web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vizita e Vuçiç në Shqipëri/ Presidenca: Nuk vjen për shqiptarët, por për “mikun” që e ka ftuar

19 Dhjetor 2021, 21:30, Politikë CNA

Presidenca ka reaguar lidhur me vizitën e presidentit Aleksandër Vuçiç në Shqipëri, ditën e nesërme në Tiranë.

Në reagim thuhet se vizita e këtij të fundit nuk është për të mirën e shqiptarëve, duke ngritur pikëpyetje edhe për qëllimet e tij të vërteta.

?Aleksandar Vuçiç nesër dhe pasnesër në Tiranë. Për çfarë vjen? Për të mirën e Shqipërisë, shqiptarëve apo të Kosovës? Kurrësesi që JO. Atëherë për çfarë vjen?! Këtë e di veç ai që e ka ftuar.

Ai e ka mik, shqiptarët JO,?? shkruan ai, ndërkohë që zyrtarisht nuk ka asnjë reagim nga presidenti Meta, i cili ka dalë haptazi kundër nismës Open Balkan”, shkruhet në reagim./CNA.al





Lajmet e fundit nga