Çështja Toyota Yaris/ Hoxha: Prokurori që ka dosjen në dorë ka ardhur disa herë në Tiranë
Gazetari Artan Hoxha është shprehur se prokurori që ka në do...
Ndërsa shumë vende të botës gjenden në alarm prej frikës së variantit të ri Omicron të koronavirusit, dhe janë duke shtuar masat shtrënguese, në Shqipëri, në mënyrë të pashpjegueshme testimet kanë ardhur në ulje që prej muajit tetor, duke zbritur javën e fundit (30 nëntor -6 dhjetor) në kuotat më të ulta që që orej gati 13 muajsh.
Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, tregojnë se në 7 ditët e fundit, numri i testimeve ra në një total prej 13781 tamponësh, ose në një mesatare ditore prej 1968 testimesh. Krahasuar me javën pararendëse bëhet fjalë për një tkurrje drastike prej 32.4 përqind. Krahasuar me mesataren ditore në shtator, rënie është dyfish më e thellë, prej 61.5 përqind.
Eshtë pikërisht ulja e numrit të tamponëve që ka sjellë dhe reduktimin, thuajse në të njejtën masë, edhe të rasteve të reja, të cilat në total gjatë javës së fundit zbritën në 2152 të prekur, ose në një mesatare ditore prej 307 të infektuarish. Në Shqipëri, një mesatare e tillë ditore ka qenë dhe në fillim të gushtit, por kur ndërkohë testimet ishin më shumë se dyfishi, mbi 4600 në ditë.
E hëna (6 dhjetor) ishte dita me më pak të infektuar, 172, të identifikuar në 27 bashki të vendit: 78 në Tiranë, 16 në Berat, 11 në Vlorë, 10 në Fier, 6 në Durrës, Gjirokastër, 4 në Kamëz, Lushnje, 3 në Lezhë, Kurbin, Vorë, Mallakastër, Përmet, Kuçovë, 2 në Mirditë, Kavajë, Patos, Selenicë, Sarandë, Tepelenë, 1 në Kukës, Has, Krujë, Dibër, Delvinë, Skrapar, Gramsh.
Që ulja e totalit të të prekurve në javën e fundit, ka qenë pasojë, thjesht dhe vetëm e rënies së testimeve, vërtetohet dhe nga fakti që pozitiviteti jo vetëm nuk është ulur, por ka pësuar një rritje të lehtë me 0.2 pikë përqindje, duke u ngjitur në 15.6 përqind, një nivel shumë i lartë. Në Itali, aktualisht llogaritet në pak më shumë se 3 përqind, ndërsa në Francë, mbi 6 përqind. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.
Sa i përket fataliteteve, për të 5-ën javë radhazi ishin në ulje. Gjatë javës së fundit, ato thuajse u përgjysmuan, duke zbritur në 23 viktima. Të hënën u njoftua për 5 humbje jete: një qytetar 81 vjeç nga Berati, tre qytetarë nga Tirana 85-91 vjeç, dhe një 90 vjeçar nga Lushnja. Ato duket se reflektojnë një përmirësim të situatës dhe në spitale, ku numri i pacientëve ka rënë, e po ashtu dhe i atyre që trajtohen në terapi intensive. Sipas të dhënave të fundit të ministrisë së Shëndetësisë, në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar./VOA
Gazetari Artan Hoxha është shprehur se prokurori që ka në do...
Pas urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shte...
Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka paralajmëruar ha...
Presidenti i FIA-s, francezi Jean Todt, ka dërguar një mesaz...
Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, u shpreh se ...
Kur kanë kaluar rreth 10 muaj nga padia për shpifje e depute...
Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset...
Nga Mitro Çela SALSANO PSEUDONIM I MITROS?!Si zakonisht ora ...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekretuar emërimi...
Hipoteka nis verifikimin e pasurive të paluajtshme për të gj...
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, mbledhjen plena...
Ditën e hënë, me datë 20.06.2016, Këshilli i Lartë i Drejtës...
Aksioni i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) vijon aksionin...
Aktivistja Adriana Kalaja, gjatë një komunikimi për mediet, ...
Cikloni që ka përfshirë Shqipërinë ka sjellë reshje të konsi...
Ditën e sotme janë marrë disa masa të reja për parandalimin ...
Moti i keq, me reshje të dendura shiu që ka përfshirë pothua...
Moti i keq, me reshje të dendura shiu që ka përfshirë vendin...
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka shprehur ngushëllim...
Me një kaskadë investimesh në vendet e varfra, Komisioni Eur...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...