Dritan Prençi, kasaphanë me dosjen e inceneratorit të Tiranës
Avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si kasaphanë punën e...
Avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si kasaphanë punën e...
Pas shqiptimit të vendimit lidhur me rastin e të ashtuquajturës “vrasje në Tiergarten”, Rusia shpalli dy diplomatë gjermanë si “persona të padëshiruar”. Këtë e komunikoi Ministria e Punëve të Jashtme në Moskë pas një bisede me ambasadorin Géza Andreas von Geyr. Ky hap është një reagim ndaj dëbimit të dy diplomatëve rusë, punonjës të Ambasadës ruse në Berlin.
Ambasadorit gjerman iu dorëzua një “protestë e vendosur”, thuhet më tej. Ministria në Moskë më parë e kritikoi si të motivuar politikisht vendimin duke komunikuar një reagim të barazvlefshëm.
Ministria e Jashtme në Berlin e quajti dëbimin e diplomatëve gjermanë nga Rusia si një rëndim shtesë në raportet gjermano-ruse. “Ky hap nuk është i papritur, megjithatë nga këndvështrimi i qeverisë federale është veprim tërësisht i paargumentuar”, deklaron një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane. Njëkohësisht ai theksoi, se qeveria federale synon një dialog me Rusinë mbi bazën e së drejtës ndërkombëtare dhe të respektit reciprok.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane shkruan më tej, se vendimi i palës gjermane javën e kaluar kishte të bënte me një reagim të përshtatshëm ndaj konstatimit të trupit gjykues në Berlin, se e ashtuquajtura “vrasje në Tiergarten” është kryer me porosi nga instanca shtetërore ruse. Kjo përbën një shkelje të rëndë të sovranitetit të Republikës Federale të Gjermanisë.
Për shkak të vrasjes së një gjeorgjiani në gusht 2019 në një park në Kleiner Tiergarten në Berlin gjykata të mërkurën e kaluar (15.12) shqiptoi dënimin me burgim të përjetshëm për një rus. Në gjykim bëhet fjalë për “terrorizëm shtetëror”: Sipas bindjes së gjyqtarit i akuzuari sot 56 vjeçar ka vepruar me porosi nga instanca ruse. Rusia i hedh poshtë këto akuza. Ministria e Jashtme në Moskë kritikoi vendimin gjyqësor ndaj shtetasit rus për shkak të vrasjes si “absolutisht i padrejtë dhe jo objektiv”. Gjerogjiani i vrarë në Berlin konsiderohej si një ndër “ish-drejtuesit e grupimeve terroriste në Veri të Kaukazit”. Presidenti rus, Vladimir Putin e pati cilësuar atë si “vrasës” dhe “bandit” duke e akuzuar për vrasjen e dhjetëra vetëve.
Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock (Të Gjelbërit) javën e kaluar u shpreh për një “shkelje të rëndë të së drejtës gjermane dhe të sovranitetit të Republikës Federale të Gjermanisë”. Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Maria Scharova, deklaroi pas kësaj, se kemi të bëjmë me “veprime jo miqësore të Berlinit”, që nuk mund të mbeten pa përgjigje.
Qeveria gjermane edhe gjatë procesit të hetimeve lidhur me vrasjen në Tiergarten pati dëbuar dy punonjës të Ambasadës ruse duke e argumentuar këtë me mungesën e gatishmërisë për bashkëpunim të instancave ruse. Si rrjedhojë autoritete ruse nuk kanë ndihmuar në zbardhjen e krimit. Moska reagoi atëherë duke dëbuar gjithashtu dy diplomatë gjermane.
Marrëdhëniet mes Berlinit dhe Moskës që pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë në Detin e Zi nga ana e Rusisë më 2014 janë përkeqësuar. Ndër të tjera për këtë përkeqësim ka ndikuar edhe sulmi deri tani më i madh kibernetik i hakerimii në Bundestag në vitin 2015, për të cilin u bënë përgjegjës dy hakera rusë, helmimi i kritikut të Kremlinit Aleksej Navalny e së fundi edhe marshimi i trupave ruse në kufirin me Ukrainën./DW
Anëtari i Këshillit Qendror të Lëvizjes URA në Malin e Zi, I...
Në Shtetet e Bashkuara, senatorët demokratë Elizabeth Warren...
Këshilli i ri i ekspertëve të qeverisë federale parashikon n...
Mediat gjermane i kushtojnë vëmendje planeve të Danimarkës p...
Ka shkuar në 121 numri i të vdekurve nga fatkeqësia e shkakt...
Një fëmijë i gjashtë ka vdekur nga lëndimet e pësuar në një ...
Shtetet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik janë ...
Në disa vende evropiane, njerëzit nuk e kanë pritur mirë riv...
Që nga mesnata e të shtunës turistët e Mbretërisë së Bashkua...
Ministri gjerman i Çështjeve Ekonomike, Robert Habeck parala...
Kryetari i Komitetit të Senatit amerikan për Marrëdhënie me ...
SHBA ka vendosur më shumë kufizime ndaj prodhuesit kinez të ...
Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëven...
Holanda ka njoftuar se do të vendosë masën e izolimit gjatë ...
Boris Johnson ka injoruar ‘lutjet’ e shkencëtarëve për një b...
Përhapja e variantit të ri Omikron ka rritur shqetësimin në ...
Një shpërthim në një bankë në qytetin jugor të Pakistanit, K...
Covid-19: Më shumë se 10,000 raste të reja infektimi me Omic...
Rusia tha të premten se po kërkon garanci ligjore, e të dety...
Brenda dy muajve, mbi 15 mijë persona janë prekur nga gripi ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...