Krimi që ka ndodhur me protestën
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...
Nga Monica Crowley ?Fox News?
Duket se kalimi i SHBA-së nga qasja ?Amerika e Para? e Donald Trump (America First) në ?Amerika e Fundit? të Xho Bajden, po sjell pasoja serioze në botën reale. Refuzimi nga Bajden i qasjes së Donald Trump ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme, i ka sjellë dëme shumë të mëdha interesave amerikane jashtë vendit dhe sigurisë tonë të brendshme.
Synimi kryesor i Trump ishte dhënia përparësi e interesave tona, duke shfrytëzuar kësisoj fuqinë e Amerikës për të ofruar një stabilitet më të madh global, siguri dhe paqe relative. Ndërkohë Bajden i jep përparësi multilateralizmit dhe globalizmit, duke përmbysur arritjet e epokës Trump dhe duke shkaktuar kaos, paqëndrueshmëri, pasiguri dhe konflikte në rritje.
Kritikët e presidentit Trump, ankoheshin shpesh se politikat e tij nën moton ?Amerika e Para? po dëmtonin aleancat tona, dhe po shpërblenin armiqtë tanë. Por e kundërta ishte e vërtetë. Ashtu si presidenti Ronald Regan para tij, Trump garantoi paqen përmes forcës.
Ndërsa Bajden e ka dobësuar shumë fuqinë e SHBA-së, ndaj aleatët tanë nuk na besojnë më, dhe armiqtë nuk na kanë më frikë. Dobësia e Amerikës fton gjithmonë ?ujqërit?, dhe ata janë rikthyer. Le të kujtojmë pak se ku ishim vetëm një vit më parë.
Administrata Trump i kishte ofruar mbështetje të palëkundur Izraelit, dhe kishte arritur një marrëveshje historike paqeje në Lindjen e Mesme, të cilat sollën një bashkëpunim ekonomik në rritje, por edhe një bashkëpunim të një lloji tjetër, që po sjell paqe të qëndrueshme në rajon.
Ajo sprapsi me sukses agresionin ekonomik të Kinës, abuzimet me të drejtat e njeriut. dhe aventurizmin gjeopolitik të Pekinit në Detin e Kinës Jugore dhe Paqësor. Po ashtu, ajo administratë frenoi me sukses ekspansionizmin rus, dhe e ngadalësoi përparimin e projektit të gazsjellësit rus ?Nord Stream 2?.
Ajo zhvilloi një diplomaci produktive për të frenuar ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut. U tërhoq nga Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA) me Iranin, dhe po përdorte sanksionet e reja për të kufizuar programin bërthamor të Iranit.
Ndërkohë, administrata Trump negocioi një plan për një largim të menaxhuar dhe të kushtëzuar nga Afganistani, që do të na kishte siguruar një aftësi të vazhdueshme të shërbimeve tona të inteligjencës në atë vend. Ajo riorganizoi marrëdhëniet tona me aleatët tanë të NATO-s, duke i detyruar ata të mbajnë premtimet e tyre në raport me aleancën.
Administrata e parafundit negocioi me sukses marrëveshje tregtare më të drejta dhe më reciproke me Kinën, Kanadanë, Meksikën, Korenë e Jugut dhe Japoninë etj. Ajo kishte filluar të modernizonte dhe rindërtonte ushtrinë tonë, e cila ishte lënë shumë pas dore gjatë administratës Obama-Bajden.
Në përgjithësi, ajo arriti të vendosë në rrugën e zgjidhjen problemin e emigracionit të paligjshëm nëpërmjet një kufiri më të sigurt dhe marrëveshjeve diplomatike të arsyeshme.
Administrata e Bajdenit është haptazi e prirur që të zhbëjë shumë nga arritjet mahnitëse të presidentit Donald Trump. Në pamje të parë, rrugëtimi shkatërruese e administratës Bajden nuk ka kuptim. Por për ta, kjo nuk ka të bëjë me politikën racionale.
Përkundrazi, kjo ka lidhje me zhdukjen e gjithçkaje që është amerikane:fuqisë, pasurisë, burimeve, avantazhit ushtarak dhe diplomatik, konkurrencës ekonomike, udhëheqjes, kufijve tanë dhe veçantinë tonë unike.
Vetëm brenda 11 muajve të fundit, Amerika ka humbur një sasi të madhe pushteti, besueshmërie dhe prestigji. Sigurisht që pjesërisht për këtë fajësohet tërheqja e turpshme e Bajden nga Afganistani. Por këtë gjë po e përshpejton përulja, ndjesat dhe axhenda shumëpalëshe globaliste e Xho Bajdenit.
