Studimi: Infektimi me Omicron mund të rrisë imunitetin ndaj Deltës
Studiuesit në Afrikën e Jugut kanë gjetur se ata persona që ...
Numri i infeksioneve me Corona në BE po rritet shpejt. Me një incidencë 1621 në shtatë ditë Danimarka ndërkohë zë vendin e parë në botë. Vende të tjera pasojnë me gjithashtu me incidencë të lartë.
Varianti Omikron i koronavirusit po dominon zhvillimet e infeksioneve në Danimarkë që prej më shumë se dy javësh. Kjo nuk është befasuese, sepse rastet janë rritur ndjeshem, sipas të dhënave të Autoritetit danez të Mbikqyrjes së Epidemive. Sipas Autoritetit të BE-së për Epidemitë (ECDC) për periudhën mes 7 dhe 21 dhjetorit numri i infektimeve ka qenë 2100 raste në 100.000 banorë. Kjo është shifra më e lartë në Europë. ECDC e përllogarit këtë incidencë në mbarë Europën në njëperiudhë 14 ditore. Autoriteti danez i Kontrollit të Epidemive Statens Serum Institut llogarit krahas kësaj një incidencë shtatë ditore, që pasqyron infekstionet ndër 100.000 banorë në shtatë ditët e kaluara. Vlera, sipas të dhënave të Serum-Institut në Kopenhagë është 1621. Kjo është vlera më e lartë në botë aktualisht. Edhe në Gjermani punohet me përllogaritjen e incidencës në shtatë ditë, gjë që e vështirëson krahasimin e të dhënave në nivel mbarë europian.
Shumë testime, shumë konstatime infeksionesh: Danimarka shënon rekorde
Edhe në vende të tjera, sipas autoritetit të BE-së, ECDC, shifrat e rasteve me infeksion janë të larta. Sllovakia dhe Çekia ndërkohë kanë mbi 1500 raste në 100.000 banorë në harkun e 14 ditëve, pasuar nga Irlanda me 1400 dhe Holanda me 1300. Edhe në Francë, Belgjikë, Qipro përkatësisht me 1000 varianti Omikron i koronavirusit po shkakton rritje të infeksioneve. Për krahasim: Për Gjermaninë autoriteti i BE-së, ECDE njofton për 14 ditët përpara Krishtlindjeve një vlerë 790. Në parashikimet e autoritetit të BE-së thuhet, se kuota e infeksioneve në Europë në ditët dhe javët e ardhëshme mund të rritet ndjeshëm nga vendi në vend. Vala e infeksioneve nga Omikron nuk mund të ndalet, por mund të ngadalësohet, thuhet në vlerësimin e fundit më 15 dhjetor për situatën pandemike.
Më shumë infektime, më pak të sëmurë në gjendje të rëndë
Nëse shohim aktualisht Danimarkën që kryeson me numrin e infeksioneve, bëhet e qartë, se përhapja e infeksionit është më e fuqishme se një vit më parë, kur numri i infeksioneve ishte një e katërta më pak se sot. Megjithatë numri i njerëzve, që trajtohen për shkak të koronavirusit në spital, një vit më parë ishte shumë me i lartë se aktualisht.
Të hënën (27.12) në Danimarkë u trajtuan në spital rreth 70 të sëmurë nga COVID-19. Sipas të dhënave të autoritetit të kontrollit të epidemive në Kopenhagë ky numër është përgjysmuar krahasuar me janarin e vitit 2021.
Kuota e vaksinimit në Danimarkë është 77 përqind. 42 përqind e të vaksinuarve ndërkohë kanë marrë dozën e tretë. Danimarka e ka përforcuar dukshëm profilaksinë, thuhet në në një analizë të Serum-Institut. “Numri i shtrimeve në spital është i menaxhueshëm dhe kjo është më e rëndësishmja”, thotë anestezisti dhe kryetari i Organizatës së Pacientëve “Lunge Foreningen”, Torben Mogensen. “Nuk ka arsye të druaj që mund të pësojë ndonjë kolaps sistemi ynë i shëndetësisë”, i tha Mogensen agjencisë së lajmeve “Ritzau”.
Mediet daneze tërheqin vëmendjen, se numri i infeksioneve të raportuara dhe statistikat në fillim të javës me 16.000 infeksione të reja në 130.000 teste ndaj koronavirusit, mund të mos japin pasqyrë reale të situatës për shkak të ditëve të pushimeve nga Krishtlindjet. Krahasimet e shifrave të infeksioneve janë të vështira, sepse në Danimarkë ndryshe nga vendet e tjera të BE-së, kryhen shumë më tepër testime ? e kësisoj zbulohen edhe shumë më tepër infeksione.
Për Gjermaninë Instituti Robert-Koch bën një rikalkulim të shifrave me faktorin katër deri në gjashtë. Kjo do të thotë që për çdo infeksion me koronavirus të verifikuar nga testi duhet të merret parasysh se katër deri në gjashtë teste nuk përfshihen në dokumentacion. Se sa mund të jetë kjo kuotë e mospërfshirjes në dokumentacion në vendet e tjera, kjo është e vështirë të verifikohet.
Për udhëtimet në Danimarkë që nga e hëna (27.12) kërkohet përveç dokumentit të vaksinimit edhe një test negativ ndaj COVID-19. Gjermania kërkon prej danezëve, që duan të hyjnë në Gjermani, certifikatën e vaksinimit. Të pavaksinuarit duhet t’i nënshtrohen karantinës./DW
Studiuesit në Afrikën e Jugut kanë gjetur se ata persona që ...
Kriza e Coronës mund të çojë në mungesë të shtretërve të tra...
Në pandemi ka rrezik që spitalet nga mbingarkesa të mos traj...
Ndryshimi strukturor i një ekonomie të qëndrueshme nxjerr në...
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj cilëson Albin K...
Dimitar Kovaçevski, të mërkurën, më 29 dhjetor, pritet edhe ...
Sipas presidentit Vladimir Putin Rusia testoi me sukses disa...
Saktësisht 104.611 raste të reja të infektimeve me virusin C...
Një anije shpëtimi e organizatës private Sea-Watch ka shpëtu...
30 vjet pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Rusia është ende n...
Vdes në moshën 90 vjeçare kryepeshkopi i Afrikës së Jugut Em...
Në Kosovë do të kërkohet nisja e hetimeve për ndërprerjen e ...
Franca regjistroi më shumë se 100 mijë raste të reja të infe...
Erdin Osmani, 28-vjeçar nga Gostivari, me sukses arrin të me...
Greqia ka regjistruar sërish shifra tepër të larta të infekt...
Profesori i epidemiologjisë në Greqi, Gikas Majorkinis ka pë...
Izraeli planifikon të zgjerojë praninë civile në Rrafshnaltë...
Presidenti rus Vladimir Putin tha të dielën se do të shqyrto...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka poshtëruar publikisht g...
Qeveria talibane në Afganistan shpërbeu dy komisione të zgje...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...