Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Një dashuri dhe urrejtje, “i love and i hate you”. Kështu mund të quhet marrëdhënia e PD-së me LSI-në. Së bashku në opozitë pas vitit 2017, së bashku në pushtet nga viti 2009-2013.
Kuptohet rolin e opozitës e ka pasur partia politike më e madhe në vend, PD-ja e cila në fakt, kauzën e saj në 2017 e kishte kundër LSI dhe partive të vogla, ndërsa në këto zgjedhje ndodhi e kundërta, por shumë ujëra kanë rrjedhur.
Ka pasur një betejë të fortë të PD-së dhe LSI-së, deri në konflikt, e cila nuk ka filluar në këto zgjedhje por pak para tyre.
Në fakt, kjo ishte edhe me konsensusin e Lulzim Bashës dhe LSI dyshoi se Basha e kishte bërë këtë me një qëllim të caktuar, pra po vazhdonte marrëveshjen e tij me Ramën.
Akuza të forta u hodhën në drejtim të kreut të PD-së, komponentë kryesorë të LSI-së shfrynin ashpër ndaj Lulzim Bashës dhe marrëveshjeve të tij të nëndheshme me Edi Ramën.
Ilir Meta, nëpërmjet zërave të tij deklaronte se i kishte kërkuar Lulzim Bashës që të dilnin në një koalicion, të gjendej një formulë, cilado të ishte ajo.
Nga ana tjetër Lulzim Basha pretendonte të njëjtën gjë, se i kishte ofruar Monika Kryemadhit të njëjtën gjë, 12-14 vende të sigurta, mjafton që të dilnin bashkë.
Por nga ana tjetër, ndodhi e kundërta. Nuk dolën bashkë, por dy koalicione. Lulzim Basha akuzoi se fajin e kishte LSI-ja, LSI-ja akuzoi se fajin e kishte Lulzim Basha dhe fajtori mbeti pa faj, nuk u gjet kurrë, por gjithsesi ngjarjet u zhvilluan ndryshe.
Lulzim Basha shpalli ekipin e tij, zhvilloi mitingun e tij, pa pasur në krah Monika Kryemadhin. Kur u pyet për këtë ajo tha se duhet të pyeteshin izraelitët e Lulit. Në fakt kështu ndodhi. E gjithë fushata ishte e ndarë, dy trupa që i përkisnin të njëjtës pjesë, pra opozitës që tentonin të rrëzonin Edi Ramën. Llogaritë mesa duket ishin bërë pa hanxhinë. Lulzim Basha pretendonte se do fitonte me votat që do merrte vetë dhe nuk donte një LSI të fortë.
Lulzim Basha nuk mund të merrte dot më shumë se 59 mandate, ku pati një rritje nga viti 2017, por ka gati 60 mijë vota më pak se në vitin 2013.
Nga ana tjetër, LSI-ja ka një rënie drastike, duke u kthyer diçka më shumë nga votat e vitit 2009, pra me gati 100 mijë vota, duke pasur 140 mijë më pak se në zgjedhjet e vitit 2017.
Ndoshta në Gjirokastër mund të shtohej një mandat, në Berat mund të shtohej një mandat, diku mandati mund të merrej për pak vota e të tjera si këto.
Pra ndarja, e cila erdhi publikisht kur u pa me fillimin e fushatës dha dhe rezultatet e saj në fund në kutitë e votimit. Por, kjo kishte edhe pasoja të tjera. Në shumë qytete apo qarqe bashkëpunimi i LSI-së me PD-në ka qenë zero për të mos thënë minus.
Në Korçë ka pasur një luftë të PD-së me LSI-në, një përplasje direkte, megjithëse PD kishte edhe përplasjet e saj. Në Berat gjithashtu. Në Vlorë, rritja e PD-së u bë në kurriz të LSI-së. Në Elbasan ku LSI ka pasur dy mandate nuk mori asnjë dhe u rikuperuan nga PD-ja, por socialistët ruajtën tetë mandate e tyre. Kështu ka ndodhur edhe me Tiranën, ku PD ka rikuperuar dy apo tre mandate, ndërkohë që LSI i ka humbur ato.
