“Në emër të protestës”/ Tallje me flamurin shqiptar, anarkistët e zëvendësojnë me flamingon
Një grup me pikëpamje neomarksiste dhe anarkiste ka shkuar...
Një grup me pikëpamje neomarksiste dhe anarkiste ka shkuar...
Në panik nga Vettingu dhjetra prokurorë dhe gjyqtarë kanë dhënë dorëheqje.
Njëri prej tyre është edhe Granit Shahu, i cili në vitin 2017, tentoi të merrte edhe postin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Por, pas rënies në Vettingun parlamentar, në vitin 2017, Shahu nuk ka guxuar të përballet me Vettingun e Drejtësisë.
Fillimisht ai depozitoi kërkesën për dorëheqje në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndërkohë që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte kryer hetimet dhe kishte gati edhe datën e seancës.
Trupi gjykues i KPK-së, i përbërë nga Alma Faskaj, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa Bungo në muajin Qershor u njoftuar se se Shahu kishte dhënë dorëheqje.
Trupi gjykues i shortuar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (në vijim Komisioni), me vendimin e datës 19.12.2019 vendosi fillimin e hetimit administrativ të thelluar dhe të gjithanshëm, sipas nenit 45 të ligjit nr. 84/2016, me qëllim vlerësimin e të gjitha fakteve dhe rrethanave të nevojshme, për procedurën e rivlerësimit, si dhe të caktojë kryesues të trupit gjykues komisionerin Lulzim Hamitaj. Të gjithë anëtarët deklaruan mosqenien në kushtet e konfliktit të interesit.
Në datën 10.1.2020, subjekti i rivlerësimit, u njoftua nëpërmjet postës elektronike, mbi fillimin e procesit të rivlerësimit kalimtar, si dhe përbërjen e trupit gjykues për të cilën deklaroi se nuk kishte konflikt interesi me asnjë nga anëtarët e tij. 6. Komisioni, me anë të një shkresë datë të datës 22.6.2021 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është njohur me vendimin që mban datën 18.6.2021, për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për z. Granit Shahu, për shkak dorëheqjeje. Komisioni, me shkresën e datës 7.7.20211 ka kërkuar informacion nga Gjykata Administrative e Apelit nëse ndaj vendimi të KLP-së është ushtruar ankim nga subjekti i rivlerësimit Granit Shahu.
Gjykata e Administrative e Apelit Tiranë, me shkresën e datës 7.7.20212, ka konfirmuar se deri më 9.7.2021 nuk është bërë ankim ndaj vendimit të KLP-së, që mban datën 18.6.2021, nga subjekti i rivlerësimit Granit Shahu.
Komisioni, me shkresën e datës 7.7.20213 ka kërkuar nga KLP-ja të konfirmojë nëse nga ana e subjektit të rivlerësimit është bërë ankim ndaj vendimit të datës 18.6.2021 dhe nëse ky vendim ka marrë formë të prerë.
KLP-ja, me shkresën e datës 9.7.20214 ka informuar se vendimi i saj ka hyrë në fuqi menjëherë dhe dorëheqja i fillon efektet më 31.7.2021.
Pas verifikimit të kryer në zyrën e protokollit nuk rezultoi që deri më 9.7.2021, subjekti të kishte paraqitur ankim ndaj këtij vendimi.
Në këto kushte, KPK vendosi që Granit Shahu humbet të drejtën për t?u emëruar gjyqtar apo prokuror i çdo niveli për një periudhë 15-vjeçare, sipas parashikimeve të pikës 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës.
?Në këto kushte, trupi gjykues çmon se subjekti i rivlerësimit ka shfrytëzuar të drejtën që i njeh Kushtetuta dhe ligji, për dorëheqje nga statusi i magjistratit?, thuhet në vendimin e KPK-së.
