web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kim dhe Hastad në Durrës/ Inspektojnë restaurimin e Kullës së Kalasë

7 Dhjetor 2021, 17:57, Aktualitet CNA

Durrësi ishte një nga qytetet më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, ku u shkatërruan shumë  banesa dhe monumente.

Kulla e Kalasë së Durrësit, e cila u dëmtua pas tërmetit, ka nisur të restaurohet.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ajo suedeze Elsa Hastad kanë inspektuar nga afër procesin e restaurimit të saj.

Puna e restaurimit të Kullës C është mbështetur financiarisht në faza të ndryshme nga Ambasada Suedeze dhe Ambasada e SHBA përmes Programit të Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore.

?Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Kim, së bashku me Ambasadoren suedeze Elsa Hastad, dëshmuan sot përpjekjet për rindërtimin e Kullës së Kalasë së Durrësit. Gjatë një ceremonie për të vlerësuar rindërtimin, ekipet montuan një segment prej 26 tonësh të murit në Kullën C. Kulla u dëmtua ndjeshëm gjatë tërmetit të nëntorit 2019 dhe po rindërtohet pas gati dy vitesh punë të palodhur, stabilizimi dhe kërkimi, hartimi të projektit dhe zhvillimi nga arkitektë, inxhinierë, specialistë dhe punëtorë të ndryshëm.

Puna e restaurimit të Kullës C u mbështet financiarisht në faza të ndryshme nga Ambasada Suedeze dhe Ambasada e SHBA përmes Programit të Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore (AFCP).

AFCP akordoi 800,000 dollarë për të ndihmuar në mbështetjen e katër vendndodhjeve të trashëgimisë kulturore të dëmtuara rëndë nga tërmeti, përfshirë Kullën e Sahatit dhe Teqenë e Dolmës në Kalanë e Krujës, Kullën e Sahatit dhe Murin në Kalanë e Prezës dhe Kullën C në Durrës.

Ne jemi krenarë që ndihmojmë në mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë?, shkruhet në postimin e Ambasadës Amerikane./ A.E-CNA.al





Lajmet e fundit nga