Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ish-presidenti dhe ish-kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani në një intervistë për CNA.al, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike në PD.
Ish-presidenti Nishani ndërsa ka komentuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, ditën e hënë, ka theksuar Basha, thjeshtë vijoi aktet e tij për të denigruar më tej Partinë Demokratike.
Sipas Nishanit që pas 25 prillit, ka pasur një agresion për të kapluar çdo qelizë të PD, nga një njeri që sipas tij po i sjell dështime të njëpasnjëshme.
Po ashtu, Nishani e ka cilësuar si fiktiv votimin në Këshillin Kombëtar, ndërsa shtoi se në PD nuk ka garë, dhe nuk kishte zgjedhje midis kandidaturash për një post të caktuar.
Më tej, ai ka dekaruar se Partia Demokratike është marrë peng në funksion, sipas tij, të një projekti për nxjerrjen e saj nga skena politike.
Sipas Nishanit, sot është evidente ekzistenca e një projekti të së majtës për të rikthyer një sistem politik monist duke patur si fasadë disa parti të tjera por që nuk kanë kurrfarë force politike.
?PD është marr peng në funksion të një projekti për defaktorizimin e saj dhe dalëngadalë nxjerrjen nga skena politike. Eshtë evidente sot ekzistenca e një projekti të së majtës për të rikthyer një sistem politik monist duke patur si fasadë disa parti të tjera por që nuk kanë kurrfarë force politike. Eshtë agresioni më i madh e më i mireorganizuar i sa majtës për asgjesimin e së djathtës që prej vitit 1992.
Natyrisht që mos prisni të bëhet me metodat enveriste por të sofistikuara e korruptive?-tha Bujar Nishani.
Gjithasthu ai komentoi edhe zërat për një bashkëqeverisje të mundshme mes Ramës dhe Bashës.
Sipas Nishanit bashkëqeverisja ka nisur prej kohësh, ndërsa numëroi edhe një sërë faktesh që sipas tij vërtetojnë bashkëqeverisjen Rama-Basha.-raporton CNA.al.
Më poshtë intervista e plotë:
Për fat të keq të Partisë Demokratike së pari, por edhe për vetë sistemin politik në Shqipëri, që pas humbjes së rëndë të 25 prillit, kjo parti është keqtrajtuar, keqpërdorur dhe denigruar përmes akteve të shëmtuara inicuar nga kryetari në detyrë i PD.
Që pas 25 prillit kemi parë një maskaradë politike me të ashtuquajtura proçese zgjedhore. Thjesht ka patur një agresion për të kapluar çdo qelizë të saj si peng i një njeriu që prej 8 vitesh veçse e fundos thellë e më thellë në pusin e dështimeve atë oseri që duhet të ishte sot shpresa e madhe e shqiptarëve.
Kjo gjë jo vetëm nuk i bën aspak përshtypje L. Bashës por po del gjithmonë e më shumë në dritë të diellit, misionin e lig për tkurrjen, zvogëlimin dhe kthimin e asaj force politike në një mekanizëm formal pa peshë politike dhe aspak kërcënuese për rregjimin që ka marr sot peng Shqipërinë.
Eshtë hera e parë pas 30 vitesh që nga krijimi i asaj partie që evente të tilla madhore si Kuvendi Kombëtar, zgjedhja e Këshillit Kombëtar apo e Kryesisë nuk ngjall kurrfarë interesi për opinionin publik. Kjo për një arsye kryesore. Sepse askush sot nuk sheh tek PD forcën për të imponuar ndikim politik në zhvillimet politike apo vendit në tërësi.
Pas 25 prillit PD duhej të kishte hyrë në proçese të thella reflektimi, analize, transformimi, ristrukturimi e modernizimi.
Por kryetari në detyrë dhe përgjegjësi kryesor i kësaj situate ka krejt tjetër axhendë nga ajo që kanë nevojë sot PD, sistemi politik tek ne dhe dinamika e vendit në tërësi.
Ndaj nuk ka ndonjë vlerë për tu shqetësuar se kush është përjashtuar e se kush është emëruar. Problemi i madh sot është projekti i importuar në PD për defaktorizimin e saj politik.
Atje ku nuk ka minimumin e transparencës dhe respektin procedurial është e pamundur të gjykosh për efektivitetin dhe drejtësinë e atij proçesi. Por një fakt është evident dhe i pakundërshtueshëm. Nuk kishte kurrfarë gare. Nuk kishte zgjedhje midis kandidaturash për një post të caktuar. Që nga ky fakt çdo gjykim tjetër është i paracaktuar nga fiktiviteti.
Po përsëri problemi është tek kriza që veç thellohet, nuk vjen asnjë zgjidhje. Kjo është përgjegjësi e rëndë e autorëve të kësaj krize të rëndë.
