Nata e dytë e festës së Birrës në Korçë magjike/ “Tre musketjerët” do të ndezin skenën
Festa e Birrës në Korçë ka startuar mbrëmjen e kaluar me nat...
Nga 1 korriku deri sot, nëpërmjet pikës së kalimit të kontrollit kufitar në aeroportin e Rinasit kanë hyrë mbi 100.000 shtetas shqiptarë e të huaj më shumë se në vitin 2019.
Paraditen e sotme, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit Eduart Merkaj ka parë nga afër zbatimin e masave lehtësuese të marra nga Policia Kufitare e Rinasit, për të përballuar fluksin e madh në hyrje të turistëve dhe shtetasve shqiptarë që janë rezident në vende të ndryshme të BE-së, të cilët vijnë për pushime dhe turizëm në vendin tonë.
Merkaj ka biseduar me drejtuesit dhe punonjësit e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, për përballimin me sukses të fluksit shumë të madh në hyrje të turistëve dhe shtetasve të ndryshëm që kanë zgjedhur vendin tonë për pushime.
“Eduart Merkaj: Që me lehtësimin e kushteve për të hyrë në vendet e BE-së, fluksi ka qenë në rritje, krahasimisht edhe me 2019 që ka qenë një vit relativisht me shumë fluks.
Vetëm në Komisariatin e Rinasit, nga data 1 korrik deri sot, ka një rritje prej 100 mijë personash. Kjo rritje nuk është parë vetëm në Rinas, por në të gjitha pikat e kalimit kufitar ka një fluks të shtuar. Kryesisht hyrja është për arsye turizmi, ndërsa pjesa tjetër e personave që duan të hyjnë në Shqipëri janë për arsye pune ose për arsye të tjera të ndryshme.
Nga ana jonë janë marrë të gjitha masat dhe është përgatitur Plani i Masave i detajuar për secilën drejtori vendore të kufirit dhe të emigracionit, ashtu edhe për çdo komisariat të Policisë Kufitare, ku janë bërë të qarta të gjitha detyrat funksionale që ka çdo punonjës policie i kufirit dhe i migracionit. Përveç kontrollit të personave që kalojnë apo lehtësimit të procedurave për secilin shtetas që hyn apo del në Republikën e Shqipërisë, detyrim është edhe parandalimi i krimeve ndërkufitare.
Për këtë periudhë që po flasim kemi dhe një rritje të goditjes përsa i përket krimeve ndërkufitare, kjo duke filluar që nga personat në kërkim të kapur në të gjitha pikat e kalimit kufitar, të cilët kanë qenë në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar, goditja e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, nga persona të cilët kanë qënë në hyrje apo në dalje në pikat e kalimit kufitar, deri te përdorimi i dokumenteve të falsifikuara në pikat e kalimit kufitar.
Janë marrë masat nga ana jonë që të jetë një kontroll sa më i saktë, sa më i rreptë i kufirit të gjelbër, gjithashtu të ketë një kontroll sa më rigoroz në kufirin blu, në kufirin detar.
Gjithashtu, patrullat të cilat janë në funksionalitet 24/7 në kufirin detar bëjnë kujdesjen për pjesën e pushuesve, duke marrë masa që të krijohen kushte sa më komode që të kenë një pushim sa më të qetë në Republikën e Shqipërisë. Polica Kufitare merr dhe masat administrative për cilindo nga ata shtetas që kanë mjete lundruese ose mjete argëtuese siç janë motorët e ujit, që ata të zbatojnë çdo lloj procedure standarde që është e përcaktuar.
Ne kemi bërë të mundur që në fillimin e sezonit turistik t?u shpërndajmë shtetasve shqiptarë dhe atyre të huaj, që kur hyjnë në pikat e kalimit kufitar, detyrimet që ka secili nga shtetasit, si dhe të drejtat që kanë kur hyjnë si pushues në Republikën e Shqipërisë.
