web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

CNA.al media më e besueshme pranë Opozitës

31 Gusht 2021, 09:49, Politikë CNA

City News Albania, (CNA.al) duket se tashmë me profilin e fortë opozitar dhe me raportimet konfidente ka treguar se është media më e besueshme për burimet e saj pranë Opozitës.

CNA.al gjatë gjithë javës, me një strategji të mirëmenduar mediatike ditë pas dite, nga burime të mirëkonfirmuara dhe zyrtare të Partisë Demokratike tregoi se çfarë do të ndodhte.

CNA.al paralajmëroi e para mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Përpara se Gazment Bardhi ta bënte këtë njoftim publik për mediat.(Lexo këtu)

Gjithashtu CNA.al ditë pas dite zbardhi një e nga një emrat e nënkryetarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm, megjithëse kishte ende një betejë midis Rushajt apo Gazment Bardhit.

CNA.al konfirmoi një e nga një emrat. Enkelejd Alibeajn, Jorida Tabakun, por edhe Grida Dumën, e cila u zbardh në momentet e fundit.

Gjithashtu CNA.al raportoi për sekretariatin. Për emrat e rinj të Kryesisë, për përmbysjet që do të ndodhnin dhe veprimet e fundit të Lulzim Bashës për të pasur një kontroll të fortë mbi partinë, e cila do të fillonte nga emërimet. Dhe pikërisht kështu ndodhi. Basha emëroi të plotë sekretariatin, nënkryetarët dhe zgjodhi vetëm një pjesë të vogël të Kryesisë, prej 10 anëtarësh, nga një listë përfaqësuese e burrave dhe vetëm pesë zonja, vetëm për të respektuar kuotën gjinore.

Pjesa tjetër ishin të emëruar nga vetë Lulzim Basha.

Asnjë prej tyre nuk është një emër që vjen si risi, si një e re apo si një vlerë e shtuar e Kryesisë. Përjashto emrin e Fitim Zekthit, i cili duket se është për herë të parë anëtar i Kryesisë së PD-së dhe nga burimet zyrtare të CNA.al ka më shumë vota sesa pritej. Jo për shkak të meritës për ti mbledhur ato vota, por për shkak të kontrollit që është bërë në sallë nga Gazment Bardhi dhe Lulzim Omuri, duke i dhënë vota shtesë gjatë procesit të numërimit.

Nga të dyja grupet, CNA.al ka mundur të sigurojë materiale ekskluzive në lidhje me procesin e numërimit, por gjithësesi tashmë ai është mbyllur. Pritet dalja e Jemin Gjanës, i cili ka për të konfirmuar të gjithë emrat që ne i kemi raportuar një natë më parë.

Menjëherë pas mbylljes së procesit, deri në orët e para të mëngjesit të datës 31 gusht, ne zbardhëm fillimisht 15 emrat me më shumë vota të dala nga Këshilli Kombëtar. Më pas 10 prej tyre, të cilët do të ishin pjesë e Kryesisë.

Ajo që bie në sy është fakti se Lulzim Basha ka kërkuar të mbajë nën kontroll të gjithë informacionin në lidhje me strukturat që do të nxirrte, për të krijuar lajm, për të rritur pritshmëritë. Por, në fakt CNA.al duke qënë afër tij, pranë tij, në zyrën e tij, rrethi kudo ku ai shkon si një media me një profil të fortë opozitar, por mjaft kritike ndaj Lulzim Bashës. Duke e ndihmuar këtë të fundit që të ndryshojë, të reflektojë. Megjithëse shpesh ka ndodhur e kundërta.

Por, ne do të ecim përpara, ashtu siç e kemi sloganin tonë ?Pa censurë?, duke shkruar dhe raportuar në mbështetje të Opozitës, por jo të kryetarit të saj, i cili është pengmarrësi në fakt, i Partisë Demokratike.

Dhe në një ?luftë? të hapur me Qeverinë, duke raportuar dhe denoncuar këtë të fundit.

Tashmë CNA.al me një strategji të mirëmenduar, këtë javë, edhe një herë tregoi se është media më e mirëinformuar dhe me burimet më të sakta pranë Opozitës. Këtë e treguan raportimet e kësaj jave, në lidhje me zgjedhjet në strukturat e Partisë Demokratike./CNA.al

Pas Kuvendit, zbulohet lëvizja e radhës e Bashës/ Ja kur mblidhet Këshilli Kombëtar

Basha kthehet nga Hollanda/ Mbledh Këshillin Kombëtar dhe shkel statutin e PD

Lista e plotë/ Anëtarët e rinj të Kryesisë së PD, kush iku dhe kush mbeti

Kryesia e re e PD/ Zbulohen votat, si u ndëshkuan kritikët e Bashës

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar/ Çfarë pritet të ndodhë, cili është ekipi i Bashës

Faktet/ Ekipi i lodhur i Lulit ka rënë nga kategoria

Zbulohet nënkryetari i katërt i PD

PD zgjedh kryesinë/ Zbardhen emrat e listës fituese të grave

Zgjedhjet në PD/ Ja, 10 anëtarët e rinj të kryesisë

Basha gati ekipin e ri/ Zbulohen lëvizjet në PD, çfarë pritet të ndodhë nesër

CNA.al zbulon nënkryetarin e tretë të PD dhe zyrtaren e re të Bashës

Lëvizjet e fundit në PD/ Rushaj dhe Tabaku nënkryetarë, Bardhi ruan postin

Basha gati ekipin e ri/ Zbulohen lëvizjet në PD, çfarë pritet të ndodhë nesër





Lajmet e fundit nga