Presidenti i SHBA-së Joe Biden mohon dështimin e tij në menaxhimin e variantit Omicron
Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka mohuar që administrata e t...
Presidenti rus Vladimir Putin tha se vendi i tij dëshiron të shmangë konfliktin me Ukrainën dhe Perëndimin, por ka nevojë për një përgjigje “të menjëhershme” nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj ndaj kërkesave për garanci sigurie.
Ukraina ndodhet në qendër të tensioneve në rritje Lindje-Perëndim. Shtetet e Bashkuara dhe Kievi akuzojnë Rusinë se po planifikon një sulm të ri ndaj fqinjit të saj jugor, një akuzë që Moska e ka hedhur poshtë.
“Kjo nuk është zgjedhja jonë (e preferuar), ne nuk e duam këtë”, tha zoti Putin në konferencën e tij vjetore për shtyp kur u pyet mbi mundësinë e konfliktit me Ukrainën.
Ai tha se Rusia kishte marrë një përgjigje fillestare përgjithësisht pozitive ndaj propozimeve të sigurisë që i dorëzoi këtë muaj Shteteve të Bashkuara, të hartuara për të zbutur krizën aktuale. Presidenti rus shtoi se ai ishte shpresonte tek negociatat, të cilat siç tha do të nisnin në fillim të vitit të ardhshëm në Gjenevë.
Por në një përgjigje të veçantë, mbi të të njëjtën çështje, Presidenti Putin i rriti tonet, duke thënë se NATO e kishte “mashtruar paturpësisht” Rusinë me një valë të njëpasnjëshme zgjerimi që nga Lufta e Ftohtë dhe tha se Moska kishte nevojë urgjente për një përgjigje.
“Duhet të na japin garanci dhe menjëherë! Tani!”, tha zoti Putin.
Moska i ka hedhur poshtë akuzat e Kievit dhe të Uashingtonit se po përgatit një sulm ndaj Ukrainës i cili mund të ndodhë në fillim të muajit të ardhshëm duke përdorur dhjetëra mijëra trupa ruse, të dislokuara në kufi me ish-republikën sovjetike.
Rusia thotë se ka nevojë për premtime nga perëndimi, sikurse ai për të mos kryer aktivitet ushtarak të NATO-s në Evropën Lindore. Moska thotë se forcimi i lidhjeve të Ukrainës me aleancën perëndimore, kërcënon sigurinë e saj dhe se dislokimi i raketave të NATO-s në territorin ukrainas mund të përdoren kundër saj.
“Ne kërkuam që të mos ketë më lëvizje të NATO-s në lindje. Topi është në fushën e tyre, ata duhet të na përgjigjen me diçka”, tha zoti Putin.
Tensionet rreth Ukrainës i kanë zhytur marrëdhëniet Lindje-Perëndim në pikën më të ulët në tre dekada që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Grupi i Shtatëshes kanë paralajmëruar Presidentin Putin se ai do të përballet me “pasoja të rënda”, përfshirë sanksione të ashpra ekonomike, në rast të ndonjë agresioni të ri ndaj Ukrainës./voa
Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka mohuar që administrata e t...
Disa njerëz, po i drejtojnë përdoruesit e Facebook në faqet ...
Në konferencën vjetore për mediat në Moskë të enjten (23.12....
Gazsjellësi Nord Stream 2 që synon të furnizojë me gaz Evrop...
Izraeli ka thënë se planifikon të bëhet shteti i parë që ofr...
Socialdemokratja Franziska Giffey, ish-ministrja gjermane e ...
Në prag të festave të fundvitit Gjermania kufizon kontaktet ...
Në kushtet kur varianti Omicron po përhapet me shpejtësi, Pr...
Një situatë pazakontë ka ndodhur ditën e sotme mes politikan...
Rastet e përditshme me Covid në Britani mbetën të sheshta so...
Gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës më 21 dhjetor është...
300 qeli burgu që Kosova i dha me qira Danimarkës do të mbaj...
Pas shqiptimit të vendimit lidhur me rastin e të ashtuquajtu...
Anëtari i Këshillit Qendror të Lëvizjes URA në Malin e Zi, I...
Në Shtetet e Bashkuara, senatorët demokratë Elizabeth Warren...
Këshilli i ri i ekspertëve të qeverisë federale parashikon n...
Mediat gjermane i kushtojnë vëmendje planeve të Danimarkës p...
Ka shkuar në 121 numri i të vdekurve nga fatkeqësia e shkakt...
Një fëmijë i gjashtë ka vdekur nga lëndimet e pësuar në një ...
Shtetet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik janë ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...