Trageti me qindra pasagjerë përfshihet nga flakët/ Të paktën 37 persona raportohen të vdekur
Të paktën 37 njerëz kanë vdekur në Bangladesh pasi një trage...
Joachim Nagel, presidenti i ri i Bundesbankës, Bankës Qendrore gjermane është një president i vazhdimësisë së linjës së deritashme të Bundesbankës. Kjo linjë i jep rëndësi stabilitetit financiar dhe është kundër thellimit të inflacionit. Me 55 vjeçarin Nagel nuk pritet ndryshim rrënjësor në politikën e Bankës Qendrore gjermane.
Nageli vlerësohet si ekspert me njohuri të thella për funksionimin e Bundesbank-ës dhe të financave në Evropë. Karrierën e tij kryesore ai e ka bërë pikërisht në Bundesbank, ku punoi prej vitit 1999 deri në 2016.
Më pas ai kaloi në Bankën Gjermane për Zhvillimin (KfW). Dhe së fundi, prej vitit 2020 ai punoi në Bankën për Shlyerjet Ndërkombëtare.
Si President i Bundesbankës, Joachim Nageli bëhet automatikisht edhe anëtar i Bankës Qendrore Evropiane në Frankfurt, bankës që mbikqyr Euron. Në bordin prej 19 përfaqësuesish të vendeve të Eurozonës, Nageli do të mbrojë pozicionin e Gjermanisë në politikën e Bankës Qendrore Evropiane.
Emërimi i Nagelit në postin e presidentit të Bankës Qendrore të ekonomisë më të madhe të Evropës, ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare. Analistët e kategorizojnë Presidentin e ri për momentin në grupin e ?skifterëve”, pra të atyre që mbrojnë një politikë të rreptë financiare në Eurozonë. Ka pak deklarata publike të Joachim Nagelit. Por tërheq vëmendjen një deklaratë e tij e vitit 2012, kur ai kritikoi blerjen masive të obligacioneve nga Banka Qendrore Evropiane.
Ashtu si paraardhësi i tij në krye të Bundesbankës, Jens Weidmann, edhe Nageli pa këtu një tejkalim të kompetencave nga Banka Qendrore Evropiane, e cila sipas statutit duhet të kujdeset për stabilitetin e monedhës së Euros.
Me këtë rast Joachim Nageli tha se “ndarja e qartë e detyrave mes politikës fiskale dhe asaj monetare nuk duhet të lëkundet.” Kjo është tradita financiare gjermane, ndërsa tradita amerikane e quan artificiale ndarjen e politikës fiskale nga ajo monetare.
Stil më i butë dhe diplomatik ndaj Evropës
Megjithë këtë, me Nagelin pritet një stil më i butë dhe më diplomatik në Evropë. Me të konsiderohet e mundur një politikë më tolerante financiare, në mbështetje të investimeve për agjendën e gjelbër evropiane. Analistët besojnë se ai mund të ketë sukses më të madh se parardhësi në Bankën Qendrore Evropiane, për të siguruar mbështetje më të mirë për argumentat e Gjermanisë.
Frankfurter Allgemeine Zeitung shkroi këtë javë se ish-Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, italiani Mario Draghi, me mjetet e pushtetit të tij arriti ta etiketojë në mënyrë të padrejtë dhe absolute si ?mister-jo”, presidentin e deritashëm të Bundesbankës, Jens Weidmann. Kjo e veçoi Weidmann-in dhe ua bëri të pamundur solidarizimin me të anëtarëve jo evropianojugorë të bordit të Bankës Qendrore Evropiane.
Nageli i ka mbështetur që në krye të karrierës së tij socialdemokratët në politikën financiare. Në vitin 1995 ai punoi në Bonn si këshilltar për kryesinë e SPD-së. Ky fakt e bëri më të lehtë për kancelarin Olaf Scholz ta propozojë atë si kandidat kompromisi në Gjermani.
A do të tregojë Nageli zhdërvjelltësi në krye të Bundesbank-ës?
Pikëpamjet për një politikë të rreptë financiare e bënë Nagelin të pranueshëm edhe për qëndrimet më konservatore të liberalëve të FDP-së, pjesëtarë të koalicionit aktual qeveritar. Kryetari i FDP-së, Christian Lindner e lëvdoi Nagelin si ekonomist të orientuar drejt stabilitetit. Lindneri tha për Nagelin se “përballë rreziqeve të inflacionit, rëndësia e një politike monetare të orientuar drejt stabilitetit po rritet. Ai është një personalitet me përvojë që siguron vazhdimësinë në Bundesbank.”
Kandidatja tjetër për të drejtuar Bundesbankën, Isabel Schnabel, e cila njihet për qëndrime më liberale p.sh. ndaj inflacionit, në konstelacionin aktual politik në Gjermani nuk pati shans.
Në dorëheqjen e tij, paraardhësi i Nagelit, Jens Weidmann tërhoqi vëmendjen se vendimet monetare dhe politike pas krizës financiare e kanë “ndryshuar masivisht” botën. Zgjedhja e Nagelit, si zgjedhje e vazhdimësisë, sugjeron se për momentin Gjermania reagon ndaj këtyre ndryshimeve me linjën e mëparshme të politikës së rreptë financiare.
Edhe kancelarin Scholz, gjermanët e zgjodhën si kandidat të vazhdimësisë të kancelares Merkel. Por vëzhguesit i njohin Scholzit sensin e fortë pragmatik. A do ta dëshmojë Joachim Nageli të njëjtin sens, duke e avancuar traditën e Bundesbankës, kjo mbetet të shihet./DW
Të paktën 37 njerëz kanë vdekur në Bangladesh pasi një trage...
Presidenti Frank-Walter Steinmeier bën thirrje për besim dhe...
Krishtlindja e vitit 2021 pritej të ishte një festë e madhe ...
Presidenti rus Vladimir Putin tha se vendi i tij dëshiron të...
Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka mohuar që administrata e t...
Disa njerëz, po i drejtojnë përdoruesit e Facebook në faqet ...
Në konferencën vjetore për mediat në Moskë të enjten (23.12....
Gazsjellësi Nord Stream 2 që synon të furnizojë me gaz Evrop...
Izraeli ka thënë se planifikon të bëhet shteti i parë që ofr...
Socialdemokratja Franziska Giffey, ish-ministrja gjermane e ...
Në prag të festave të fundvitit Gjermania kufizon kontaktet ...
Në kushtet kur varianti Omicron po përhapet me shpejtësi, Pr...
Një situatë pazakontë ka ndodhur ditën e sotme mes politikan...
Rastet e përditshme me Covid në Britani mbetën të sheshta so...
Gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës më 21 dhjetor është...
300 qeli burgu që Kosova i dha me qira Danimarkës do të mbaj...
Pas shqiptimit të vendimit lidhur me rastin e të ashtuquajtu...
Anëtari i Këshillit Qendror të Lëvizjes URA në Malin e Zi, I...
Në Shtetet e Bashkuara, senatorët demokratë Elizabeth Warren...
Këshilli i ri i ekspertëve të qeverisë federale parashikon n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...