46 ditë protestë/ Mbahet sot tubimi i radhës kundër qeverisë
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Sekretari i shkarkuar i PD, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me një lajm të raportuar dje në media, sipas të cilit thuhet se në mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar, kanë votuar edhe persona që nuk kanë qënë anëtarë.
Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi sulmon ashpër Syri tv, ndërsa shkruan se mashtron me një mentalitet komunist, të denjë vetëm për punonjësit e Sigurimit të Shtetit.
Sipas Bardhit, personi në foto është Gramoz Hazizolli, përfaqësues i denjë i një familje të përndjekurish politik dhe i degës Ura Vajgurore.
Po ashtu, Bardhi sulmon edhe ish-kryeministrin Berisha dhe Kuvendin Kombëtar të PD, të mbajtur në 11 Dhjetor.
Sipas Bardhit, ai ishte një tubim për interesat personale të Berishës.
Gjithashtu Bardhi i bën thirrje Berishës, ?t?i thërrasë burrit të shtetit që kemi njohur të gjithë dhe të pranojë se PD nuk mund të përdoret për interesin e tij personal apo të familjes së tij.?
?Kam marrë sonte me dhjetëra mesazhe nga anëtarë të Këshillit Kombëtar, që shprehin indinjatën ndaj mashtrimeve të paimagjinueshme të medias Syri Tv dhe Syri.net.
Prej disa orësh hedhin baltë përmes shpifjeve ndaj një procesi votimi transparent, të zhvilluar në prani të mediave. Në ndryshim nga tubimi i djeshëm për hallin personal të z. Berisha, ku asnjë media nuk u la të shikonte nga afër procesin dhe asnjë gazetar nuk u lejua brenda për të raportuar në mënyrë të pavarur, PD edhe sot, vendosi të parën transparencën. Në përfundim të procesit, për herë të parë, u lexua e plotë lista e anëtarëve që morën pjesë në votim, ndërkohe që të pranishëm në mbledhje ishin më shumë anëtarë, por disa u larguan për shkak se procesi i diskutumeve dhe i votimit mori një kohë të gjatë.
Syri i zotit Berisha mashtron se në votim ka marrë pjesë një qytetar nga Gjirokastra, që nuk është anëtar i Këshillit. Në fakt personi në foto është Gramoz Hazizolli, përfaqësues i denjë i një familje të përndjekurish politik dhe i degës Ura Vajgurore.
Duke mashtruar edhe për rastin e anëtarit të Këshilit Kombëtar, Gramoz Haziziolli, Syri i zotit Berisha, me një mentalitet komunist, të denjë vetëm për punonjësit e Sigurimit të Shtetit, ka për qëllim të cënojë legjitimitetin e forumit më të lartë vendimarrës të PD, për shkak se zoti Berisha nuk e kontrollon dot këtë forum, siç nuk kontrollon dot as grupin parlamentar, kryesinë, Kuvendin Kombëtar dhe anëtarësinë e PD.
Është koha që zoti Berisha të mos orkestrojë trillime të tilla të ulëta kundër demkratëve që kanë sakrifikuar shumë për të dhe për PD. Është koha që zoti Berisha t?i thërrasë burrit të shtetit që kemi njohur të gjithë dhe të pranojë se PD nuk mund të përdoret për interesin e tij personal apo të familjes së tij.
Pavarësisht qejfmbetjeve, dyshimeve, mosbesimit, demokratët po tregojnë çdo ditë kurajo për të shkuar përpara, për të zgjedhur të ardhmen, për të forcuar PD dhe për ta bërë gati atë si forca që do të udhëheqë vendin.?-shkruan Gazment Bardhi./CNA.al
Ylli Manjani, ka ironizuar Lulzim Bashën, i cili mblodhi sot...
Ish kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi u shpreh se K...
Komisioni i Rithemelimit ka reaguar sërish pas tentativës së...
Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha mblodhi sot në selinë e PD...
Anëtari i Kuvendit Kombëtar të PD-së Çlirim Gjata, komentoi ...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri i sh...
Presidenti Ilir Meta ka treguar arsyet se përse nuk dekretoi...
Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha në mungesë të anëtarëve, e...
Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha mblodhi sot Këshillin Komb...
Eksperti financiar në Floridan e Veriut, Gjergj Lacuku dekla...
Lideri historik, Sali Berisha ka deklaruar se në Këshillin K...
Aktori Julian Deda ka pohuar se nuk ka marrë pjesë në mbledh...
Kreu i Komisionit Zgjedhor në PD Jemin Gjana ka nisur të mas...
Organizatori i Partisë Republikane Amerikane dhe aktivisti i...
Gjatë Foltores me shqiptarët e Jacksonville në Florida, SHBA...
Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha në mbledhjen e Këshillit K...
Lideri historik, Sali Berisha nga Foltorja e dytë me shqipta...
Ish kryeministri Sali Berisha ka zbuluar planin që fshihet p...
Ish kryeministri Sali Berisha po mban foltoren e radhës me s...
Ish kryeministri Sali Berisha po zhvillon Foltoren e parë pa...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...