Nga njohja me Laert Haxhiun te shpërthimi në lokalin e Noizyt/ Zbardhet dëshmia e Cllevio-s në GJKKO
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Pesë muaj pas dënimit të formës së prerë për ?falsifikim dokumentesh?, gjyqtari Luan Daci vazhdon të jetë ende pjesë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Një proces për shkarkimin e tij, i inicuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, u pre në mes më 8 korrik nga anëtari i KPA-së, Ardian Hajdari, i cili vendosi në cilësinë e gjyqtarit hetues që ta pezullojë procesin deri në një vendim të Gjykatës së Lartë.
?Ngrirja? e komisionit disiplinor për Dacin i tejkalon parashikimet e Kushtetutës së Shqipërisë, e cila sanksionon në nenin 128 të saj shkarkimin e gjyqtarit kushtetues, kur ndaj tij rëndon një vendim i formës së prerë për kryerjen e një krimi. Sipas legjislacionit shqiptar, vendimi i gjykatës së Apelit është i formës së prerë, edhe nëse ndaj tij ushtrohet rekurs në Gjykatën e Lartë.
Vendimi i Hajdarit në favor të kolegut të tij, Daci ngre shqetësime se mund të jetë ndikuar nga historia e përbashkët që ata ndajnë?jo vetëm si anëtarë të KPA-së, por edhe si të bashkëkallëzuar mbi mënyrën se si u ngjitën në krye të institucioneve të vetingut.
Më 24 qershor 2020, Daci dhe Hajdari u kallëzuan penalisht në Prokurorinë e Posaçme, SPAK me pretendimin se kishin gënjyer në aplikimet e tyre për t?u zgjedhur anëtarë të KPA-së përmes ?falsifikimit të dokumenteve?.
Kallëzimi penal u krye nga tre magjistratë të shkarkuar gjatë vetingut; nga ish-prokurorët Antoneta Sevdari dhe Elsion Sadiku si dhe ish-gjyqtari Ervin Metalla.
Daci u akuzua se kishte fshehur shkarkimin nga detyra në vitin 1997 dhe se kishte deklaruar para komisionit Ad Hoc se ishte larguar nga sistemi i drejtësisë me dorëheqje, ndërsa Hajdari për deklaratën se kishte një eksperiencë 17 vjeçare si avokat si dhe për evazion të dyshuar fiskal.
Ndërsa hetimi dhe gjykimi ndaj Dacit avancoi përmes një kallëzim tjetër të kryer nga ish-prokurori Besnik Cani, procedimi ndaj Hajdarit vazhdon të jetë ende i hapur në SPAK, pa emër të pandehuri të regjistruar.
?Pjesa për Hajdarin vazhdon akoma hetimi, pa emër të regjistruar?, sqaroi për BIRN drejtuesi i SPAK, Arben Kraja.
Ndonëse ligjërisht është e diskutueshme një papajtueshmëri e Hajdarit për të qenë gjyqtar hetues në rastin e Dacit, tre kallëzuesit e tij besojnë se ?paanësia e gjykatës në këtë rast është e kompromentuar?.
Tre ish-magjistratët vlerësojnë gjithashtu se vendimi i Hajdarit është në dukje një vendim për të mbrojtur veten, nëse do të gjendet në të ardhmen në një situatë të ngjashme me Dacin.
Ish-gjyqtari i Apelit të Tiranës, Ervin Metalla i tha BIRN se gjyqtari Ardian Hajdari ka një interes të drejtpërdrejtë për mënyrën e përfundimit të procedimit ndaj Luan Dacit.
??në këndvështrim të praktikave të mira, të drejta e të ndershme, si shprehje e parimeve të sipërcituara të paanësisë e besueshmërisë, papajtueshmëria e gjyqtarit Ardian Hajdari është krejt e qartë dhe ai nuk duhet të ishte as gjyqtar hetues dhe as anëtar i Komisionit Disiplinor,? tha Metalla për BIRN.
Metalla shtoi se Hajdari duhej të kishte hequr dorë, pasi ai ?as nuk mund të jetë i paanshëm dhe as nuk ofron garanci për t?u dukur si i tillë?.
Edhe ish-prokurori Elsion Sadiku e vlerëson të ndikueshme vendimarrjen për Dacin.
?E gjithë vendimarja e shtetasit Ardian Hajdari do të jetë e ndikueshme nga fakti se ?precedenti Daci?, do t?i shërbejë në të ardhmen edhe atij dhe duke vendosur në favor të tij, ai nuk bën gjë tjetër veçse vendos për të ardhmen e vet,? arsyeton Sadiku.
Sipas Sadikut, rasti klasifikohet ligjërisht si konflikt i mundshëm interesi, ku parashikohet se ?është gjendja, në të cilën interesat privatë të zyrtarit mund të shkaktojnë, në të ardhmen, shfaqjen e konfliktit faktik ose në dukje të interesit??.
Ish-prokurorja Antoneta Sevdari shkon edhe më tej, ndërsa vlerëson se Hajdari jo vetëm që nuk duhej të kishte gjykuar çështjen e Dacit, por nuk duhet të jetë as gjyqtar i KPA-së.
?Më duket luks të diskutoj nëse Z. Hajdari është në konflikt interesi për të gjykuar çështjen disiplinore ndaj Z. Daci, përsa kohë unë vlerësoj se Z.Hajdari është çdo ditë në detyrën të cilën kryen ende, në konflikt interesi me ?Ligjin? dhe ?Moralin,? tha Sevdari për BIRN.
Duke iu referuar kallëzimit për evazion fiskal, Sevdari theksoi gjithashtu se Hajdari vazhdon të marrë vendime shkarkimi për subjektet që nuk gjejnë dokumente tatimore të viteve 1991-1997 në emigracion, ?ndërkohë që deri në vitin 2017 ka punuar pa lëshuar asnjë faturë tatimore për klientët që mbronte?.
Gjyqtari Ardian Hajdari nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN mbi vendimin e tij për pezullimin e procedimit disiplinor ndaj Luan Dacin.
Edhe kryetarja e KPA, Albana Shtylla refuzoi të komentonte me argumentin se ligji e ndalonte të jepte deklarata publike apo opinione individuale lidhur me çështjet dhe vendimarrjet e tyre në Kolegj./ Reporter.al
Komisioni i Vettingut ka vendosur sot shkarkimin e nga detyr...
Tre gjyqtarët e trupit gjykues të Komisionit të Pavarur të K...
Një shkrim i paqartë i publikuar dje në portalin Reporter.al...
Ish kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmata ...
Sipas KPK-së prokurori Agim Dalipaj ka cënuar besimin e publ...
Në nëntor të vitit 2015, qeveria shqiptare u dënua nga Gjyka...
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Vlorës Sokol Ngresi do të...
Prokurori i Tiranës, Dritan Gina, një emër i njohur në siste...
Prokurori Dritan Gina, i cili më herët ka drejtuar Prokurori...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që kryesohej nga Genta Ta...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përbërë nga Valbona Sa...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga Brunilda Be...
Ish gjyqtari i Apelit të Tiranës, dhe ish anëtari i Këshilli...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përbërë nga Genta Tafa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA ka njoftuar mbrëmjen e të ...
Me 16.12.2019 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur h...
Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Arjan Ca...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot, gjyqta...
Nga Elton QynoKush ishte djee nga kolegët e mi në seancën e ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i kryesuar nga Genta Taf...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...