Ndërprerja e energjisë në Maternitetin e Durrësit/ Spitali Rajonal sqarim publik
Spitali Rajonal Durrës ka reaguar pas situatës së krijuar ...
Spitali Rajonal Durrës ka reaguar pas situatës së krijuar ...
Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar me tone mjaft të forta, pas mbledhjes së djeshme të Këshillit Kombëtar të PD-së,
Në një postim në rrjetet sociale, Nishani shkruan se Basha ka future në kurth PD-në dhe se mbledhja e djeshme tregoi qartë se kush është misioni i tij.
?L. Basha dje e njohu edhe zyrtarisht Parlamentin që doli pas masakrës elektorale dhe po e kthen PD kokëulur e të rrënuar në atë parlament të turpit, ekzaktësisht atje ku e dorëzoi 2 vite më parë, në shkurtin e 2019.
Edi Ramën Kryeministër, PS në maxhorancë solide me 74 + 3 mandate, demokratët të nëpërkëmbur, dhunuar e varfëruar edhe më shumë akoma.
Sot, pas rikthimit të grupit parlamentar të PD, dy vite pas, në të njëjtin Parlament turpi, dominuar nga produkti i krimit elektoral dhe krimi i rrugës, ka dalë në dritën e diellit qëllimi dhe misioni i vërtetë i L. Bashës me atë kurth ku e futi Partinë Demokratike, dy vite më pare.?-shkruan ndër të tjera Bujar Nishani, i cili dje u hoq nga Kryetar i Këshillit Kombëtar te PD.
Gjithashtu ai shkruan se “Tani, L. Basha nuk flet më asnjë fjalë për mobilizimin e popullit por na tregon se përballë kemi veç një ?pakicë të korruptuar? me të cilën do të bëjë ca kompromise ?për të mirën e vendit? !
Demokratët nuk kanë pse ndihen të tradhëtuar nga kjo, sepse ky është misioni i L. Bashës.
Demokratët janë thjesht të mashtruar për të disatën herë prej L. Bashës.
Ky është modeli politik i tij.”
Postimi i plotë:
Sot, pas rikthimit të grupit parlamentar të PD, dy vite pas, në të njëjtin Parlament turpi, dominuar nga produkti i krimit elektoral dhe krimi i rrugës, ka dalë në dritën e diellit qëllimi dhe misioni i vërtetë i L. Bashës me atë kurth ku e futi Partinë Demokratike, dy vite më parë.
Për ta kuptuar atë mision mjafton të shohësh se si E. Rama jo vetëm e mori plotësisht në kontroll Parlamentin por mundësoi shndërrimin e Kushtetutës së vendit si një statut të Partisë Socialiste, kthimin e Kodit Zgjedhor si një manual të Këshillit të Ministrave, sistemin e drejtësisë në një mjet shantazhi politik, shtetin shqiptar në një karikaturë fyese.
Kjo dhuratë për Edi Ramën do ti kushtojë politikisht PD dhe të djathtës politike në Shqipëri në 50 vitet e ardhëshme (nqs nuk do të mundësohet një uragan politik popullor).
Dje, L. Basha e harroi ?Rregjimin e Masakrës? dhe artikuloi ?Pakicën e Korruptuar?.
Dmth, demokratët dhe shqiptarët në tërësi nuk kanë më përballë një Rregjim Masakre por një Pakicë të Korruptuar, që L. Basha do ta rrëzoi lehtë !
Shumica e demokratëve do të ndihen të tradhëtuar nga ky devijim i shpejtë i L. Bashës nga sa u thoshte pak muaj më parë se ; ?nuk do ti njohë kurrë këto zgjedhje??se do të mobilizojë popullin për ta rrëzuar një orë e më parë këtë rregjim?
Tani, L. Basha nuk flet më asnjë fjalë për mobilizimin e popullit por na tregon se përballë kemi veç një ?pakicë të korruptuar? me të cilën do të bëjë ca kompromise ?për të mirën e vendit? !
Demokratët nuk kanë pse ndihen të tradhëtuar nga kjo, sepse ky është misioni i L. Bashës.
Demokratët janë thjesht të mashtruar për të disatën herë prej L. Bashës.
Ky është modeli politik i tij.
Sa herë të tjera do të pranojnë demokratët të mashtrohen nga L. Basha, kjo mbetet për tu parë.
Sado që L. Basha tenton ta zbusë, rrumbullakosë apo relativizoi të keqen që ka kapluar shqiptarët, nuk ka për ta përmbushur dot kripto/shërbimit e tij malinj ndaj atij rregjimi.
Shqiptarët nuk kanë kurrfarë dyshimi se mbi krye nuk kanë thjesht një Pakicë të Korruptuar (siç thotë L. Basha) por një Rregjim të Inkriminuar me tipare të qarta të Mafies.
