VIDEO-Protestë nga burgu i Pojskës/ E burgosura: Rama jep dorëheqjen
Një e burgosur në burgun e Pojskës është filmuar nga drita...
Një e burgosur në burgun e Pojskës është filmuar nga drita...
Ndonëse turizmi u gjallërua në gjysmën e parë të këtij viti, sërish ai mbetet nën nivelet e parakrizës.
Sipas statistikave të bilancit të pagesave të publikuar nga Banka e Shqipërisë, që mat bilancin e udhëtimeve (shpenzimet që bëjnë të huajt në Shqipëri dhe ato që bëjnë shqiptarët jashtë), shpenzimet e të huajve në Shqipëri arritën në 687 milionë euro në 6 mujorin e parë të vitit, me një rënie prej 20%, ose 167 milionë euro më pak, në krahasim me janar-qershor 2019, që deri tani mban rekordin si viti më i mirë deri tani për turizmin.
INSTAT raportoi se për të njëjtën periudhë në vend hynë rreth 1.7 milionë shtetas të huaj, me një tkurrje prej 21% në krahasim me janar-qershor 2019. Pesha e turistëve nga Kosova u rrit në rreth 50%, nga mbi 30% që ishte në periudhën kur lëvizja ishte normale, duke amortizuar disi mosardhjen e turistëve nga shtetet e Europës Perëndimore e Lindore.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjithsesi hendeku me parakrizën ka filluar të ngushtohet që në tremujorin e dytë të vitit, teksa tkurrja ishte 11.6% në raport me periudhën përkatëse, nga 31% në tremujorin e parë.
Vera ka sjellë një panoramë tjetër për turizmin në vend, duke e tejkaluar nivelin e 2019-s. Të dhënat e fundit nga Tirana International Airport (TIA), nga vijnë një pjesë e konsiderueshme e turistëve nga Europa (përveç rajonit) bënë të ditur se për periudhën korrik-gusht 2021 kanë udhëtuar gjithsej (hyrje-dalje) rreth 983 mijë pasagjerë, me një rritje prej 21.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s, që deri tani kishte qenë viti më i mirë i turizmit. Ndërsa në raport me korrik-gusht 2020, kur vendi po vuante pasojat e krizës, zgjerimi është 76%.
Vetëm në korrik, trafiku i pasagjerëve ishte 9.6% më i lartë se në të njëjtin muaj 2019 (+70% me 2020-n), ndërsa në gusht rritja ishte më e fortë në gati 32% (+82% me të njëjtin muaj të 2020-s).
Vetëm në muajt e verës së këtij viti, shtetet e Bashkimit Europian filluan të hiqnin gradualisht kufizimet e udhëtimit për shtetasit shqiptarë. Ndërsa në 6 mujorin e parë, daljet e shtetasve shqiptarë ishin rreth 36% më të ulëta se e njëjta periudhë e 2019-s.
Si rrjedhojë edhe shpenzimet e shqiptarëve jashtë kanë shënuar një tkurrje të ndjeshme. Ato ishin rreth 400 milionë euro për periudhën janar- qershor 2021, me një tkurrje prej 43% në krahasim me 6 mujorin 2019, ose rreth 300 milionë euro më pak.
Si rrjedhojë e hyrjeve më të larta të të huajve, në raport me daljet e shqiptarëve, bilanci neto i udhëtimeve, që nënkupton valutën që mbetet në Shqipëri, u përmirësua ndjeshëm në gati 290 milionë euro, që është rezultati më i mirë historik që kur raportohen të dhënat në 2008-n./Monitor
Ndërtuesit parashikojnë që rritja e çmimeve do të vazhdojë, ...
Ditët e fundit në Shqipëri ka një rritje të rasteve të reja ...
Tom Maples shpenzoi pesë ditë dhe gati 7,000 dollarë për t’u...
Hapja e tregjeve dhe heqja e masave kufizuese kanë ndikuar p...
Emigrantët kanë sjellë tek të afërmit e tyre mbi 340 milionë...
Importet e frutave dhe arrave të ngrënshme (ku një pjesë të ...
Dhoma Amerikane Tregtare, në bazë të raportit të Indeksit të...
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka reaguar për klimën e bizn...
Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku ka dhënë alarmin se po zhdu...
Amnistia që ka propozuar qeveria shqiptare ka në fokus edhe ...
Ministria e Bujqësisë ka dorëzuar një kërkesë në Ministrinë ...
Pandemia Covid-19 i rriti kostot spitalore për ditë qëndrimi...
Prej 2 javësh disa furra në vend kanë rritur çmimin e bukës ...
Çmimet e apartamenteve në Tiranë po shtrenjtohen vazhdimisht...
Sektori bankar ka vijuar rritjen dhe përmirësimin e parametr...
Në tremujorin e dytë 2021 janë miratuar gjithsej 347 leje nd...
Konsumi i pijeve energjike, kafesë dhe pijeve alkoolike ësht...
Nga 1 shtatori ka nisur zbatimi i fazës së tretë dhe të fund...
Në Shqipëri, rikthimi i vdekjeve dhe infektimeve me Covid-19...
Ndonëse të ardhurat nga sigurimet shoqërore në 6-mujorin e p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...