Putin: Rusia kërkon garanci 'tani', dhe jo konflikt me Ukrainën
Presidenti rus Vladimir Putin tha se vendi i tij dëshiron të...
Krishtlindja e vitit 2021 pritej të ishte një festë e madhe në qytetin palestinez të Betlehemit. Ndryshe nga bllokimi i vitit të kaluar dhe mbyllja e Kishës së Lindjes së Krishtit për shkak të pandemisë, këtë vit turistët dhe pelegrinët pritej të riktheheshin dhe të ndihmonin ekonominë e qytetit. Më pas, varianti Omicron i COVID-19 goditi, duke shuar shpresat dhe duke lënë shumë dhoma të parezervuara në hotelet e qytetit.
Vetëm pak javë më parë, palestinezët e Betlehemit festuan ndezjen e dritave të pemës tradicionale të Krishtlindjes përpara Kishës së Lindjes së Krishtit. Dyqanet dhe hotelet prisnin me padurim ardhjen e mijëra turistëve dhe pelegrinëve, ndryshe nga Krishtlindjet e vitit të kaluar, kur qyteti ishte i bllokuar për shkak të masave kufizuese kundër koronavirusit. Por më pas goditi varianti Omicron.
?Për shkak të pandemisë kemi 67 hotele të mbyllura, më shumë se 120 dyqane që shesin produkte antike orientale dhe restorante të mbyllura. Një numër artizanësh mbyllën bizneset e tyre dhe një numër punonjësish të këtij sektori ndërprenë punën. Pra, kemi të bëjmë me një dëm të madh ekonomik në Betlehem, të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.?
?Këtë radhë është shumë qetë në Betlehem. Unë mendoj se ne jemi i vetmi grup sot nga Tel Avivi dhe kjo është një gjë e trishtueshme tani këtu në Betlehem?, thotë Aries Paduga, pastor i Kishës Baptiste Rruga e Krishtit në Tel Aviv.
Mungesa e turmave të Krishtlindjes është gjithashtu zhgënjyese për ata që planifikonin të prezantonin punën e restaurimit dhjetëvjeçar të përfunduar së fundmi në Kishën e Lindjes së Krishtit.
?Nuk u restaurua për rreth 500 vjet. Çatia ishte në gjendje shumë të keqe. Uji po pikonte, duke shkatërruar mozaikët e bukur dhe muret e zbukuruara të kishës. Kemi pastruar dhe restauruar 1.4 milionë copa të vogla mozaiku dhe pikturat në 52 shtyllat e kishës. Në këtë projekt u angazhuan rreth 400 ekspertë nga e gjithë bota, që punonin me arkitektë dhe punëtorë palestinezë për restaurimin e kishës. Jemi shumë krenarë si palestinezë që kemi arritur ta bëjmë këtë punë, duke e bërë të disponueshme kishën për të gjithë besimtarët. Por edhe për njerëzit që e duan kulturën, historinë e artit dhe që duan të vijnë në Betlehem dhe të shohin kishën në lavdinë e saj të re?, thotë Khouloud Daibes nga Fondacioni për Zhvillimin e Betlehemit.
Kryebashkiaku i Betlehemit, Anton Salman thotë se ai nuk do të heqë dorë nga shpresa për qytetin e tij.
?Jemi në kryeqytetin e Krishtlindjes, kryeqytetin e shpresës, sepse Krishtlindja solli në botë shpresën. Dhe ne po jetojmë me shpresë me të gjitha vështirësitë tona?, thotë ai.
Ai shpreson që vitin e ardhshëm Betlehemi do të jetë i mbushur me pelegrinë që vijnë për të parë Kishën e Lindjes së Krishtit, tani plotësisht të restauruar./voa
Presidenti rus Vladimir Putin tha se vendi i tij dëshiron të...
Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka mohuar që administrata e t...
Disa njerëz, po i drejtojnë përdoruesit e Facebook në faqet ...
Në konferencën vjetore për mediat në Moskë të enjten (23.12....
Gazsjellësi Nord Stream 2 që synon të furnizojë me gaz Evrop...
Izraeli ka thënë se planifikon të bëhet shteti i parë që ofr...
Socialdemokratja Franziska Giffey, ish-ministrja gjermane e ...
Në prag të festave të fundvitit Gjermania kufizon kontaktet ...
Në kushtet kur varianti Omicron po përhapet me shpejtësi, Pr...
Një situatë pazakontë ka ndodhur ditën e sotme mes politikan...
Rastet e përditshme me Covid në Britani mbetën të sheshta so...
Gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës më 21 dhjetor është...
300 qeli burgu që Kosova i dha me qira Danimarkës do të mbaj...
Pas shqiptimit të vendimit lidhur me rastin e të ashtuquajtu...
Anëtari i Këshillit Qendror të Lëvizjes URA në Malin e Zi, I...
Në Shtetet e Bashkuara, senatorët demokratë Elizabeth Warren...
Këshilli i ri i ekspertëve të qeverisë federale parashikon n...
Mediat gjermane i kushtojnë vëmendje planeve të Danimarkës p...
Ka shkuar në 121 numri i të vdekurve nga fatkeqësia e shkakt...
Një fëmijë i gjashtë ka vdekur nga lëndimet e pësuar në një ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...