Rama nuk ishte në interpelancë/ Berisha: Nuk shkel më në Parlament, s'ia mban
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jash...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jash...
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha, duket se vijon marrëveshjen me kryeministrin Edi Rama.
Edhe pse në Kuvend, bëjnë sikur zihen, mesa duket loja e tyre është e qartë.
Nga njëra anë, Lulzim Basha deklaron se do të ?rrëzojë? regjimin, por në fakt në vend të Ramës, duket se ?betejën? e tij e ka me liderin historik të demokratëve, Sali Berisha.
Detajet që ?nxjerrin zbuluar? Bashën
Së pari, ndërsa të gjithë prisnin që në shtator të fillonte ?beteja? e pretenduar e Lulzim Bashës për rrëzimin e Ramës, në fakt ai me një vendim krejtësisht personal dhe të pakonsultuar me strukturat e partisë, i mbyllur në zyrën e tij, përjashtoi ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD.
Basha i dha një ?thikë pas shpine?, atij që është quajtur ?babai i tij politik?, dhe këtë e justifikoi se nuk mund të dilte kundër amerikanëve.
Më tej, Basha tha se ?nuk kam ndërmend ti vë shkelmin 16 vite bashkëpunim me Sali Berishën?, por vetëm pak ditë më vonë ?lëpiu atë që pështyu?, dhe sulmoi në mënyrë të hapur Sali Berishën, duke thënë se ishte një brinjë e ?Trekendëshit të Bermudës?.
Pra, Basha tha se Rama, Meta dhe Berisha janë ?trekendëshi i Bermudës? dhe se koha e tyre ka mbaruar.
Në fakt u duk qartë se gjithçka ishte një teatër dhe lojë, mes kreut në detyrë të PD dhe kryeministrit Rama.
Këta të dy bëjnë sikur zihen, por i shkelin syrin njëri-tjetrit, duke mbajtur lojën.
Por, përtej sulmit ndaj Berishës ka edhe një tjetër detaj.
Ashtu si në vitin 2017, ku pas marrëveshjes së 17 majit, Basha sulmoi në mënyrë të hapur LSI-në dhe PDIU-në, kreu i PD i është rikthyer sërish ?shushunjave?.
?Asnjë votë për shushunjat. Koha e shushunjave në pushtet merr fund në 25 qershor. Janë bërë xhind, është bërë bishë Ilir Meta. Pse u bë bishë? Sepse e shikonte veten një dorë në bakllava, një dorë në sheqerpare.?-deklaronte Basha në vitin 2017.
Më pas në vitin 2019, Basha mori në ?gji? pikërisht ?shushunjat?.
Pra, rreth 18 muaj pasi Basha tha këto fjali, ai jo vetëm që nuk e mbajti premtimin me të cilin iu drejtua demokratëve dhe mbështetësve të tij, por në shkurt të vitit 2019 nënshkroi marrëveshje pikërisht me ata që i quante ?shushunja?, LSI dhe PDIU.
Tani që pretendohet se po ?lufton? kundër regjimit të Ramës, në fakt duket se po përsëritet 2017 dhe Basha e ka kthyer vëmendjen sërish tek PDIU dhe LSI.
Vetëm disa ditë më parë, Basha nxori Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhin i cili sulmoi hapur PDIU dhe LSI.
Gazment Bardhi, deklaroi se në krah të Berishës është një person që sipas tij ka bërë fushatë për djalin e Aqif Rakipit, deputetin Ornaldo Rakipi.
?Kuvend Kombëtar me ?Qifen? dhe shefin e shtabit të ?Qifes? nuk ka për të pasur?-tha Bardhi.
Nga ana tjetër Bardhi sulmoi edhe LSI, për të cilën tha se se PD i ofroi 15 mandate të sigurta në listë të përbashkët, por kjo e fundit nuk ka pranuar.
CNA.al prej kohësh ka shkruar e raportuar në lidhje me marrëveshjen Rama-Basha, detajet e bashkëpunimit të tyre që prej vitit 2017.