Betejat vazhdojnë të ashpra edhe sot. Palët i kanë thuajse të ngrira marrëdhëniet e tyre. LSI-ja nën rrogoz akuzon Lulzim Bashën për humbjen.
Nuk ka dalje publike, por qëndrimet e kësaj force janë kundër kryeministrit në daljet e saj, por nga ana tjetër Meta, Kryemadhi dhe Petrit Vasili në artikulimet e tyre konfidenciale, qasjen më të madhe kundërshtuese e kanë ndaj Lulzim Bashës që ka shitur zgjedhjet tek Edi Rama dhe që ka vepruar me qëllim për përccarjen e opozitës për të çuar ujë në burimin e Edi Ramës.
Pra beteja LSI-PD vazhdon. Faktet janë këto. Fillon që nga mosdalja bashkë, shkon tek fushata e ndarë, shkon tek betejat në lokalitete, kthehet në mos komunikimin dhe mosdalja në asnjë çast të vetëm pas zgjedhjeve të 25 prillit bashkë, për të mbajtur qëndrime të përbashkëta opozitare, ashtu sicc ka ndodhur për tre apo katër vitet e shkuara dhe duket
Faktet janë këto. Fillon që nga mosdalja bashkë, shkon tek fushata e ndarë, shkon tek betejat në lokalitete, kthehet në mos komunikimin dhe mosdalja në asnjë çast të vetëm pas zgjedhjeve të 25 prillit bashkë, për të mbajtur qëndrime të përbashkëta opozitare, ashtu siç ka ndodhur për tre apo katër vitet e shkuara dhe duket se akulli nuk po shkrihet. Ka një ftohje të madhe midis palëve.
Ilir Meta duket i tronditur. Ai është tërhequr nga “ccmenduria” e tij politike para zgjedhjeve, ku rrëmbehu sfurqe dhe kosa per të prerë koka.
Nga njeri do të fillonte betejat në shtator tashmë është urtësuar, është kthyer në njeriun që do të bashkëpunoj me Qeverinë në Parlament dhe do të bashkëqeverisë nëpërmjet Parlamentit me Edi Ramën për të kryer disa reforma.
Beteja duket qartazi, Luli shkon te Rama LSI-ja po rri urtë. Qartazi duket se palët do jenë të ndara në Parlament, për të bërë opozitë ndaj Edi Ramës, një fakt tjetër ky që do ta shikojmë pas disa ditësh ku dhe më qartazi do të kuptijmë betejën PD-LSI kundër Edi Ramës të ndarë të dy në fronte të ndryshme, por për t’i hedhur hi syve njerëzve ndoshta do të ketë edhe ndonjë shtrëngim duarsh sa për sipërfaqe, ndërsa nën rrogoz Luli do të vazhdoj rrugën e tij të bashkëpunimit me Partinë Socialiste./CNA.al
Zgjedhjet e 25 prillit i “dhuruan” kryeministrit Edi Rama dh...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim i ka uruar mirëseardhj...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se së shpejti do të ri...
Janë raportuar emrat e anëtarëve të rinj të Kryesisë, është ...
Një tjetër deputet i PS ka dhënë dorëheqjen nga mandati. Për...
Dy ditë më parë, në 30 gusht, Partia Demokratike mblodhi Kës...
Mund të duket disi ekstreme, ndoshta nxitje e një “urrejtje”...
Nikollë Lesi, ka radhitur emrat e ministrave të cilët mund t...
Angela Merkel, kancelarja gjermane, do të vizitojë për herë ...
Një ditë para shpalljes së emrave të qeverisë Rama 3, Eurone...
Ndoshta duket si teprim, paksa agresive, por është e vërtetë...
“Çdo forcë politike tregon pjekurinë e vet pikërisht në kët...
Në një akt të paprecedentë, të pandodhur më parë në 30 vite ...
Ish-nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha ka komentuar dekla...
Shefja e Infektivit, Najada Çomo, ka dorëzuar sot dorëheqjen...
Jonila Godole, sapo i është dhuruar një karrige në PD, ka da...
Zërat kundër kreut të PD-së Lulzim Basha, brenda selisë së b...
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, tha se Bas...
Ditën e sotme është njoftuar se më datën 10 Shtator do të mb...
Ish-presidenti dhe ish-kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...