Bota reflekton mbi trashëgiminë që la heroi i anti-aparteidit, Desmond Tutu
Vdes në moshën 90 vjeçare kryepeshkopi i Afrikës së Jugut Em...
30 vjet pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Rusia është ende në gjunjë. E megjithatë Perëndimi po dridhet, e kjo është rezultat i Putinit, mendon Viktor Erofejew.
Rusia e re ka lindur pak para Vitit të Ri ? ajo u bë 30 vjeçe më 26 dhjetor. Kjo përkon me kohën e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Por në realitet, ishin ish-republikat sovjetike, ato të cilat u shkëputën nga Moska dhe bërthama ruse e perandorisë së madhe. Ato ikën në drejtime të ndryshme, ndërsa Rusia mbeti si pasardhëse e BRSS.
Ndërkohë, sot një e pesta e të rinjve në Rusi nuk e di se çfarë ishte BRSS, ose të paktën nuk janë të sigurt për kuptimin e këtyre shkronjave. Kur mendoni se BRSS ishte një superfuqi totalitare me ambicie të çmendura perandorake, utopi globale komuniste, një popullsi e varfër që, si të thuash, bëri mëkate kundër Zotit, e ku nuk kishte as liri dhe as salçiqe, atëherë mund të mos kishte qenë edhe aq keq që u shpërbë dhe nëse e harrojmë njëherë e përgjithmonë këtë sistem njëpartiak dhe gulag. As në Francën e viteve 50-të, rinia nuk e dinte mirë: ?Hitleri? Connais pas?. (?Hitleri? Nuk kam dëgjuar kurrë për të.?)
Por ka dy dallime të mëdha me kohën e Bashkimit Sovjetik. Franca iu kthye demokracisë dhe nxitoi të fshinte nga kujtesa e përditshme mjerimin e pushtimit. Ndërsa në Rusi, humbja e kujtesës historike, kërcënon të kthehet në një histori të lavdishme, e cila nuk ka ekzistuar kurrë. Gjithçka që duhet të bëni është të ngjyrosni bukur të kaluarën ? dhe të kthehemi e të jetojmë përsëri në një superfuqi të fortë imagjinare, ku nuk kemi frikë nga askush.
Në fillim të viteve 1990, Rusia fillimisht donte të shkëputej nga e kaluara e saj sovjetike, por ajo u ngatërrua dhe u rrëzua për tokë. U trondit! Nga njëra anë, mjekët e demokracisë u përpoqën ta kuronin duke i rekomanduar lloj-lloj kurash evropiane, si ekonomia e tregut dhe sistemi shumëpartiak. Nga ana tjetër, shumë shpejt u shfaqën mjekë nacionalkomunistë me nostalgji të BRSS.
Vetë presidenti Jelcin nuk dinte çfarë të bënte me lirinë që kishte rënë nga qielli dhe lëkundej midis këtyre dy grupeve. Kjo kushtoi, vendi u fut në luftën e dytë në Çeçeni, në bombardimin e parlamentit pro-sovjetik në 1993 e shumë më tepër.
Si dëshmitar i asaj kohe, mund të them se, mbi të gjitha, ishin edhe vite fantastike të çlirimit të kulturës sonë, në të cilat më në fund mund të lexohej gjithçka. Nga veprat e Nabokovit deri te Solzhenicini. Mund të shiheshin mijëra filma të ndaluar më parë. Vendi u hap ? ëndrra e bashkatdhetarëve tanë për të udhëtuar nëpër botë u realizua. Të paktën për ata që kishin para. Dyqanet bosh u mbushën me mallra të ndryshme.
Oh, ishte kjo një kohë shprese! Por ishte një kohë e mirë edhe për banditët. Shteti i dobësuar nuk e përballoi dot botën e tyre paralele kriminale në vend. Spërkatësja e piperit u bë simbol i vetëmbrojtjes së një popullate të pambrojtur nga bandat e ndryshme të huliganëve.
E në këtë moment qeveria iu drejtua një organizate që në fakt nuk ishte zhdukur kurrë: pavarësisht nga të gjitha transformimet shtetërore, KGB-ja kishte ruajtur pozicionin e saj pas maskës së re të FSB-së, e ajo tani iu ofrua pushtetarëve demokratë.
Rezultati ishte lindja e Presidentit Putin. Jelcini i sëmurë, i pafuqishëm dhe i frikësuar e zgjodhi atë si një pasardhës të besueshëm që do ta shpëtonte atë dhe të gjithë familjen e tij nga burgu. Duhet pranuar sePutini me mjeshtëri dhe me dorë të fortë, e ktheu vendin dhe e futi në një rrugë të re. Më saktësisht, Rusia duhej të ngrihej nga gjunjëzimi. Unë nuk jam aspak i mendimit se gjithë kohën e trazirave të viteve 1990, Rusia ishte në gjunjë apo edhe duke u zvarritur me të katër këmbët përballë Perëndimit. Vendi mund dhe duhej të kishte hapur dritaren drejt Evropës në mënyrë që të bëhej një shtet i plotë demokratik. Por nuk mjaftoi as forca, as mirëkuptimi dhe as vullneti i popullit.
