web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nikolla takon kryesuesen e radhës së OSBE-së/ “Do të thellojmë bashkëpunimin për avancimin e reformave”

5 Tetor 2021, 14:20, Aktualitet CNA

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka pritur ditën e sotme kryesuesen e radhës së OSBE-së, Ministrien e Jashtme të Suedisë, Znj. Ann Linde.

Kryetarja Nikolla e falenderoi znj. Ann Linde për mbështetjen që Suedia i dha Kryesisë shqiptare të OSBE-së si edhe vetë Organizatës.

Gjithashtu Nikolla theksoi vazhdimin e bashkëpunimit me OSBE-në për reformat dhe konsolidimin e institucioneve demokratike.

?Shqipëria dhe në mënyrë të veçantë Kuvendi, do të vazhdojnë bashkëpunimin e suksesshëm me OSBE-në për avancimin dhe thellimin e reformave, përmirësimin e standarteve të zgjedhjeve, konsolidimin e institucioneve demokratike, luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, promovimin e qeverisjes së mirë dhe forcimin e shoqërisë civile?, tha Nikolla./ CNA.al





Lajmet e fundit nga