Fshehu qindra mijëra euro në tubin e aspirimit/ Amnistia Penale nxjerr nga burgu pastruesen “famoze”
Rozeta Dobi, e dënuar për vjedhjen e një shume të konsider...
Rozeta Dobi, e dënuar për vjedhjen e një shume të konsider...
Mbrëmjen e djeshme u ekzekutua me breshëri kallashnikovi, në biznesin në pronësi të tij, Bledar Muça, pronar i bar ?PEDONALE? në qytetin e Lushnjes. Një plumb në zemër i ka shkaktuar këtij të fundit vdekjen e menjëhershme. Të plagosur nga ky atentat mbetën kunati i tij dhe 4 klientë të lokalit.
Shkaqet e ngjarjes së rëndë që tronditi Lushnjen mbrëmjen e djeshme janë ende të paqarta, pasi vetë Bledar Muça nuk rezulton të jetë person i dënuar më parë. Nga burimet, informohet se viktima ishte një person i qetë dhe joproblematik.
Kujtojmë se të plagosur mbetën: Judin Velo, 32 vjeç (kunati i viktimës), Sara Liçi, 24 vjeçe dhe Ervis Tafa, Eksara Sauli, 26 vjeçe dhe Majlinda Gjyla, 66 vjeçe.
Mësohet se bashkëshortja e biznesmenit Bledar Muça, që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në mes të Lushnjës me breshëri kallashnikovi, është mbesa e Roland Shytit. Ky i fundit njihet në qytet dhe me nofkën ?Mustaqekuqi?.
Top Story 1 vit më parë ka bërë një emision me titull: Lufta e egër mes bandave të Lushnjes për tenderat, përplasja me ?Hakmarrjen për Drejtësi?.
Në fillim të vitit 2002, një luftë e re do të niste në Lushnje. Pas asgjësimit total të bandës së Artur Dajës, një grupim i ri kërcënonte mbretërimin e Aldo Bares, djemtë e të ashtuquajturës ?Hakmarrja për Drejtësi?.
Grupet kishin hedhur sytë nga fondet e majme shtetërore. Tenderat kontrolloheshin nga bandat. Pikërisht përplasja për një tender shkaktoi 5 viktima dhe disa të plagosur.
Konflikti doli zbuluar nga përgjimet e Italisë. Siç shihet në transkiptin e këtij përgjimi, Aldo Bare komunikon me Enver Dondollakun dhe flasin për tenderin prej 1 milionë euro për pastrimin e qytetit. Aty thuhet se Roland Shyti i ?Hakmarrjes për Drejtësi?, i njohur me nofkën ?Mustaqekuqi?, kishte marrë një kapar prej 500 mijë dollarësh nga bashkia.
Kompania e Shytit ishte vendosur me seli në një dyqan përballë stadiumit Roza Haxhiu dhe figuronte në emrin e Bernard Linatopit, djalit të sekretarit Organizativ të P-sëS në Lushnje, Qani Linatopi.
Në 16 Prill të vitit 2002, Bernardit i bëhet atentat pranë stadiumit. Fatmirësisht ai shpëton. Disa ditë me vonë, vritet me pistoletë njeriu i Roland Shytit, Alfred Pirra. Për të dy ngjarjet është akuzuar Dritan Vila, pjesëtar i bandës së Aldo Bares.
Arma e Vilës u gjet në një makinë në 11 shkurt të vitit 2003 në afërsi të disa tuneleve në periferi të Lushnjes ku u vranë anëtarët e bandës, Gentian Kulla dhe Sokol Çela.
Kulla dhe Çela u vranë nga një person që e kishin marrë peng. Në një moment pakujdesie, ai u rrëmben armën dhe i vret. Gazetat në atë kohë shkruanin se u ekzekutuan dy më të fortët në Lushnje, që ishin në urdhrat e Aldo Bares.
Këto informacione të dala në media irrituan kapobandën. Në një bisedë të përgjuar në 13 shkurt nga italianët, Dondollaku informon Aldon se do fliste me drejtorin e Policisë kriminale për të zbuluar se kush i ka nxjerrë informacionet. Ai telefonon një person të quajtur Bashkim, dhe i kërkon llogari.
Dondollaku, apo siç njihej me nofkën ?Goni?, i kishte të zakonshme telefonatat me krerët e policisë. Në nëntor të vitit 2002, ai flet me drejtorin e policisë Fier të identifikuar me emrin Hasan duke i kërkuar të lërë punën pasi po u hap probleme. Ai, ia kthen se nuk është marrë me ta.
Po në atë periudhë vritet Judmir Trifka si dhe plagoset Artur Shehu, të njohur si njerëz të afërt të Roland Shytit. Nga grupi i Aldo Bares u vra Ilir Boriçi, një bilanc tepër i rendë për konfliktin e nisur për një tender që do të anulohej pas këtyre ngjarjeve. Banda e Aldo Bares ishte vënë në sulm për të shtënë në dorë çdo pasuri të vlefshme. Në 16 Nëntor të vitit 2003 plagoset Arben Kicja, që shndërrohet me pas në bashkëpunëtor të drejtësisë.
Ai u plagos nga anëtari i bandës së Bares, Rexhep Gina. Thuhet se atentati ndaj Arben Kicjas ishte për shkak se i kishte dalë në mbrojtje Shkëlqim Haxhiut në konfliktin që kishin pasur për pronësinë e një pjese të ish-hotel Myzeqesë.
Haxhiu, është i njëjti person që në vitin 1998 banda i kishte djegur banesën. Në 11 Janar të vitit 2005, grupi ekzekuton Klodian Haxhiun, djalin e Shkëlqimit. Ai u vra pranë banesës në vendin e njohur si ?Ypsiloni? në Lushnje.
Këtë here konflikti lidhej me privatizimin e ish-hotel Myzeqesë, por edhe me çështjet e vjetra. Haxhiu konsiderohej i afërt me ish-armikun e betuar Artur Dajën.
Kjo ngjarje mund të jetë pikënisja e ringjalljes së hakmarrjes që do të riaktivizohet shumë vite me vonë.
Megjithatë nuk dihet ende se cilat janë arsyet e vrasjes së biznesmeit në Lushnje, por policia po heton dhe lidhjet që ai ka me familjen e Roland Shytit.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Torino, ku një fëmijë shqi...
Policia e Korçës, ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me n...
Gjykata Penale e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest m...
Policia e Shkodrës bën të ditur se janë vënë në pranga 4 per...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Golemit, ku mëso...
Një ngjarje kriminale në familje është parandaluar nga Polic...
Katër persona kanë mbetur të plagosur në atentatin që u regj...
Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me atentatin e...
Ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Spitalin e Traumës në T...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostra...
Është arrestuar drejtuesi i mjetit Ergys Petro i cili ditën ...
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Komisariatin e Poli...
Një plagosje është raportuar mesditën e sotme në Moravë të K...
Një 43-vjeçar ka humbur jetën në Prrenjas, pasi ka humbur ko...
Policia ka bërë të ditur identitetin e vajzës 18-vjeçare, e ...
Një shtetas 49-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi...
Një 21-vjeçar ka rrezikuar natën e mbrëmshme jetën e qindra...
Një punonjës policie në Tiranë, është konfliktuar me një roj...
Një 21-vjeçar është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga ...
Zjarri i rënë ditën e djeshme në kodrat e pyllëzuara të fsha...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...