Ky pohimi i Rusisë se po ngrihej nga gjunjëzimi, nuk ishte gjë tjetër veçse një slogan propagandistik. Fillimisht thuhej se donte të arrinte dhe të kalonte standardin e jetesës së Portugalisë. Por kjo nuk funksionoi. Në vend të kësaj, vendi filloi me sloganet ushtarake, me thirrje për të mbrojtur atdheun e mashtruar nga Perëndimi, nga i cili ishin vjedhur republikat sovjetike, e disa prej të cilave NATO i kishte futur në xhepa.
Mungesa e çdo orientimi politik të masave, puna shembullore e televizioneve mbarëkombëtare për mbrojtjen e atdheut, e përshtatur pikërisht me mentalitetin e popullatës, bëri pjesën tjetër. Rusia po lëvizte në drejtimin e modelit të saj autokratik ? po krijonte një fortesë. Brenda një fortese të tillë mund të fshehësh gjithçka që është e panevojshme, ndërsa në mure shfaqet vetëm ajo që është e nevojshme të shihet nga armiku.
Perëndimi, natyrisht, nuk e kuptoi menjëherë se ku po shkonte Rusia. Putini e kishte mashtruar. Në përgjithësi, ky president është një djalë me fat. Gjithçka funksionoi sipas dëshirës së tij. Madje edhe çmimet e naftës dhe gazit në tregun botëror i shkuan në favor. Po çfarë arritjesh ka për të treguar Rusia që kur e nisi rrugën e saj të re në këtë fortesë? Oh, jo pak!
Ajo është bërë e paparashikueshme! Partnerët e saj perëndimorë e kanë humbur toruan.
Çfarë mund të presim tjetër nga ky vend? Çfarë tjetër! Ngjarja më e rëndësishme e epokës së Putinit ndodhi në vitin 2014. Rusia mori Krimenë. Pa luftë. Për kënaqësinë e shumë banorëve të Krimesë. Marrëveshjet ndërkombëtare u shpërfillën. Fitore! Njerëzit ishin tërësisht të ngazëllyer. Njerëzit vallëzonin mbi makina nga gëzimi. Perëndimi u zgjua tepër vonë. Në fakt, nuk u zgjua tërësisht. Hapi tjetër: Kthimi i Kievit në armik dhe lëkundja e Marrëveshjes së paqes të Minskut. Kjo është një fitore tjetër.
Tjetër? Po të vështrosh vërdallë, mund të shohim atdheun tonë të bukur, se si nuk dëshiron të ngrihet tërësisht nga gjunjët. Nëse shkon në brendësi, varfëri kudo, çdo gjë është zhveshur disi, muret, shtëpitë, gardhet e shtrembëruara, ndryshku ? jo, kështu nuk ngrihesh nga gjunjët. Sigurisht që për gjithçka mund ta fajësoni Coronën. Një mendim i mirë i qeverisë, sepse Corona nuk do të përfundojë shpejt. Sigurisht që shteti ynë e ka turpëruar veten keq; për disa arsye, shumë njerëz nuk duan të vaksinohen, e qeveria nuk e ka çelësin e zemrave të elektoratit të saj. Për të qenë i sinqertë: Shteti nuk e vret mendjen për këtë punë.
Por të kthehemi te paparashikueshmëria. Kjo është një armë serioze. Perëndimit po i dridhen gjunjët. Ai ka harruar se si të luftojë në një luftë. Ne rusët jo. Dhe kjo është letra më e fuqishme e Rusisë në 30 vitet e fundit ? paparashikueshmëria. Vendi nuk dëshiron të shkojë në luftë, por nëse duhet, edhe do të shkojë. Po si? Nga të gjitha tubacionet./DW
Vdes në moshën 90 vjeçare kryepeshkopi i Afrikës së Jugut Em...
Në Kosovë do të kërkohet nisja e hetimeve për ndërprerjen e ...
Franca regjistroi më shumë se 100 mijë raste të reja të infe...
Erdin Osmani, 28-vjeçar nga Gostivari, me sukses arrin të me...
Greqia ka regjistruar sërish shifra tepër të larta të infekt...
Profesori i epidemiologjisë në Greqi, Gikas Majorkinis ka pë...
Izraeli planifikon të zgjerojë praninë civile në Rrafshnaltë...
Presidenti rus Vladimir Putin tha të dielën se do të shqyrto...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka poshtëruar publikisht g...
Qeveria talibane në Afganistan shpërbeu dy komisione të zgje...
Ish-presidenti grek Karolos Papulias, i cili shërbeu dy mand...
Rusia rrit presionin ndaj kompanive të mëdha të internetit. ...
Një spikere lajmesh, ka bërë një gafë, gjatë një transmetimi...
Gjermania është destinacioni kryesor për azilkërkuesit në BE...
Mijëra persona në Britani të Madhe morën vaksinën e tretë di...
Prej dy vitesh, pandemia ka izoluar veprimtarinë e miliona q...
Sa shumë gjëra mund të ndryshojnë për një vit.Duke e konside...
Presidenti Joe Biden shënoi Krishtlindjen e tij të parë në d...
Administrata Kombëtare amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirë...
Greqia vijon të shënojë një numër të lartë infektimesh ditor...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...