Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Zgjedhjet e 25 prillit i “dhuruan” kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë socialiste mandatin e tretë qeverisë, duke e lënë PD dhe LSI edhe për katër vite të tjera në opozitë.
Por ndonëse qytetarët zgjodhën emrin që ata dëshironin për përfaqësim, 5 deputetë kanë dhënë dorëheqjen nga mandati pa nisur detyrën.
Sesioni i ri parlamentar do të mblidhet në 10 shtator, ku seanca nuk do të drejtohet më nga Gramoz Ruçi. Ky i fundit dha dorëheqjen e tij nga mandati i deputetit në mbledhjen e Kongresit të PS duke deklaruar se nuk do të jetë më pjesë e asnjë funksioni politik. Ai tha se ka 30 vjet në politikë dhe ka ardhur koha që t?i japë fund kësaj maratone, duke premtuar se do vazhdojë të jetë një socialist i denjë dhe një gjysh i përkryer për mbesën dhe nipërit.
“Kur unë nisa këtë rrugëtim, 5-vjeçarët e 1990 sot janë 35 vjeç dhe janë këtu mes nesh, kur unë fillova këtë rrugëtim, 10-vjeçarët e 1990 sot janë 40 vjeç dhe janë këtu mes jush. Kur unë nisa këtë rrugëtim adoleshentët 15-vjeçarë sot janë 45 vjeç dhe janë këtu mes nesh, janë bërthama e Partisë Socialiste. Kam kaluar shumë sfida, jemi rrëzuar, ngritur e ringritur. Mirëpo sot ka ardhur koha që unë t?i jap fund kësaj maratone time 30-vjeçare. I falenderoj të gjithë socialistët e Fierit që më dhanë mandatin, që nuk do e mbaj më. Nuk do të kem ambicie për të qenë në asnjë organ ekzekutiv të partisë time që më ka dhënë kaq shumë në këto vite. Falenderoj Fatos Nanon dhe Edi Ramën që unë e kam pasur privilegj të jem bashkëpunëtor i tyre. Të falenderoj me gjithë zemër çdo socialist, se ata kanë qenë mbështetja për mua.Të falenderoj bashkëshorten time, vajzën time, djalin tim, të cilëve u kam krijuar shumë shqetësime në këto 30 vite politikë. Do të jem dhe do të ngelem një socialist i denjë dhe një gjysh i përkryer për mbesën dhe nipërit e mi”, u shpreh Ruçi.
Partia Socialiste mori 9 mandate në qarkun e Fierit, ndaj me dorëheqjen e Ruçit, mandati do t?i kalojë Mirela Pitushit, e cila ka arritur të sigurojë më shumë vota nga kandidatët që nuk arritën të ishin në listën fituese.
Një tjetër emër që deklaroi dorëheqjen ishte edhe Tom Doshi, ish kreu i PD-së. Pas shpalljes së rezultatit nga ana e KQZ, ku partia e Doshit mori 4 mandate, ai deklaroi dorëheqjen nga të gjitha funksionet politike. Përmes një letre të drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ai shkruan se vendimi është i parevokueshëm dhe kërkon që ta zëvendësojë mandatin e tij me të një tjetri.
Shefja e Infektivit Najada Çomo ështe një tjetër emër që dha dorëheqjen nga mandati. Ishte vetë kryeministri Edi Rama, ai i cili pak ditë më parë bëri me dije se Çomo i kishte komunikuar dorëheqjen për të vijuar punë tek Spitali i Infektivit, në një kohë kur rastet e reja të infektimeve kanë pësuar një rritje.
Vendin e lënë bosh nga Najada Como sipas Kodit Zgjedhor pritet që ta zërë Mimi Kodheli.
Një tjetër emër që nuk do ulet në Kuvend në datën 10 shtator është edhe Mark Marku. Ky i fundit pak ditë më parë dha dorëheqjen nga mandati i fituar në qarkun e Lezhës, duke akuzuar Lulzim Bashën si përgjegjës për humbjen në zgjedhje.
?U largova pasi nuk kisha përputhje me drejtimin e Partisë Demokratike?, u shpreh Marku.
Vendi i lënë bosh prej tij pritet të zëvendësohet nga Elda Hoti, “tradhtarja 0” e Monika Kryemadhit e cila u strehua tek Basha.
Ndërkohë që sot një tjetër deputet i Ramës dha dorëheqjen.
Lefter Koka ka hequr dorë nga mandati i deputetit të PS në Durrës. Ai njoftoi përmes një statusi në rrjetet sociale se vendimi i tij i është njoftuar KQZ dhe Kuvendit teksa thekson se e ka përmbyllur ciklin e tij politik.
Për Kokën, rrugëtimin politik do ta vijojnë bashkëpuntorët që e bënë fitues për vite me radhë./CNA.al
Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim i ka uruar mirëseardhj...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se së shpejti do të ri...
Janë raportuar emrat e anëtarëve të rinj të Kryesisë, është ...
Një tjetër deputet i PS ka dhënë dorëheqjen nga mandati. Për...
Dy ditë më parë, në 30 gusht, Partia Demokratike mblodhi Kës...
Mund të duket disi ekstreme, ndoshta nxitje e një “urrejtje”...
Nikollë Lesi, ka radhitur emrat e ministrave të cilët mund t...
Angela Merkel, kancelarja gjermane, do të vizitojë për herë ...
Një ditë para shpalljes së emrave të qeverisë Rama 3, Eurone...
Ndoshta duket si teprim, paksa agresive, por është e vërtetë...
“Çdo forcë politike tregon pjekurinë e vet pikërisht në kët...
Në një akt të paprecedentë, të pandodhur më parë në 30 vite ...
Ish-nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha ka komentuar dekla...
Shefja e Infektivit, Najada Çomo, ka dorëzuar sot dorëheqjen...
Jonila Godole, sapo i është dhuruar një karrige në PD, ka da...
Zërat kundër kreut të PD-së Lulzim Basha, brenda selisë së b...
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, tha se Bas...
Ditën e sotme është njoftuar se më datën 10 Shtator do të mb...
Ish-presidenti dhe ish-kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë ...
Ish-presidenti Bujar Nishani, në një intervistë për CNA.al k...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...