PD është marr peng në funksion të një projekti për defaktorizimin e saj dhe dalëngadalë nxjerrjen nga skena politike. Eshtë evidente sot ekzistenca e një projekti të së majtës për të rikthyer një sistem politik monist duke patur si fasadë disa parti të tjera por që nuk kanë kurrfarë force politike. Eshtë agresioni më i madh e më i mirëorganizuar i sa majtës për asgjësimin e së djathtës që prej vitit 1992.
Natyrisht që mos prisni të bëhet me metodat enveriste, por të sofistikuara e korruptive.
Bashkëqeverisja ka nisur prej kohësh. Mos prisni të kemi qeveri të përbashkët se nuk ka ndonjë interes Edi Rama për atë.
Ju do të thoni, po si është bashkëqeverisja atëhere?
Po a ju la i gjithë Parlamenti në dorë Edi Ramës e ky bëri çfarë deshi me Kushtetutën, Ligjin Zgjedhor, organet e drejtësisë. Opozita asnjë reagim!
A nuk është bashkëqeverisje kjo?
A nuk ju fal i gjithë pushteti lokal Edi Ramës e opozita asnjë reagim veç retorikës boshe?
A nuk ju çertifikua masakra elektorale Edi Ramës, duke njohur parlamentin, qeverinë e cdo gjë tjetër produkt i asaj masakre?
A nuk është kjo gjë të qënit NJË?
Pra bashkëqeverisja ka nisur prej kohësh e do vijojë, sigurisht!
Unë nuk e di nëse do të ndizen ndërgjegje të tjera civile e qytetare brenda strukturave zyrtare të PD. Ajo është çështje vullnetesh dhe emancipimi shoqëror.
Z. Marku kreu një akt përgjegjshmërie politike. Zgjodhi denoncimin politik përmes largimit nga privilegji. Për hir të së vërtetës z. Marku ka qenë përherë antikonformist në qasjen e tij publike, shoqërore e politike.
Ai në fakt është një vendim personal që nuk dëmton asnjë demokrat përveçse tenton të sensibilizojë ndërgjegjen dhe përgjegjësinë politike e qytetare të çdo demokrati.
Z. Marku as nuk e mori me vete mandatin, as nuk e transferoi atë tek kundërshtari politik.
E la tek grupi parlamentar i PD. Fakti që mandati i tij u përfitua nga një deputete që injoroi vendimin politik të djegies së mandateve legjislaturën e kaluar si dhe vjen nga një parti e majtë nuk është përgjegjësi e z. Marku, por e L. Bashës që e ka futur në listën e PD atë deputete.
Gjithsesi, në fund mund të them që mua më vjen mirë që z. Marku u bashkua me gjykimin tim që prej kohësh i kam cilësuar si ?maskaradë? lëvizjet e imponuara brenda PD pas 25 prillit./CNA.al
?Ky është një mision i lig?/ Bujar Nishani zbulon projektin politik të Lulzim Bashës
Bujar Nishani ?shuplakë? Bashës/ Tregon prapaskenat e Këshillit Kombëtar
?PD do nxirret nga skena politike?/ Bujar Nishani tregon faktet e bashkëqeverisjes Rama-Basha
Ish-Presidenti komenton dorëheqjen e Mark Markut/ Është përgjegjësi e Bashës
Ish-presidenti Bujar Nishani, në një intervistë për CNA.al k...
Ish-presidenti Bujar Nishani, në një intervistë për CNA.al k...
Ditën e hënë, në 30 gusht, Partia Demokratike mblodhi Këshil...
Ish-presidenti dhe ish-kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, B...
Partia Demokratike, kryetari i saj Lulzim Basha, pas zgjedhj...
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili është shprehur mjaft ishqet...
Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh K...
Fatbardh Kadilli, teksa ka komentuar emërimet për kryesinë e...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Aldo Bumçi shpreh...
Pasditen e sotme, presidenti Ilir Meta, ka publikuar një fot...
Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh K...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për BBC me gazetarin...
Anëtari i ri i Kryesisë së PD, Gert Bogdani ka komentuar dor...
Lulzim Basha ka vërsulur sot sekretaren e re, për të Përndje...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka inspektuar disa prej shko...
Jonila Godole, një ditë më parë u zgjodh Sekretare për të Pë...
Partia Demokratike ka zgjedhur Kryesinë e saj të re. Basha i...
Sekretarja e re në PD për të përndjekurit politikë, Jonila G...
Edhe pse votimi është mbyllur dhe rezultati është në duart e...
Partia Demokratike, një ditë më parë ka zgjedhur kryesinë e ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...