Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.
Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.
Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë aktualisht 31 shtretër për 10 mijë banorë dhe 1 mjek për 1 mijë banorë.
Në raportin e organizatës Together for Life theksohet se burimet njerëzore në shëndetësinë shqiptare janë shpërndarë në mënyrë të pabarabartë.
?Përqëndrimi drejt spitaleve të kryeqytetit i gjithë menaxhimit të pandemisë i stërmundoi pacientët nga gjithë vendi si dhe mjekët e kryeqytetit. Monitorimi nxori se mjekët specialistë janë përqendruar në Tiranë dhe Durrës, ndërsa në spitalet e largëta ata janë shumë të pakët? – thotë Denisa Canameti, përfaqësuese e organizatës Together for Life.
Sipas raportit, spitali me më shumë specialistë është ai i Durrësit, ndërsa spitalet me më pak specialistë janë në Dibër, Kukës dhe Gjirokastër.
Spitalet e Kukësit dhe Gjirokastrës kanë mungesë të mjekut infeksionist. Spitalet e Beratit, Dibrës, Elbasanit dhe Kukësit raportojnë praninë e vetëm një pneumologu.
Spitalet e Beratit, Dibrës dhe Gjirokastrës kanë vetëm nga një reanimator, çka e bën të vështirë përkujdesin e specializuar, thuhet në raportin e organizatës Together for Life.
Përqëndrimi i gjithë vëmendjes tek Pandemia Covid prishi sistemin e menaxhimit të sëmundjeve kronike, thuhet në raport. Gjatë pandemisë në spitale janë vënë re pamjaftueshmëria e mjekëve dhe e shtretërve, mungesa e mjediseve të posacme për pacientët me Covid, mungesa e një protokolli të unifikuar për parandalimin e përhapjes së infektimit, një numër i kufizuar i pajisjeve të terapisë intensive dhe respiratorëve, si dhe mungesa e pajisjeve të lëvizshme për frymëmarrjen, që të sigurohej transporti i pacientëve me Covid.
Në raport veçohet se Asnjë spital nuk ka impiant oksigjeni të tijin me qëllim plotësimin e nevojave të rritura dhe sidomos spitali i Kukësit, i cili nuk ka asnjë infrastrukturë për gazrat mjekësorë, çka e bën këtë spital të papërshtatshëm për trajtimin e pacientëve me covid-19.
Në raport theksohet se reduktimi i përhapjes së infeksionit në spital është një nga pikat e dobëta të tyre në menaxhimin e pandemisë Covid 19.
Sipas monitorimit, vetëm 5 spitale kanë krijuar mjedise të ndara për stafin mjekësor dhe pacientët.
Në spitalet rajonale të planifikuar për pavionë COVID, shtretërit ishin të pamjaftueshëm të përballonin numrin e pacientëve, që kishin nevojë për trajtim reanimator.
Monitorimi vërejti se vetëm 5 spitale kishin respiratorët mekanikë të lëvizshëm për transportin e pacientëve drejt spitaleve COVID, dhe këto pajisje nuk i kanë spitalet në Dibër, Lezhë dhe Gjirokastër.
Po ashtu edhe mungesa e ventilatorëve të lëvizshëm e bën të vështirë transferimin e pacientëve në gjendje kritike, ndaj këto spitale, edhe pse të planifikuar për pavione COVID, nisin drejt spitaleve COVID në Tiranë çdo pacient, pavarësisht nga niveli i prekjes së mushkërisë prej infeksionit.
Nga marsi i vitit të kaluar dhe deri sot gjatë 20 muajve nga Covid-19 humbën jetën 2 mijë e 718 qytetarë shqiptarë, edhe janë ende 8 mijë 655 raste aktive me këtë sëmundje./ VOA
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar deklaratat e kryeminist...
Ideja e mRNA e refuzuar 30 vite më parë, sot është bërë tekn...
Avokati i njohur, Sajmir Vishaj, ka dalë me një reagim të fo...
Pas dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së S...
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Alastair King-Smith ësht...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje ...
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar në lidhje me lajmin e publi...
Policia rrugore ka vijuar kontrollet në akset kryesore të ve...
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka pritur ditën e sot...
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për krizën energjit...
Gazetari Bledi Mane ka reaguar në lidhje me lajmin e publiku...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me avionin e rrëz...
Shemsi Prençi, këshilltar i Presidentit Ilir Meta e ka quajt...
Rreth mesditës së sotme mediat publikuan lajmin për shkarkim...
Qytetarët e Shkodrës kanë dalë sot në një protestë kundër rr...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ë...
Tre shkencëtarë kanë fituar Çmimin Nobel në Fizikë për 2021....
Gazetari investigativ Artan Hoxha këtë të martë ka dhënë det...
Një 32 vjeçar është arrestuar nga policia në Pogradec, për v...
Në kuadër të mbledhjes së institutit për “Gratë dhe vajzat n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...