Prokurori Granit Shahu, me një përvojë pune prej 15 vitesh, u bë objekt në media në vitin 2017, kur konkuroi për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Ishte koha e zëvendësimit të Adriatik Llallës. Shahi ishte njeri nga shtatë kandidatët që kaloi pragun e Komisionit të Ligjeve për seancën dëgjimore të komisionit.
Por, Komisioni i Ligjeve e skualifikoi me pretendimin se prokurori Shahu kishte pasur lidhje me sigurimin e shtetit. Shahu e hodhi poshtë këtë pretendim duke argumentuar se në kohën për të cilën flitej ai kishte qenë i mitur. (Lexo këtu)
Pas rrëzimit të këtij pretendimi, Komisioni i Ligjeve, nxori një tjetër pretendim.
Granit Shahu
Në raportin përfundimtar për skualifikimin e prokurorit flitej për punën dhe pasurinë e prokurorit Shahu.
Megjithëse Shahu këmbënguli se këto dy kritere do të vlerësohen nga Vettingu, skualifikimi mori formë përfundimtare.
Pas kësaj procedure, prokurori Shahu ngriti dyshimin se emri për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm ishte i paracaktuar.
?Definicionet në lidhje me emrin tim në këtë raport nuk janë mbështetësit në gjendjen faktike dhe në dokumentet që unë kam dorëzuar, madje mendoj se kjo garë ka një emër të parapërcaktuar se kush do jetë Prokuror i Përgjithshëm?, është shprehur Shahu në vitin 2017.
Shahu karrierën e tij e ka të zhvilluar nga Shkodra ne Tiranë dhe anasjelltas.
CNA.al , më herët ka hedhur dritë mbi pasurinë e tij, sipas të dhënave të depozituara në ILDKPKI. (Lexo këtu)
Në deklaratën fillestare, prokurori Granit Shahu rezulron pronar i një banese me sipërfaqe 105 m2, me vlerë 3.6 milion lekë. Blerë me kursime familjare dhe kredi 26 600 dollarë.
Përveç të ardhurave nga puna e tij, ka të ardhura dhe nga puna e bashkëshortes në IOM.
Ndërsa si pasuri të luajtshme ai deklaron një automjet BMV X5, me vlerë 990 000 lekë, blerë në vitin 2012.
Në vitin 2016 ka blerë një Range Rover, me vlerë 2 000 000 lekë, ndërsa ka shitur BMV X5 me vlerë 1 800 000 lekë.
Një vit më vonë ka shitur Range Rover me vlerë 27 000 euro dhe ka blerë një Ford Fiesta me vlerë 13 500 euro, për të cilën ka paguar cash 5 784 euro. Ndërsa paguan në formë kredie 8 500 euro./CNA.al
CNA.al e ka ndjekur hap pas hapi procesin e Vettingut, që pr...
5431 qytetarë të pakënaqur me gjyqtarë e prokurorë që i hetu...
Gjyqtarët dhe prokurorët që kanë fshehur pasurinë, jo vetëm ...
Pesë muaj pas dënimit të formës së prerë për ‘falsifikim dok...
Komisioni i Vettingut ka vendosur sot shkarkimin e nga detyr...
Tre gjyqtarët e trupit gjykues të Komisionit të Pavarur të K...
Një shkrim i paqartë i publikuar dje në portalin Reporter.al...
Ish kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmata ...
Sipas KPK-së prokurori Agim Dalipaj ka cënuar besimin e publ...
Në nëntor të vitit 2015, qeveria shqiptare u dënua nga Gjyka...
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Vlorës Sokol Ngresi do të...
Prokurori i Tiranës, Dritan Gina, një emër i njohur në siste...
Prokurori Dritan Gina, i cili më herët ka drejtuar Prokurori...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që kryesohej nga Genta Ta...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përbërë nga Valbona Sa...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga Brunilda Be...
Ish gjyqtari i Apelit të Tiranës, dhe ish anëtari i Këshilli...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përbërë nga Genta Tafa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA ka njoftuar mbrëmjen e të ...
Me 16.12.2019 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur h...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...