Konferenca dy ditore në Poloni për Rindërtimin e Ukrainës/ Rama mes liderëve pjesëmarrës
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...
Ndërtuesit parashikojnë që rritja e çmimeve do të vazhdojë, madje pritshmëritë e tyre janë më të lartat që nga viti 2016, kur raportohen të dhënat.
Në anketimin që Banka e Shqipërisë zhvillon në kuadër të vrojtimit të bizneseve dhe konsumatorëve, subjekteve të ndërtimit iu drejtua pyetja e mëposhtme: 5. Si prisni të ndryshojnë çmimet që ju do të vendosni gjatë 3 muajve të ardhshëm?
Do të rriten
S?do të ndryshojnë
Do të bien
Balanca e përgjigjeve për këtë pyetje ishte pozitive, në nivelin 12.4, nga 8.6 dhe 10.2 përkatësisht në dy muajt e mëparshëm dhe njëkohësisht niveli më i lartë që nga maji i vitit 2016, kur Banka e Shqipërisë ka filluar të publikojë indeksin. (Sipas metodologjisë së Bankës së Shqipërisë treguesi i balancës merr vlera midis -100 dhe +100. Një tregues mbi 0 tregon për një numër më të madh të përgjigjeve pozitive sesa negative, në një tremujor të caktuar.)
Që prej fillimit të vitit 2020, ndërtuesit presin më shumë rritje të çmimeve sesa ulje të tyre, ndryshe nga periudha e mëparshme, kur balanca ishte negative (shih grafikun: Ndërtimi/Si prisni të ndryshojnë çmimet që ju do të vendosni gjatë 3 muajve të ardhshëm?)
Të dhënat e tjera tregojnë se vitet e fundit, çmimet e apartamenteve në vend, kryesisht kryeqytet, janë shtrenjtuar vazhdimisht.
Çmimi mesatar i një metri katror në kryeqytet në fund të 6-mujorit të parë 2021 arriti në 1102 euro/metër katror, sipas indeksit të ?Keydata Albania?, një publikim nga Çelësi Media Group.
Në krahasim me 2005-n, viti më i hershëm kur ka filluar llogaritja, ky indeks është rritur me rreth 70%. Shtrenjtimi ka vijuar dhe në 6-mujorin e parë të vitit 2021, ku tregtuesi tjetër, ai i çmimeve mesatare reale të shitjes së apartamenteve në Tiranë (që përllogariten në proporcion me numrin e apartamenteve që janë në shitje në një periudhë të caktuar) u rrit me 4.22%, në raport me fundin e 2020-s.
Ndërsa çmimet e apartamenteve janë rritur me ritme shumë më të larta sesa pagat vitet e fundit, konsumatorët pjesa më e madhe e konsumatorëve deklarojnë se nuk kanë në plan që të blëjnë një shtëpi.
Po në vrojtimin e bizneseve dhe konsumatorëve, Banka e Shqipërisë i pyet individët: ?A keni në plan të blini ose të ndërtoni një shtëpi gjatë 12 muajve të ardhshëm (për të jetuar vetë ju, një anëtar i familjes, si shtëpi pushimi, për ta dhënë me qira etj.?? dhe mundësitë e zgjedhjes janë : Po, me siguri; E mundshme; Ka shumë mundësi që jo; Jo; Nuk e di.
Balanca e përgjigjeve është për këtë pyetje është -86, për tremujorin e dytë 2021 (nga -88 në tremujorin e parë), afër nivelit maksimal negativ (prej -100), që tregon një pamundësi të lartë për blerjen e një shtëpie (shiko grafikun e dytë). Nga të 15 pyetjet që bën Banka e Shqipërisë për të matur besimin e konsumatorëve, (ku përfshihet vlerësimi i situatës financiare, papunësisë, pritshmërisë për blerjet e mëdha, prirjet e kursimit, papunësisë etj) kjo është përgjigja që ka balancën më të lartë negative./Monitor
Ditët e fundit në Shqipëri ka një rritje të rasteve të reja ...
Tom Maples shpenzoi pesë ditë dhe gati 7,000 dollarë për t’u...
Hapja e tregjeve dhe heqja e masave kufizuese kanë ndikuar p...
Emigrantët kanë sjellë tek të afërmit e tyre mbi 340 milionë...
Importet e frutave dhe arrave të ngrënshme (ku një pjesë të ...
Dhoma Amerikane Tregtare, në bazë të raportit të Indeksit të...
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka reaguar për klimën e bizn...
Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku ka dhënë alarmin se po zhdu...
Amnistia që ka propozuar qeveria shqiptare ka në fokus edhe ...
Ministria e Bujqësisë ka dorëzuar një kërkesë në Ministrinë ...
Pandemia Covid-19 i rriti kostot spitalore për ditë qëndrimi...
Prej 2 javësh disa furra në vend kanë rritur çmimin e bukës ...
Çmimet e apartamenteve në Tiranë po shtrenjtohen vazhdimisht...
Sektori bankar ka vijuar rritjen dhe përmirësimin e parametr...
Në tremujorin e dytë 2021 janë miratuar gjithsej 347 leje nd...
Konsumi i pijeve energjike, kafesë dhe pijeve alkoolike ësht...
Nga 1 shtatori ka nisur zbatimi i fazës së tretë dhe të fund...
Në Shqipëri, rikthimi i vdekjeve dhe infektimeve me Covid-19...
Ndonëse të ardhurat nga sigurimet shoqërore në 6-mujorin e p...
Tingëllon pak paradoksale, por pesha e pesha e industrisë ag...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...