Erion Braçe del nga kontrolli/ Shpërthen në të shara ndaj qytetarit: B*thq*r, qelbësirë!
Deputeti Erion Braçe është filmuar në hyrje të Kryesisë së...
Deputeti Erion Braçe është filmuar në hyrje të Kryesisë së...
Ish-kryeministri dhe lideri historik i PD, Sali Berisha ka reaguar ashpër pas padisë që Basha ka bërë sot në SPAK, ndaj personave që ishin në Kuvendin e 11 Dhjetorit.
Në një deklaratë, në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, Berisha shkruan se opozita nuk është as vulë dhe as bravë.
Ai thekson se akte të tilla tregojnë se ish lidershipi i PD-së ka prekur fundin e tij politik dhe moral.
Po ashtu ai shkruan se Lulzim Basha ka humbur zgjedhjet, ka humbur qytetarët, ka humbur demokratët, ka humbur delegatët, ka humbur strukturat dhe vetë Partinë Demokratike, por i gënjen mendja se do mund të vazhdojë pazaret dhe marrëveshjet e fshehta me Edi Ramën me vula dhe brava.
Deklarata e plotë:
Opozita nuk është as vulë as bravë!
I tmerruar nga vendimi për shkarkimin me 4446 vota ne Kuvendin e Partisë Demokratike datë 11.12.2021 pengu i Edi Ramës vendosi që me këshillën dhe mbështetjen e pengmarrësit te tij të padisë sot në SPAK vullnetin e mijëra demokrateve të shprehur masivisht kundër tij, si asnjëherë më parë në historinë e Partisë Demokratike!
Ky veprim i dëshpëruar për të kërkuar ndihmë tek Edi Rama dhe falangat e tij në drejtësi provon dhe një herë faqe botës se arsyeja e vetme përse PD kalon prej vitesh nga humbja në humbje është pazari i peng-Bashës me Edi Ramën!
Akte të tilla tregojnë se ish lidershipi i PD-së ka prekur fundin e tij politik dhe moral.
Lulzim Basha ka humbur zgjedhjet, ka humbur qytetarët, ka humbur demokratët, ka humbur delegatët, ka humbur strukturat dhe vetë Partinë Demokratike, por i gënjen mendja se do mund të vazhdojë pazaret dhe marrëveshjet e fshehta me Edi Ramën me vula dhe brava!
Eshtë i pashpresë!
Koha kur kauzat e qytetarëve dhe sakrificat e demokratëve blatoheshin si kurban në altarin e pazareve të tij me Edi Ramën ka marrë fund më dt 11.12.2021! Shqipëria nuk meriton dhe nuk do të ketë kurrë më një opozite dhe pluralizëm fasadë!
Kuvendi Kombëtar, si forumi më i lartë i partisë ka miratuar vulën dhe logon e re të Partisë Demokratike, e cila në vetvete mbart simbolet e 11 dhjetorit 1990. Këto simbole mbajnë historinë, djersën dhe gjakun e mijra demokratëve që kanë sakrifikuar deri në akte sublime për vlerat e lirisë, fjalës dhe konservatorizmit. Këto vlera që ne i kemi mbrojtur dhe vazhdojmë t?i mbrojmë fort, u përballën me forcat e errëta të diktaturës dhe nuk humbën, por u rikthyen më të fuqishme . Aq më pak do mundet ti zhbëjë drejtësia e kontrolluar nga Rama i cili tashmë është rreshtuar fort dhe zellshëm në krah të atyre që me veprime korruptive tentuan të çojnë drejt shkatërrimit Partinë Demokratike.
Karrigethyeri i Edi Ramës dhe gaztorët e tij do marrin përgjigjen përfundimtare nga vota e dhjetëra mijëra demokratëve ne referendumin që do zhvillohet në dt 18.12.2021.
Ftojmë të gjithë demokratët te punojmë bashkë çdo ditë, orë e sekondë deri kur të kemi një Parti Demokratike të vlerave konservatore, më të fortë me te hapur më të bashkuar dhe mbi te gjitha SOVRANE dhe FITUESE!
Komisioni për Rithemelimin e PD-së./CNA.al
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka reaguar në lidhje me ng...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar në...
Deputeti i PD-së, Flamur Noka, i është drejtuar me anë të nj...
Komisioni i Rithemelimit të PD i është kundëpërgjigjur Lulzi...
Përjashtimet dhe lincimet si “armiq” të kujtdo që del kundër...
Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha vijon të thellojë sk...
Lulzim Basha, kryetari i shkarkuar ka paditur sot në SPAK, d...
Kryetari i shkarkuar iPD, Lulzim Basha duket se nuk ka ndërm...
Ish-kreu i degës së PD në Kukës, Ibsen Elezi i ka drejtuar n...
Drejtuesi i grupimit “Dhjetor 90”, Bislim Ahmetaj ka akuzuar...
Pasi Kuvendi Kombëtar i mbledhur në 11 Dhjetor, e shkarkoi n...
Nënkryetarja e shkarkuar e Partisë Demokratike, Grida Duma ë...
Ish-Ministri i Drejtësisë,Ylli Manjani ka ironizuar vendimet...
Aktivistja Evi Kokalari është shprehur se kryetarit të shark...
Sekretari i shkarkuar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...
Nga Monica Crowley “Fox News”Duket se kalimi i SHBA-së nga q...
Sekretari i shkarkuar i PD, Gazment Bardhi ka reaguar në lid...
Ylli Manjani, ka ironizuar Lulzim Bashën, i cili mblodhi sot...
Ish kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi u shpreh se K...
Komisioni i Rithemelimit ka reaguar sërish pas tentativës së...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...