënojë ngritje të theksuar gjatë muajve të parë të pandemisë, pasi ka krijuar kontakte me mërgimtarët, të cilëve ua ka prezantuar ofertat për pastrim dhe mirëmbajtje të oborreve, gjë që ka rezultuar me interesim të madh nga ana e tyre.
Krahas pastrimit, kompania që drejton Erdini, me fillimin e pandemisë ka ofruar si shërbim dhe dezinfektimin e lokaleve dhe hapësirave publike, shërbim për të cilin thotë se ka pasur më shumë kërkesa.
?Pas kërkimeve të gjata që bëra në treg, duke pasur parasysh migrimin e madh në rajonin ku jetoj, e pashë të arsyeshme që të hapi një kompani për t?u kujdesur për shtëpitë dhe oborret e mërgimtareve për aq kohë sa nuk janë ata këtu. Koha e limituar nuk u jep atyre mundësi që të kujdesen për shtëpitë që kanë këtu, andaj me një kosto reale të tregut, atyre u mundësohet një shërbim që ua bën më të lehtë jetën?, sqaron Osmani.
Kompania e tij ka fituar çmimin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, si më e suksesshmja në kushte të krizës me pandeminë.
?Ne jemi zgjedhur si kompania më e suksesshme në mesin e kompanive të reja pasi kemi qenë kompani që ka shënuar rritje dhe nuk jemi dorëzuar kurrë gjatë periudhës së pandemisë, një periudhë që nuk ishte e lehtë pasi për çdo ditë jemi përballur me shumë vështirësi?, tregon Osmani.
Përmes ndihmës së një programi të USAID-it, ku kanë marrë pjesë 90 kompani të reja në Maqedoninë e Veriut gjatë pandemisë, Erdin Osmani ka arritur të hartojë një plan të qëndrueshëm financiar për kompaninë e tij që ka qenë një pikënisje shumë e mbarë për të, pasi edhe gjatë zhvillimit të biznesit është bërë monitorimi nga persona profesionalë.
Kjo kompani, e cila merret me pastrim dhe mirëmbajtje të oborreve dhe shtëpive, ka 8 të punësuar të përhershëm dhe shumë të tjerë, të cilët angazhohen me kohë të kufizuar.
Ministri i Financave, Fatmir Besimi, në vazhdimësi ka përsëritur se gjatë vitit të ardhshëm, 2022, ndihma financiare nga ana e shtetit do të orientohet drejt kompanive që mendojnë për inovacione, investime dhe qëndrueshmëri në treg.
?Do t?u jepet përkrahje kompanive që do të rrisin numrin e të punësuarve dhe investimeve, që të kenë mundësi që një pjesë të mjeteve që do ta shfrytëzojnë, t?u shndërrohet në subvencione?, ka deklaruar Besimi.
Këtë masë e ka shfrytëzuar dhe Erdin Osmani, i cili për mjetet që i shfrytëzon për punë nga shteti ka marrë një grant të pakthyeshëm në vlerë prej 5 mijë eurosh.
Edhe gjatë vitit 2022, thotë ai, do të aplikojë për mbështetje financiare pasi tashmë ka themeluar dhe kompaninë e dytë që merret me pastrimin e rrobave.
?Kjo gjë është mjaft sfiduese për një mes ku rrobat gjithkush është mësuar t?i lajë në shtëpi. Por, pasi bëmë një hulumtim në treg, pamë se tani për shkak të kufizimeve që ka shkaktuar koronavirusi, (fëmijët) më pak arrijnë t?i vizitojnë prindërit e tyre, pra personat më të moshuar, me këtë dhe të kujdesen për ta. Andaj, ne për këtë kategori ofrojmë larjen dhe hekurosjen e rrobave për çka interesimi është në rritje. Si target kemi dhe 2 mijë studentët dhe stafin mësimdhënës të universitetit turk që është hapur këtu së fundmi?, tregon Erdini.
Nga Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, thonë se sektori i biznesit goditjen më të madhe do ta ndiejë pas ndalimit të ndihmave nga shteti.
Në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i krizës ekonomike të shkaktuar nga COVID -19, janë miratuar gjashtë pako të masave anti-krizë në vlerë prej një miliard e dyqind milionë euro, gjegjësisht rreth 11 për qind të Bruto Prodhimit Vendor./rel
Greqia ka regjistruar sërish shifra tepër të larta të infekt...
Profesori i epidemiologjisë në Greqi, Gikas Majorkinis ka pë...
Izraeli planifikon të zgjerojë praninë civile në Rrafshnaltë...
Presidenti rus Vladimir Putin tha të dielën se do të shqyrto...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka poshtëruar publikisht g...
Qeveria talibane në Afganistan shpërbeu dy komisione të zgje...
Ish-presidenti grek Karolos Papulias, i cili shërbeu dy mand...
Rusia rrit presionin ndaj kompanive të mëdha të internetit. ...
Një spikere lajmesh, ka bërë një gafë, gjatë një transmetimi...
Gjermania është destinacioni kryesor për azilkërkuesit në BE...
Mijëra persona në Britani të Madhe morën vaksinën e tretë di...
Prej dy vitesh, pandemia ka izoluar veprimtarinë e miliona q...
Sa shumë gjëra mund të ndryshojnë për një vit.Duke e konside...
Presidenti Joe Biden shënoi Krishtlindjen e tij të parë në d...
Administrata Kombëtare amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirë...
Greqia vijon të shënojë një numër të lartë infektimesh ditor...
Europa vijon të vuajnë nga cilësia e keqe e ajrit. Sipas një...
Roja bregdetare greke njoftoi se 62 persona u shpëtuan të pr...
Përfaqësues nga Odat Ekonomike në Maqedoninë e Veriut thonë ...
Inspektoriati Qendror për Disiplinën njoftoi se 26 zyrtarë t...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...