"Nuk është koha për party"/ Gjermania shtrëngon masat
Në prag të festave të fundvitit Gjermania kufizon kontaktet ...
Socialdemokratja Franziska Giffey, ish-ministrja gjermane e Familjes, është gruaja e parë që merr postin e kryebashkiakes së Berlinit, pas votimit nga delegatët e qytetit.
Franziska Giffey u betua gjatë së martës (21.12) para parlamentit të Berlinit, pasi u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve. Vendimi e bën udhëheqësen rajonale të Social Demokratëve (SPD) në Berlin, kryetaren e parë grua të qytetit. Kryetari i senatit, Dennis Buchner, tha se 84 deputetë kishin votuar pro Giffey, ndërsa 52 votuan kundër dhe dy abstenuan.
Giffey, e cila shërbeu si ministre e Familjes deri në dorëheqjen e saj në maj të këtij viti, kishte nevojë për të paktën 74 vota për t’u zgjedhur. Tashmë ajo kryeson qeverinë e landit të kryeqytetit gjerman, e cila përbëhet nga një koalicion mes SPD-së, të Gjelbërve dhe Partisë së Majtë, koalicion që së bashku ka 92 deputetë.
Giffey dha dorëheqjen nga qeveria e fundit e ish-kancelares Angela Merkel, pas akuzave për plagjiaturë në tezën e saj të doktoraturës. Më vonë asaj iu hoq doktoratura. Përpara se t’i bashkohej qeverisë kombëtare në vitin 2018, Giffey ishte më së shumti e njohur si kryebashkiake e qarkut Neukölln në Berlin.
Në detyrën e saj të re, Giffey ka identifikuar si prioritet kryesor çështjen e strehimit. Rritja e çmimit të qirave në Berlin është një nga temat më të debatuara. Qeveria e Giffey do të duhet të vendosë se si të veprojë në lidhje me rezultatin e një referendumi jodetyrues në shtator, në të cilin votuesit mbështetën idenë që qyteti të shpronësojë rreth 240.000 apartamente nga pronarët e korporatave.
Rreth 56% e atyre që votuan ishin në favor të marrjes së masave kundër kompanive të pasurive të paluajtshme, që menaxhojnë më shumë se 3.000 prona. Giffey është shprehur fuqishëm kundër shpronësimit. Vendimi, i votuar të shtunën (18.12) nga delegatët në një konferencë të partisë në pushtet, e vë SPD-në kundër dy partnerëve të saj të vegjël të koalicionit në qeverinë e Berlinit.
Të tria palët nënshkruan të martën (21.12) një udhërrëfyes, duke bërë thirrje për një “partneritet publik privat për ndërtime të reja dhe strehim të përballueshëm”. Ndërsa Giffey është gruaja e parë që zgjidhet si kryetare bashkie e Berlinit, Louise Schroeder e SPD-së ushtroi detyrën e kryetares së bashkisë nga maji 1947 deri në dhjetor 1948. Schroeder kish qenë më herët nënkryetare e bashkisë dhe u emërua në detyrë pasi paraardhësi i saj dha dorëheqjen menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore./ DW
Në prag të festave të fundvitit Gjermania kufizon kontaktet ...
Në kushtet kur varianti Omicron po përhapet me shpejtësi, Pr...
Një situatë pazakontë ka ndodhur ditën e sotme mes politikan...
Rastet e përditshme me Covid në Britani mbetën të sheshta so...
Gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës më 21 dhjetor është...
300 qeli burgu që Kosova i dha me qira Danimarkës do të mbaj...
Pas shqiptimit të vendimit lidhur me rastin e të ashtuquajtu...
Anëtari i Këshillit Qendror të Lëvizjes URA në Malin e Zi, I...
Në Shtetet e Bashkuara, senatorët demokratë Elizabeth Warren...
Këshilli i ri i ekspertëve të qeverisë federale parashikon n...
Mediat gjermane i kushtojnë vëmendje planeve të Danimarkës p...
Ka shkuar në 121 numri i të vdekurve nga fatkeqësia e shkakt...
Një fëmijë i gjashtë ka vdekur nga lëndimet e pësuar në një ...
Shtetet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik janë ...
Në disa vende evropiane, njerëzit nuk e kanë pritur mirë riv...
Që nga mesnata e të shtunës turistët e Mbretërisë së Bashkua...
Ministri gjerman i Çështjeve Ekonomike, Robert Habeck parala...
Kryetari i Komitetit të Senatit amerikan për Marrëdhënie me ...
SHBA ka vendosur më shumë kufizime ndaj prodhuesit kinez të ...
Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëven...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...