Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Në Shtetet e Bashkuara, senatorët demokratë Elizabeth Warren dhe Cory Booker njoftuan se kishin rezultuar pozitiv në testin për Covid-19, duke theksuar se të dy tashmë kishin marrë dozën e tretë të vaksinës dhe ishin me simptoma të lehta. Vala e pestë e pandemisë së koronavirusit, e nxitur kryesisht nga varianti Omicron, vazhdon të përhapet në të gjithë botën, duke mbingarkuar sistemet e kujdesit shëndetësor. Në disa vende, masat e qeverisë për të frenuar përhapjen e Covid-19 kanë ndeshur në kundërshtimin e atyre që thonë se janë lodhur me bllokimet apo me masa të tjera, si vaksinimi i detyrueshëm. Presidenti amerikan Joe Biden pritet të mbajë një fjalim të martën për këtë çështje.
Protestat nga aktivistët kundër vaksinimit në qendër të Londrës u shoqëruan me dhunë gjatë fundjavës. Një turmë prej rreth pesë mijë njerëzish rrethuan policinë jashtë sheshit të Parlamentit gjatë marshimit “Të Bashkuar për Lirinë”. Disa prej tyre mbanin pankarta me mbishkrimin “Jo vaksinimit të detyrueshëm” dhe “E gjitha ka qenë një tufë gënjeshtrash”. Kjo pason shqetësimin e madh të shprehur nga kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, për rritjen e infeksioneve me variantin ngjitës të koronvirusit, Omicron.
?Ne jemi tepër të shqetësuar nga rritja e madhe e rasteve me variantin Omicron. Gjatë 24 orëve të fundit kemi patur numrin më të madh të rasteve të reja që nga fillimi i pandemisë, më shumë se 26,000 infeksione. Shtrimet në spitale po rriten, por edhe mungesat e personelit po rriten në nivele masive. Për këtë arsye, unë kam marrë vendimin, në konsultim me partnerët tanë, që të shpallim gjendjen emergjente?, tha ai.
Edhe në qytetet e tjera të mëdha evropiane si Barcelona dhe Parisi ka patur protesta kundër vendosjes së masave të reja kufizuese të nxitura nga përhapja e variantit Omicron. Holanda njoftoi një bllokim të plotë.
Të dielën, këshilltari kryesor i Presidentit Joe Biden për shëndetësinë, Dr. Anthony Fauci, i tha emisionit “This Week” të kanalit ABC se afërsisht 50 milionë amerikanë të pavaksinuar mund të mbingarkojnë sistemin e kujdesit shëndetësor që tashmë është i ngarkuar nga pandemia.
?Ky numër i madhe i njerëzve të pambrojtur dhe një virus si Omicroni që përhapet kaq shpejt, ka shumë të ngjarë që në disa pjesë të vendit të shkaktojnë një mbingarkesë të madhe në sistemin spitalor si dhe në punonjësit e kujdesit shëndetësor që tashmë janë shumë të lodhur?, tha Dr. Fauci.
Edhe punonjësit në spitalin ?New Cross? në Anglinë qendrore kanë të njëjtin shqetësim.
?Në fillim të gjithë ishim të plotësisht të mobilizuar. Të gjithë ishin plotë energji. Por me kalimin e kohës, filloi të na duket se kjo nuk ka fund?, thotë Peta, infermiere në repartin e urgjencës.
Disa pacientë në spitalin ?New Cross? janë plotësisht të vaksinuar, një dëshmi se varianti Omicron është shumë ngjitës.
?Më pëlqen të shkoj në palestër tre deri në katër herë në javë. Kurrë nuk jam sëmurë. Koronavirusi më ka rraskapitur. Nuk mendoja se kjo do të më ndodhte mua, pasi kisha marrë dy dozat e vaksinës, njërën në maj dhe tjetrën në korrik. Mjekët më thanë se nëse nuk do të isha plotësisht i vaksinuar, nuk do isha këtu?, thotë pacienti David Colley.
Që nga e premtja, Britania vendosi rekordin e tretë në po aq ditë me më shumë se 93,000 infeksione, ndërsa qyteti i Nju Jorkut raportoi numrin e më të lartë ditor të rasteve, me më shumë se 21,000 infeksione, duke e tejkaluar rekordin e mëparshëm të arritur në janar të këtij viti./voa
Këshilli i ri i ekspertëve të qeverisë federale parashikon n...
Mediat gjermane i kushtojnë vëmendje planeve të Danimarkës p...
Ka shkuar në 121 numri i të vdekurve nga fatkeqësia e shkakt...
Një fëmijë i gjashtë ka vdekur nga lëndimet e pësuar në një ...
Shtetet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik janë ...
Në disa vende evropiane, njerëzit nuk e kanë pritur mirë riv...
Që nga mesnata e të shtunës turistët e Mbretërisë së Bashkua...
Ministri gjerman i Çështjeve Ekonomike, Robert Habeck parala...
Kryetari i Komitetit të Senatit amerikan për Marrëdhënie me ...
SHBA ka vendosur më shumë kufizime ndaj prodhuesit kinez të ...
Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëven...
Holanda ka njoftuar se do të vendosë masën e izolimit gjatë ...
Boris Johnson ka injoruar ‘lutjet’ e shkencëtarëve për një b...
Përhapja e variantit të ri Omikron ka rritur shqetësimin në ...
Një shpërthim në një bankë në qytetin jugor të Pakistanit, K...
Covid-19: Më shumë se 10,000 raste të reja infektimi me Omic...
Rusia tha të premten se po kërkon garanci ligjore, e të dety...
Brenda dy muajve, mbi 15 mijë persona janë prekur nga gripi ...
Mbretëria e Bashkuar duhet të futet në izolim përpara Krisht...
Më shumë se 30 persona dyshohet se kanë vdekur dhe dhjetra t...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...