Problemi për shqiptarët sot është asgjesimi ditë pas dite i mekanizmit që mundëson rrëzimin e Rregjimit.
Opozitës !
Koha dhe proçeset vijuese do të shpjegojnë për shqiptarë se përse L. Basha kryen këtë mision.
Amnistia politike që L. Basha tenton ti bëjë rregjimit të Edi Ramës është e pafuqishme, si politikisht ashtu dhe moralisht, por padyshim diskretituese për të personalisht.
L. Basha nuk le rast pa treguar se nuk ka asnjë interes për ta bërë PD një Shtëpi të madhe të Lirisë, përpos për ta poseduar atë veç si një zyrë personale.
Pasi shpiku një Këshill Kombëtar me 500 anëtar, kontradikta më absurde në logjikë politike, (ndërsa anëtarësia zvogëlohet, numërat në institucione përfaqësuese rriten), konstaton me trishtim se si nga lista e kandidatëve për Këshillin Kombëtar u lanë jashtë atij akademikë, drejtues të suksesëshëm të strukturave lokake, persona me influencë e integritet në komunitete.
Përçmimi politik i L. Bashës ndaj emrave të tillë si Prof. Adriana Gjonaj, legjendës Agustin Kola, Dr. Alfred Gega, Dr. Almiro Gurakuqi, Arben Ristanit, Edith Harxhit, kuratorit Ardian Isufi, tenorit Rudi Sata, Armand Telitit, gazetarit Çelo Hoxha, Eduard Kelmendit, shkrimtarit Erald Kapri, Flamur Gjymyshkës e Flir Moshos, Prof. Gjok Uldedajt, Hekuran Hoxhallit e Hysen Osmanit, artistes Liljana Cingu, Paulina Hotit, Irma Koplikut e Mimoza Rexhvelajt, Luigj Isufit e Mal Berishës, Maxhid Cungut e Ndoc Ashtës, etj., veçse e konfirmon modelin e zvogëlimit gjithmonë e më shumë të asaj partie që lindi nga hapësira e lirisë.
Këta njerëz me influenca, eksperiencë e integritet nuk i duhen L. Bashës por largimi i tyre dëmton PD.
L. Bashës sot i kanë mbetur shumë pak avoketër publik (se jopublik nuk ka më asnjë), të cilëve i kanë mbaruar krejt argumentat për këtë avokati.
Avoketërit e pakët të modelit politik të L. Bashës pas paraqitjes së tezës famoze se ?po iku Luli e gjithë PD do të shkrihet e zhduket?, akuzojnë zërat kritikë e kundër atij modeli, se : ?këtë e bëjnë për interesa personale?.
Në fak kjo në thelb është e vërtetë !
Tek çdo kauzë e princip mishërohet interesi i njeriut !
Por ndryshimi qëndron tek mekanizmat e parimet që ndjek për jetësimin e atyre interesave.
Nuk ka shqiptar normal e të ndershëm sot që nuk ka interes për të ndryshuar qeverisjen e inkriminuar dhe më skandalozen në këtë vend.
Por ndryshimi vjen përmes mekanizmave politik dhe e tillë sot për sot është veç Partia Demokratike.
Nuk ka demokrat normal, të ndershëm e kontributor që nuk ka interes për ta bërë PD forcë të madhe e fituese.
Pra, është e thjeshtë fare ta identifikosh interesin individual.
Jo vetëm si bazament i ekzistencës humane por edhe si dimension.
Po ashtu, dallimi mes interesave është evident, në formë e përmbajtje./CNA.al
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Ol...
Analisti Çim Peka, ka deklaruar se nuk ka prurje të reja në ...
Ish deputeti i Partisë Demokratike Keltis Kruja, ka ironizua...
Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së ditën e sotme, ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se ...
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka zgjedhur sot stru...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bashka, ka deklaruar gjat...
Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, Basha dhe ish ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sot në mbledhjen e...
Janë miratuar emrat e drejtuesve të komisioneve.Komisioni pë...
Partia Demokratike do të ketë katër nënkryetarë, dy prej të ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka konsideru...
Gjatë një interviste, analisti Fatos Lubonja është shprehur ...
Analisti Fatos Lubonja e ka cilësuar ekipin e ri të PD një a...
Partia Demokratike ka mbledhur për herë të parë Këshillin Ko...
Këshilli kombëtar ka miratuar 11 emrat për sekretarë të Part...
Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokrati...
Ditën e sotme Kosova vendosi masa të reja anti-Cvid, duke bl...
Nënkryetari i LSI, Luan Rama ka dhënë sot dorëheqjen nga të ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...