web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Le të jem racist”/ Afganët në Shqipëri, thirrja e fortë e Dritan Demirajt

18 Gusht 2021, 09:39, Aktualitet CNA

Ish-Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ka dalë me një sqarim për opinionin publik në lidhje me deklaratat e tij, për sjelljen e afganëve në Shqipëri.

Demiraj thotë se është cilësuar nga disa media si racist, për sugjerimet dhe këshillat që ai ka dhënë.

?Është detyrë dhe nder për Shqipërinë që të japë kontributin e saj dhe të strehojë çdo refugjat që i kërcënohet jeta, pa dallim feje, ngjyre, krahine apo ideje, por gjithashtu është detyra jonë që të jemi vigjilent!

Dhe nëse për të qenë dhe treguar vigjilencë e kujdes për vendin tonë, familjet tona si dhe ato bij dhe bija nënash që ne strehojmë do të duhet një ?kokë turku? qe ta quajmë ?racist?, atëherë, le të jem unë ai ?racist?, është shprehur Demiraj me anë një reagimi të gjatë në rrjetin social, të cilin po e sjellim më poshtë të plotë:

Gjatë një interviste për Syri.tv ditën e djeshme, pyetjes së gazetarit në lidhje me çështjen e refugjatëve Afganë në Shqipëri, krahas të tjerash, si ushtarak dhe si ish Komandant i një sërë misionesh në Afganistan, ku kam parë dhe prekur nga afër realitetin Afgan, nuk do ishte etike që të mos ndaja me opinionin publik disa shqetësime mbi aspektet e sigurisë të cilat duhet të mbahen në konsideratë duke patur parasysh kulturën, traditat, arsimimin e refugjatëve Afganë përkundrejt shoqërisë tonë.

Për fat të keq, si jo pak herë në Shqipëri, ajo çfarë pashë sot në disa portale ishtë deformimi total i kontestit të intervistës duke bërë shkëputje dhe montazh të fjalëve të veçanta të intervistës dhe duke krijuar lajme apo tituj bombastikë për të patur një klikim më shumë.

Madje disa portale shpreheshin që deklarata ime në lidhje me kulturën konservatore të popullit Afgan, ishtë deri në kufijt e racizmit? Mendoj që sot nuk është as vendi dhe as momenti për të patur ?tituj bombë? për klikime, apo qëllime të tjera në ?backstage?.

Si rrjedhojë, ndjej detyrim sqarimin e opinionit publik dhe atyre portaleve, media dhe gazetarë profesionistë të vendit tonë si më poshtë:

Nëse të deklarosh që ?duhet të kemi kujdes pasi në Qytet Studenti kemi fëmijët e studentët tanë dhe kultura Afgane është totalisht konservatore dhe totalisht kontraditore me kulturën tonë si në sjellje, veshje, qëndrime, komunikime etj?, dhe duhet të kemi kujdes në trajtimin e kësaj çështje ? quhet ?racizëm? , atëherë ?racizëm? le të jetë?

Është detyrë dhe nder për Shqipërinë që të japë kontributin e saj dhe të strehojë çdo refugjat që i kërcënohet jeta, pa dallim feje, ngjyre, krahine apo ideje?.por gjithashtu është detyra jonë që të jemi vigjilent!

Dhe nëse për të qenë dhe treguar vigjilencë e kujdes për vendin tonë, familjet tona si dhe ato bij dhe bija nënash që ne strehojmë do të duhet një ?kokë turku? qe ta quajmë ?racist?, atëherë, le të jem unë ai ?racist?!/CNA.al





Lajmet e fundit nga