FOTOLAJM/ Adoleshentët gara me motorë e skuterë në Parkun e Liqenit, policët bashkiakë me sy në telefon
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga Brunilda Bekteshi, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Pamela Qirkon, ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Albert Spiro.
Ka qenë pasuria ajo që është bërë shkak për shkarkimin e gjyqtarit.
KPK ka ngritur dyshime mbi shitjen e një apartamenti dhe blerjen e dy të tjerëve, se dhe ka evidentuar mangëse në burime për një hua, por edhe të tjera problematika.
Gjyqtari Spiro, bazat e financave ka deklaruar se i ka nga emigracioni. Përgjatë viteve 1992-1997 ai deklaron se ka punuar në emigracion, në Greqi.
Patundshmëri në kohën që ai ka hyrë në sistemin e drejtësisë, ka deklaruar tokë bujqësore, 8 ha, ku zotëron 33% në Zagori, shtëpi banimi, me vlerë 25 000 dollarë, blerë e të ardhurat nga emigracioni.
Në vitin 2008 ai ka shitur shtëpinë në Gjirokastër dhe ka prenotuar dy apartamente 1+1 dhe një garazh në Vlorë, por nuk e deklaron çmimin përveçse këstit që është 2 600 000 lekë.
Në vitin 2011 i ka shitur 2 apartament 1+1 dhe garazhin me vlerë 6 500 000 lekë dhe pas shitjes këtë pasuri në vitin 2014 e ka ndryshuar në hipotekë duke e regjistruar si 1 apartament.
Po në vitin 2011 ka porositur një apartament në Farkë me vlerë 58 000 euro dhe të njëjtin e ka shitur në vitin 2014 me vlerë 68 000 euro.
Në vitin 2012 ai deklaron huamarrje 50 000 euro, por se çfarë nuk e saktëson. Të njëjtin vit ai ka paguar 4 000 nga kjo hua.
Gjyqtari i ?listës së zezë?
Albert Spiro e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtar në Gjykatën e Tepelenës dhe prej vitit 2006, ai e ushtroi detyrën në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Më herët i njëjti është denoncuar nga ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
?Vendime absurde të cilat betonizojnë kulturën e pandëshkueshmërisë së krimit?, kështu i drejtohej në vitin 2014, Ministri i Brendshëm i asaj kohe Saimir Tahiri, Presidentit Bujar Nishani, si kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Tahiri i kërkonte Nishanit, një kontroll të imtësishëm për 26 gjyqtarë dhe 30 prokurorë. Në mesin 26 gjyqtarëve, bënte pjesë e gjyqtari i Vlorës, Albert Spiro, pasi në dy raste, dyshohej se kishte marrë vendime që hidhnin poshtë punën e policisë.
Rasti i parë
Policia e Shtetit në datë 18/03/2014 ka ndaluar shtetasit, L. M. E. Xh. dhe B. H., për veprën penale të ?Shkatërrim prone me Zjarr?. Ata dyshohet se kanë djegur automjetin e markës Benz Mercedes ML me targa italiane CY 490 CE, pronë e shtetasit A. P., dhe posedues shtetasi A.S.?. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me Prokuror të çështjes Saimir Smaka, ka kërkuar masën e sigurimit ?Arrest në burg? për të tre të ndaluarit . Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me Gjyqtar të çështjes Albert Spiro me vendimin e datës 26.03.2014, ka vendosur ?Detyrim për paraqitje?, për shtetasin B.H.i dhe ?Arrest në burg? për dy shtetasit e tjerë.
Rasti i dytë
Policia e Shtetit me datën 20.03.2014, ka arrestuar në flagrancë shtetasit L. V., D. V., D. L. dhe Q. P.M.. Me datën 20.03.2014, rreth orës 02:40, në fshatin Zvernec, komuna Qendër, ata janë kapur në kushtet e flagrancës duke prerë dhe vjedhur përcjellësat elektrik në linjën elektrike të fshatit Zvernec. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin po lëviznin këta shtetas, në bagazh janë gjetur disa rrota me percjellës elektrik material bakri dhe një palë gërshërë për prerje metalike. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me Prokuror të çështjes Dritan Marku ka kërkuar masën e sigurimit ?Arrest në burg? për këta shtetas. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me gjyqtar të çështjes Albert Spiro me vendimin Nr.87, datë 23.03.2014, ka vendosur masën e sigurisë ?Arrest në burg? për dy shtetas dhe ?Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore? për të tretin.
Këto kanë qenë dy rastet, që ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka përfshirë në ?listën e zezë? gjyqtarin Albert Spiro./CNA.al
Ish gjyqtari i Apelit të Tiranës, dhe ish anëtari i Këshilli...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përbërë nga Genta Tafa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA ka njoftuar mbrëmjen e të ...
Me 16.12.2019 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur h...
Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Arjan Ca...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot, gjyqta...
Nga Elton QynoKush ishte djee nga kolegët e mi në seancën e ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i kryesuar nga Genta Taf...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra...
Ditën e nesërme më 07.07.2021 gjyqtari i Gjykatës së Apelit ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit i përbërë nga trupa gjykuese, m...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përbërë nga trupa gjyk...
Ish-kreu i LIBRA-s, Drejtori i Përgjithshëm i Top Channel, B...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përbërë nga trupa gjyk...
Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Zegjine Sollaku, u përball so...
Në prag të Vettingut, kur e dinë se do të rrëzohen një pjesë...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë g...
Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi është k...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shtyrë seancën dëgjimo...
Shoqata e avokatëve antikorrupsion ka denoncuar në SPAK, Kom...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...