Bashkëqeverisje Rama-Basha?/ Kadilli zbulon se çfarë pritet të ndodhë në shtator
Fatbardh Kadilli, teksa ka komentuar emërimet për kryesinë e...
Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka komentuar votimin e kryesisë së re të PD dje, ku ai vetë u skualifikua pasi arriti të marrë vetëm 39 vota.
Në një intervistë për CNA.al, ai u shpreh se votimi ishte fiktiv pasi 2/3 ishin emërime të paracaktuara nga Basha.
Sipas tij Basha nuk lejoi hapësirë as për kritikët dhe as për rivalët.
Ndërkohë që sa i përket zërave për një bashkëqevrisje të mundshme Rama-Basha në shtator, Kadilli tha se nëse kjo ndodh do të ishte një katastrofë politike për PD.
PD mbylli mbrëmjen e djeshme zgjedhjet për strukturat e reja të partisë, ku ajo që ra në sy ishte skualifikimi juaj, si një kritik i fortë i Bashës dhe emërimi apo shtimi i disa sektoreve për mbeshtetësit e tij. A keni një koment për këto zgjedhje?
Kryesia është mesazhi që jep Kryetari i Partisë. Dha dy mesazhe të gabuara. E filloi me shtimin e pakuptimtë të funksioneve. Kryesia do ketë rreth 40 e më shumë anëtarë. Vetëm sekretarë janë 12.
Shtoi dhe dy nënkryetarë. Shtimi i anëtarëve bëhet që të reltivizohet pesha dhe mbledhjet bëhen jo produktive.
Të njëjtën gjë bëri me Këshillin. Dikur këshilli Kombëtar kishte 100 anëtar. Më 2014 e bëri 150 plus deputetet dhe të tjerë shkonte në mbi 200 anëtarë. Me 2018 e bëri 220 plus mbi 100 ex-ufficio dhe shkonte 350. Tani e ka afër 500. Salla ku mblidhet këshilli nuk i nxinte dot as gjysmën. Rrinin në këmbë dje. Ngjante si takim elektoral. Duhet të shkosh një-dy orë para nëse do të kapesh ndonjë vend ulur. Mesazhi tjetër i gabuar është mënyra e zgjedhjes së forumeve. Këshilli Kombëtar pa asnjë verifikim vote, aq sa nga 330 që duhet të votoheshin, shpallen fitues 338. As nuk i kishin numëruar mirë. Dhe Kryesia u zgjodh pa kandidaturë alternative. Më shumë se 2/3 janë emërime të Bashës të pavotuar.
Pra, zmadhim numrin e anëtarëve për të ulur peshën politike dhe nuk bëri zgjedhje por emërime.
Por, më e rënda është që nuk lejoi hapsirë as për kritikët dhe as për rivalët. Del dhe flet se do zgjeroj bashkëpunimin me qytetarët dhe largon kritikët dhe rivalët. Kjo e bën të pabesushëm si në çdo gjë.
A mendoni se votimi ishte fiktiv, pra emrat ishin parapërcaktuar nga zoti Basha?
E përsëris. 2/3 janë emër ime. Janë 4 nënkryetarët, 12 sekretarët, 4 drejtuesit e komisioneve zgjedhore, etikës, financave, shto dhe zëdhënësin dhe sekretarin e marrëdhënjeve me jashtë bashkë me drejtuesit e forumeve partnere bëhen 25-6 anëtare nga 40 që ka kryesia që nuk janë votuar por emëruar. Të tjerat nuk kanë më rëëndësi.
Çfarë pritet të ndodhë me PD në vijim?
Nuk di. Unë di çfarë do bëj unë dhe njerëzit si unë. Ne do bëjmë opozitë. Opozita nuk është ekskluzivitet as i Bashës as i forumeve. Opozitar është ai që vendos vetë të jetë opozitar, jo ai që vendos Basha.
Të shumtë janë zërat se në shtator, me nisjen e sesionit të ri parlamentar do kemi një bashkëqeverisje Rama-Basha. Sa e mundur është kjo sipas jush?
Lus Zotin që jo. Do ishte katastrofe politike për PD.
Fatbardh Kadilli, teksa ka komentuar emërimet për kryesinë e...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Aldo Bumçi shpreh...
Pasditen e sotme, presidenti Ilir Meta, ka publikuar një fot...
Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh K...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për BBC me gazetarin...
Anëtari i ri i Kryesisë së PD, Gert Bogdani ka komentuar dor...
Lulzim Basha ka vërsulur sot sekretaren e re, për të Përndje...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka inspektuar disa prej shko...
Jonila Godole, një ditë më parë u zgjodh Sekretare për të Pë...
Partia Demokratike ka zgjedhur Kryesinë e saj të re. Basha i...
Sekretarja e re në PD për të përndjekurit politikë, Jonila G...
Edhe pse votimi është mbyllur dhe rezultati është në duart e...
Partia Demokratike, një ditë më parë ka zgjedhur kryesinë e ...
Të gjithë ata që mendonin që Lulzim Basha do të fillonte bet...
E folur shpesh në media, se ekziston me kohë të pjesëshme, p...
Kush ka menduar se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste...
Lulzim Basha announced on the weekends the names he will hav...
City News Albania, (CNA.al) duket se tashmë me profilin e fo...
Në mesazhin ku njoftoi ikjen nga LSI, Luan Rama nuk i kurseu...
Kreshnik Spahiu ka komentuar zgjedhjet e brendshme në Partin...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...