Ekzekutimi i biznesmenit në Lushnje/ Zbardhen detaje të reja, autorët e kanë mbajtur nën vëzhgim për 1 javë
Detaje të reja kanë dalë mbi atentatin e mbrëmjes së djeshme...
Pas vrasjes së biznesmenit Bledar Muça në Lushnje, forcat special RENEA dhe Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit kanë kryer kontrolle të befasishme në Durrës, Lezhë, Mamurras e Elbasan.
RENEA ka ushtruar kontrolle në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje apo përdorim të lëndëve narkotike.
Në Durrës janë kapur në flagrancë disa shtetas për armëmbajtje pa leje si dhe janë shoqëruar dhjetëra të tjerë.
Gjithashtu, po gjatë kontrolleve në Durrës, është arrestuar në flagrancë shtetasi L. H., 24 vjeç, banues në Durrës, shpërndarës i lëndëve narkotike, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën një sasi dozash lëndë narkotike dhe një peshore elektronike, ndërsa në banesë iu gjet një sasi fishekësh.
Njoftimi i Policisë
Policia e Shtetit
Kontrolle të befasishme në Durrës, Lezhë, Mamurras e Elbasan, nga Forcat Speciale RENEA dhe Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e policisë vendore.
Kontrollet për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë apo të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale kundër personit dhe pronës.
Janë ushtruar kontrolle në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje apo përdorim të lëndëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve janë sekuestruar armë, municion luftarak, drogë, është vënë në pranga një person në kërkim me rrezikshmëri shoqërore, si dhe është goditur një rast i ushtrimit të paligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit etj.
Në Durrës, gjatë kontrollit në lagjen nr.14, Shkozet, është arrestuar në flagrancë për armëmbajtje pa leje, shtetasi D. T., 38 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, si dhe u procedua penalisht për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, shtetasi E. D., 43 vjeç, banues në Durrës. Arrestimi i shtetasit D. T. është bërë pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij “Range Rover”, para lokalit të shtetasit E. D., në kroskot është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër me 13 fishekë. Në vijim të kontrolleve, në lokalin në përdorim të shtetasit E. D., janë gjetur çipsa dhe letra bixhozi.
Gjithashtu, po gjatë kontrolleve në Durrës, është arrestuar në flagrancë shtetasi L. H., 24 vjeç, banues në Durrës, shpërndarës i lëndëve narkotike, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën një sasi dozash lëndë narkotike dhe një peshore elektronike, ndërsa në banesë iu gjet një sasi fishekësh.
Në Mamurras, gjatë kontrolleve të befasishme është kapur dhe ndaluar nga RENEA, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shtetasi A. S., 36 vjeç, autor i plagosjes së 4-fishtë në 2017, i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal ??Arrest në burg? për veprat penale ?Vrasje në rrethana të tjera cilësuese??, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe ?Armëmbajtja pa leje?. Ky shtetas, në vitin 2017, në Laprakë, në bashkëpunim dhe me vëllain e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri 4 shtetas.
Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë, 21 persona me precedent të mëparshëm penal, të cilët ishin pa dokument identifikimi me vete.
Policia e Shtetit garanton qytetarët se është e angazhuar maksimalisht dhe e vendosur për të luftuar me forcën e ligjit, veprimtarinë kriminale që cenon jetën dhe pronën e qytetarëve, si dhe për të zbardhur ngjarjet e ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm./ CNA.al
Detaje të reja kanë dalë mbi atentatin e mbrëmjes së djeshme...
Pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lus...
Zbardhet dinamika e plagosjes së 27-vjeçarit Tauland Beqiri,...
Një 30- vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rru...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “5 Maji” ...
Mbrëmjen e djeshme u ekzekutua me breshëri kallashnikovi, në...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Torino, ku një fëmijë shqi...
Policia e Korçës, ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me n...
Gjykata Penale e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest m...
Policia e Shkodrës bën të ditur se janë vënë në pranga 4 per...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Golemit, ku mëso...
Një ngjarje kriminale në familje është parandaluar nga Polic...
Katër persona kanë mbetur të plagosur në atentatin që u regj...
Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me atentatin e...
Ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Spitalin e Traumës në T...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostra...
Është arrestuar drejtuesi i mjetit Ergys Petro i cili ditën ...
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Komisariatin e Poli...
Një plagosje është raportuar mesditën e sotme në Moravë të K...
Një 43-vjeçar ka humbur jetën në Prrenjas, pasi ka humbur ko...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...