Dhe pasoja është sa e parashikueshme po aq sa edhe e rrezikshme:armiqtë e Amerikës janë të guximshëm sa të na kërcënojnë ne dhe interesat tona.?Kina nuk po jep ende llogari për menaxhimin skandaloz që i bëri në fillim Covid-19, po kërcënon Tajvanin dhe Hong Kongun, po sillet me një agresivitet gjithnjë e më të madh në Paqësor dhe më gjerë, dhe po abuzon me të drejtat e njeriut.
Bajden krijoi krizë në kufirin tonë jugor, duke fuqizuar kriminelët, trafikantët e qenieve njerëzore dhe kartelet.?Humbja e Bajdenit në Afganistan krijoi një katastrofë humanitare. Vakuumi i pushtetit që la pas, po mbushet nga talibanët, ISIS, Al Kaeda, Kina, Rusia, Pakistani dhe Irani.
Tani atdheu ynë është më i prekshëm nga sulmet terroriste. Irani po marshon drejt prodhimit të armës bërthamore, teksa po shfrytëzon dëshirën e Bajdenit për të ringjallur marrëveshjen mbi programin e saj bërthamor.
Rusia ka grumbulluar 100.000 trupa në kufirin e saj me Ukrainën, po forcon bashkëpunimin politik, ushtarak dhe ekonomik me Kinën, dhe la tashmë dorën e lirë për t?u angazhuar në shantazhet energjetike ndaj aleatëve tanë evropianë.
Administrata Bajden e dëmtoi enkas prodhimin vendas të energjisë, duke çuar në rritjen e çmimit të karburantit, dhe duke e detyruar presidentin t?i lutej OPEC-ut dhe regjimeve të tjera armiqësore për të rritur prodhimin, një lutje që ka rënë gjithsesi në vesh të shurdhër.
Ushtria po minohet nga urdhrat për vaksinimin e detyrueshëm dhe lëvizja kundër-kulturore.
Udhëheqja e një vendi ka shumë rëndësi, dhe fatkeqësisht ne vetëm sa kemi filluar të shohim pasojat e rrezikshme të veprimeve të Bajden. Nën administratën Trump, u rivendos epërsia e Amerikës dhe fuqia jonë e jashtëzakonshme – ekonomike, diplomatike, politike, kulturore – e cila po përdorej për të sjellë paqe dhe një stabilitet më të madh.
Nën administratën Bajden, dobësia e Amerikës po rrezikon sigurinë e popullit amerikan. Ne e kemi dhe më parë këtë ?film?, dhe fundi nuk është i mirë. Megjithatë këtë herë, pasojat janë aq të rëndësishme sa kanë qenë ndonjëherë.
Ish-Sekretari i Mbrojtjes Robert Gejts ka thënë se Bajden ?ka gabuar në thuajse çdo çështje kryesore të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare gjatë 4 dekadave të fundit?. Mjerisht ai nuk ka ndryshuar as tani që është president. Rënia e udhëheqjes së Bajden, është edhe kolapsi i udhëheqjes së Amerikës, dhe pasojat do t?i vuajmë të gjithë.
Shënim:Monica Crowley, ka qenë ndihmës/sekretare e Thesarit për çështjet publike në vitet 2019-2021.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
https://www.foxnews.com/opinion/biden-collapse-american-leadership-monica-crowley
Sekretari i shkarkuar i PD, Gazment Bardhi ka reaguar në lid...
Ylli Manjani, ka ironizuar Lulzim Bashën, i cili mblodhi sot...
Ish kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi u shpreh se K...
Komisioni i Rithemelimit ka reaguar sërish pas tentativës së...
Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha mblodhi sot në selinë e PD...
Anëtari i Kuvendit Kombëtar të PD-së Çlirim Gjata, komentoi ...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri i sh...
Presidenti Ilir Meta ka treguar arsyet se përse nuk dekretoi...
Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha në mungesë të anëtarëve, e...
Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha mblodhi sot Këshillin Komb...
Eksperti financiar në Floridan e Veriut, Gjergj Lacuku dekla...
Lideri historik, Sali Berisha ka deklaruar se në Këshillin K...
Aktori Julian Deda ka pohuar se nuk ka marrë pjesë në mbledh...
Kreu i Komisionit Zgjedhor në PD Jemin Gjana ka nisur të mas...
Organizatori i Partisë Republikane Amerikane dhe aktivisti i...
Gjatë Foltores me shqiptarët e Jacksonville në Florida, SHBA...
Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha në mbledhjen e Këshillit K...
Lideri historik, Sali Berisha nga Foltorja e dytë me shqipta...
Ish kryeministri Sali Berisha ka zbuluar planin që fshihet p...
Ish kryeministri Sali Berisha po mban foltoren e radhës me s...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...