Faktet jo pak herë kanë treguar se mes tyre vijon marrëveshja e 17 majit. Basha mban Ramën në pushtet, ndërsa Rama ndihmon Lulin të mbajë karrigen e kreut të PD. Dhe një detaj i tillë u pa qartë edhe në seancën e 15 nëntorit. Pra, dy ditë më parë.
Ajo që u duk qartë në seancë, ishte loja e Ramës, për të zgjidhur ?hallin e madh? të Lulzim Bashës, atë të liderit që nuk u bë kurrë.
Basha e ka kompleks të madh, faktin që nuk mundi të jetë kurrë lider dhe në seancën e dy ditëve më parë, Rama i dha Lulzim Bashës të gjithë hapësirën për të folur, për të trashë zërin, e për t?u dukur si një ?lider?.
Për më tepër Rama pati edhe një moment, që Rama shtyn ministren Spiropali, e cila po replikonte nga vendi, ndërkohë që fliste Lulzim Basha.
Por, një ditë më parë, në Foltoren e Kuvendit, Lulzim Basha sërish ka tentuar të mashtrojë publikisht demoktratët.
Ai në vijim të teatrit se gjasme është në ?luftë? me Edi Ramën, hodhi një shashkë, që në fakt vetëm sa i erdhi në ndihmë kryeministrit.
Ndërsa në Kuvend u votua buxheti për vitin 2022, Lulzim Basha publikoi një video që u shit në media si një ?bombë?, por që në fakt vetëm sa tërhoqi vëmendjen nga ajo që do të duhej të ishte qendra e debateve.
Në audio-përgjimin në fjalë, kryeministri bisedon me një qytetar në telefon dhe e shan me gjuhën banale. Basha e ka vendosur disa herë atë video që ta dëgjonin deputetët dhe të gjithë shqiptarët.
Në replikën e tij, edhe Rama e pranon vërtetësinë e këtij përgjimi. Por kryeministri i ka kujtuar se kjo audio nuk është e re, por është përdorur vite më parë nga media opozitare pranë PD. (Lexo këtu)
E në fakt, audio-përgjimi i Edi Ramës është publikuar që në vitin 2018. Pra kur kanë kaluar më shumë se tre vjet, Basha e prezanton si diçka të re, duke tentuar të mashtrojë demokratët, por njëkohësisht duke i kthyer ?nderin? Edi Ramës, i cili në seancën e një ditë me parë, tentoi të çlirojë Lulin nga kompleksi i tij.
Pra, detajet flasin vetë, dhe është mjaft e qartë për demokratët dhe shqiptarët se kush i shërben kryeministrit në detyrë./CNA.al
Basha dështon në Kuvend me provat ndaj Ramës
Marrëveshja e radhës/ Rama tenton të zgjidhë hallin e madh të Lulzim Bashës
Zbulohet loja Rama-Basha/ Kreu i PD iu rikthehet “shushunjave”
Ditën e sotme, ora 16: 00, kreu i PD Lulzim Basha ka thirrur...
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka reaguar sot për vr...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij dje në Kuvend ka t...
Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh K...
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në orën 08:30 të mëngjesit...
Presidenti Ilir Meta tha se është shumë krenar që kam krijua...
Demokrati Jamarbër Malltezi rikujtoi deklaratën e Bashës pas...
Anëtarja e Kryesisë së PD në degën lokale të Sarandës, Matil...
Ndonëse nuk ka ende garë të hapur zyrtarisht, Edvin Kulluri ...
Presidenti Ilir Meta e cilësoi si të gabuar aktin e opozitës...
Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur për herë të parë Lul...
Presidenti Ilir Meta ka zbuluar arsyen pse nuk i qëndroi bas...
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se pavarësisht rezultatit ...
Teatri dhe dashuria mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të ...
Projektbuxheti i qeverisë për vitin 2022 është kaluar në sea...
Gazetari Mentor Kikia ka deklaruar se qeveria prodhon frikë ...
Sekretari i Përgjithshëm i FRPD, Grigels Muçollari ka reagua...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Një ngjarje e rëndë, makabër, është regjistruar në Fier, ku ...
Gazetari Robert Papa ka deklaruar se etjet për pushtet po sj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...