Për krimet ndërkufitare dhe jondërkufitare gjithë Policia e Shtetit ka një plan të përbashkët masash. Secili prej departamenteve, në bazë të detyrave funksionale që ka, ka marrë detyrimet dhe është i detyruar t?i zbatojë.
Kështu që ne të kemi një bashkëpunim shumë të mirë, qoftë në shkëmbimin e informacionit në kohë reale, qoftë edhe në goditjen e rasteve që i kemi patur këto ditë. Në disa prej pikave kryesore të hyrjes në Republikën e Shqipërisë, janë edhe task-forcat që tanimë janë të miratuara, janë të ngritura, janë funksionale 24 orë. Kështu që të gjithë jemi të angazhuar përsa u përket goditjes se këtyre krimeve, jo vetëm në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, por edhe në krimet e tjera që mund të mundohen nga element keqbërës apo persona me precedent kriminal, për të kryer në Republikën e Shqipërisë apo kufirin e Republikës së Shqipërisë.
Unë i garantoj të gjithë shtetasit, në emër të Policisë së Shtetit dhe të Policisë Kufitare, që ne po bëjmë maksimumin që të godasim çfarëdolloj krimi ndërkufitar apo më tej që mund të konstatohet.
Me homologët, kryesisht me shtetet që ne kufizohemi, me shtetet që kemi kufi, pra me këto shtete që në fillim të sezonit ne kemi filluar të shtojmë patrullimet e përbashkëta në kufirin e gjelbër. Në kufirin blu tashmë në funksion të operacionit FRONTEX janë të atashuar edhe dy mjete fluturuese, të cilat patrullojnë dhe ato me orar të përcaktuar me Policinë e Shtetit dhe për këtë themi se është një situatë më e monitorueshme duke qënë se edhe kolegët e FRONTEX-it, edhe kolegët e vendeve me të cilët kufizohemi jemi të gjithë bashkë dhe punojmë për të njëjtin qëllim.
Policia Kufitare, bashkë me Policinë e Rendit, kanë bashkëpunuar në shumë raste këtë vit, për të shpëtuar pushues të ndryshëm të cilët kanë rrezikuar të mbyten apo turistë në turizmin malor, që kanë ngecur në zona që kanë qenë jashtë parashikimit të tyre. Kemi bërë operacione dhe i kemi shpëtuar ata.
Duhet të jemi bashkë që të marrim përsipër dhe të drejtat dhe detyrimet e gjithësecilit për një sezon turistik shumë të qetë dhe sa më frytdhënës për Shqipërinë”.
Përgjatë sezonit turistik, nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas janë kapur 13 persona të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, si dhe jane proceduar gjithsej 40 shtetas, 11 prej tyre për falsifikim dokumentesh./ CNA.al
Festa e Birrës në Korçë ka startuar mbrëmjen e kaluar me nat...
Që nga pushtimi i Afganistanit në muajin dhjetor të vitit 19...
Shqipëria është bërë gati të presë emigrantë afganë, të cilë...
Vendgrumbullimi i plehrave në inceneratorit të Elbasanit ësh...
Vendgrumbullimi i inceneratorit të Elbasanit është përfshirë...
Nën tingujt e serenatave korçare ka startuar Festa e shumëpr...
Një vatër e re zjarri është aktivizuar në afërsi të lagjes G...
Rradhë e gjatë mjetesh në doganën greke, në pikën kufitarë t...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka mirëpritur ditën e sotme...
Një zjarr i fuqishëm ka rënë pasditen e sotme në fshatih Sta...
Afganët që do të mbërrijnë sot në vendin tonë fillimisht do ...
Katër punonjës të filialit të Bankës Kombëtare Tregtare në K...
Në qendër të kryeqytetit, në rrugën Ismail Qemali është tent...
Vjedhja e 210 milione lekeve nga kasaforta e filialit te BKT...
Policia e Tiranës deklaroi ne nje konference per mediat se j...
Policia e Tiranës deklaroi ne nje konference per mediat se j...
Policia ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim, si aut...
Burime i thanë CityNews se Policia e Shtetit ka nisur një op...
Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e s...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije se, zja...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...