Foto-Himara “pushtohet” nga flakët
Himara është vënë në pushtetin e flakëve.Vatra e zjarrit që ...
Sikurse edhe pritej, çështja e stabilitetit politik dhe sigurisë së Afganistanit është evidentuar sot në krye të axhendës ndërkombëtare. Çështja bëhet edhe më e ndjeshme për faktin se një numër i konsiderueshëm qytetarësh afganë që bashkëpunuan me forcat e NATO-s dhe SHBA-së përgjatë procesit të paqebërjes, po përballen me hakmarrjen e mundshme nga talebanët, të cilët po rimarrin kontrollin politik e ushtarak të këtij vendi të shkatërruar nga lufta.
Prandaj është krejt normale që kërkohen veprime të shpejta e të bashkërenduara nga shumë aktorë, me qëllim që ky kontigjent qytetarësh të rrezikuar nga përndjekja, të shpëtohen.
Mësuam fillmisht nga burime jozyrtare se Qeveria Shqiptare ishte angazhuar në një operacion humanitar për të strehuar në Shqipëri një kontigjent prej rreth 300-350 refugjatësh politikë afganë, dhe brenda pak ditësh, mund të priten edhe rreth 800 të tjerë.
Pastaj, nëpërmjet një statusi në facebbok të Kryeministrit të vendit, mësuam se administrata e Presidentit Joe Biden iu kishte kërkuar anëtarëve të NATO-s të vlerësonin nëse mund të shërbenin si vend tranzit për një numër refugjatësh politikë afganë, destinacioni përfundimtar i të cilëve është SHBA. Mësuam madje, se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, nëpërmjet Kryemistrit të vendit, ka ndërmarrë inisiativën dhe është shprehur e gatëshme për ta dhënë këtë mbështetje, duke paraqitur argumente politike, morale dhe humanitare.
Për më shumë, mësojmë se grupi i parë i afganëve do të vendoset fillimisht në konvikte studentore në Tiranë dhe, në varësi të zhvillimeve, burime zyrtare thonë se afganët do të zhvendosen në hotele në qytetin bregdetar të Durrësit.
Unë e mirëkuptoj vendimin që vendi im të vijojë të jetë pjesë e fatit të atyre afganëve, siguria e të cilëve nuk u arrit dot në atdheun e tyre, edhe pse vendet anëtare e partnere të NATO-s, midis tyre dhe Shqipëria, punuan për rreth 20 vjet për këtë qëllim.
Por ajo që më shqetëson, është se përse këtë zhvillim me rrjedhime për sigurinë kombëtare, e mësoj nga burime të tjera dhe jo nga autoritetet e shtetit tim. Nuk është një zhvillim i vogël. Janë së paku tre shtete në lojë: talebanët e Afganistanit që do t?i përndjekë afganët e vlerësuar si të rrezikuar; qeveria e SHBA që do t?i evakuojë, transferojë, stacionojë dhe më në fund edhe do t?i presë në vendin e vet; qeveria e vendit tim e cila, për një kohë të pacaktuar, do ta mbajë në tokën e saj këtë kamp refugjatësh me jo pak pikëpyetje sigurie kombëtare.
Rreziku qëndron në atë që, kur për çështje të tilla nuk ka informim e transparencë shtetërore, atëherë opinioni publik do të formësohet, në rastin më optimist, nga aktorë sporadikë, dhe në rastin më pesimist, nga aktorë që induktojnë terrorizëm mendor e psikologjik.
Thuhet se refugjatët politikë afganë do t’i nënshtrohen kontrollit të sigurisë vetëm pas mbërritjes në Shqipëri. E kuptoj emergjëncën, sepse ndoshta koha nuk priste, por dyshoj nëse janë formuar kapacitetet për ta realizuar një procedurë të tillë, kur kemi vite që mezi po skanojmë korrupsionin tonë në sistemin e drejtësisë e në fusha të tjera të jetës së vendit. Për më tepër, dyshoj sepse di që edhe BE, ndër kushtet e paplotësuara, na ka tërhequr gjithnjë vëmendjen pikërisht për kapacitetet e kufizuara logjistike dhe administrative të pritjes.
Është e pritshme që refugjatët politikë që do të strehohen në vendin tonë, ashtu si edhe ata që mësojmë se do të strehohen në Kosovë e shtete të tjera do të jenë subjekt sigurie, por në të njëjtën masë mund të bëhen edhe objekt pasigurie, sepse talebanizmi nuk njeh kufij, as njerëzorë e as shtetërorë./CNA.al
Himara është vënë në pushtetin e flakëve.Vatra e zjarrit që ...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj e ka cilësuar vendimin...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditën e sotme në R...
Këngëtarja dhe deputetja e njohur, Eliza Hoxha ka humbur bab...
Bendi fashist serb “Ribilja Cobra” do të mbajë sonte koncert...
Një vatër zjarri është shfaqur në Radhimë, pasditen e sotme....
Një vrojtues ka shpëtuar nënë e bir nga mbytja në det, ku si...
Policia Rrugore vijon me kontrollet intensive në rrugë për p...
Kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi ka rrezikuar të mbytej n...
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga tre shtetas dhe një pe...
Për shkak të kaosit në aeroportin e Kabulit nuk është bërë e...
Dhunohet kisha e Shën Marisë në fshatin Vodicë te Kolonjës. ...
Policia e Tiranës ka goditur një rast të kontrabandës me mal...
Rreth 100 mjete në radhë për të kaluar në palën shqiptare. F...
Në fillim të këtij viti, Policia italiane zhvilloi një mega...
GJKKO ka vendosur masën “Arrest shtëpie” për juristen Blerta...
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 21 vjeçar me inicia...
Ministria e Mbrojtjes ka informuar mbi situatën e zjarreve n...
Nga 1 korriku deri sot, nëpërmjet pikës së kalimit të kontro...
Festa e Birrës në Korçë ka startuar mbrëmjen e kaluar me nat...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...