Shtyhet seanca e Metës në GJKKO/ Ja data e radhës
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...
Seanca në themel në Gjykatën e Posaçme për kreun e Partisë...
Nga Adriatik DOÇI
LSI-ja, rahmet pastë, ka vendin e saj të padiskutueshëm në historinë e vjedhjes së epokës moderne si grupimi politik, familjar dhe klientelist më famëkeq dhe i paskrupullt i korrupsionit në Ballkan. Në historinë e pluralizmit në Shqipëri, nuk ka asnjë aferë madhore pa gjurmët e gishtave të kreut të LSI-së, Ilir Meta. As edhe një të vetme!
Nuk është më edhe aq sekret që vendimi për asgjësimin politik të LSI-së, është marrë përtej oqeanit, natën e 23 prillit 2021, kur Ilir Meta, nga ekrani i Familjes Berisha sulmoi amerikanët me një gjuhë të ngjashme me atë të Ali Khamenei, Maduros, Kim Jong Un, Millosheviçit, Bashar al Asadit etj. Dhe ashtu ndodhi. LSI u zhbë si faktor politik. Por gjurmët e korrupsionit të saj janë të pashmangshme kudo.
Disa ditë më parë, deputeti Myslim Murrizi kallëzoi në SPAK dy bashkëpunëtorë të Ilir Metës, Edmond Panaritin dhe Vojo Bregun, për vjedhje, përmes dy tendera me vlerë rreth 10 milionë euro, njëri për ujitje me pika dhe tjetri për blerje lopësh.
Që të dy po tentojnë ta kthejnë kallëzimin në shaka.
Ç’është e vërteta, abuzimi i pretenduar nga Murrizi me tenderin e ujitjes me pika dhe blerjen e lopëve (3 milionë lekë një), është një shaka në raport skandalin e pandëshkuar të Panaritit dhe Vojo Bregut me ‘Fazlliçin’ nga Bangladeshi, Muhammad Obaidul Karim.
Në janar të vitit 2015, me urdhër të Ilir Metës, Panariti dhe Bregu sabotuan projektin serioz norvegjez për të ndërtuar një fermë të madhe në Komunën Topojë të Fierit, me vlerë 22 milionë euro, ku do punësoheshin mbi 1300 persona.
Përfaqësues të kompanisë norvegjeze më kanë thënë sy se Ilir Meta ?kërkonte 5 milionë euro?, në këmbim të marrjes së 1146 hektarë tokë publike me qira nga Panariti dhe Bregu, dy duart e Metës në Ministrinë e Bujqësisë.
Pas refuzimit për të ‘votuar’ tek Meta, investitorët norvegjezë të ?Farm Albania? u përjashtuan në minutat e fundit nga ankandi. Po atë ditë, në 17 janar 2015, në orën 14:00, hyn në garë kompania fantazmë ?Agri Product Europe?, e ‘Fazlliçit’ nga Bangladeshi, Muhammad Obaidul Karim, i dënuar me burgim të përjetshëm për korrupsion dhe pastrim parash.
Karim ishte mbajtur si plan B nga Meta nëse norvegjezët nuk do të ‘dorëzoheshin’ deri në fund. Meta kishte ndërhyrë ndërkohë tek Bujar Nishani (President) për ta pajisur Muhammad Obaidul Karim me shtetësi shqiptare VIP si aset kombëtar.
Për më tepër, Muhammad Obaidul Karim ishte i skeduar edhe si financues i terrorizmit. Megjithatë, me këmbënguljen nerzove të Metës, Nishani i dha pasaportën shqiptare brenga 62 orëve.
Bordi Qiradhënies i Tokave Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë i dha tokën pikërisht Muhammad Obaidul Karim. Jo rastësisht, kompania e Muhammad Obaidul Karim asistohej nga studioja ligjore e vjehrrit të Vojo Bregut.
Gjithsesi, në fund të fundit, e rëndësishme ishte ndërtimi i fermës.
A ndërtoi fermën në Fier klienti i Metës nga Bangladeshi?
Po! Aq sa ndërtoi Fazlliçi parkun energjetik në Porto Romano! Muhammad Obaidul Karim erdhi për të pastruar paratë e pista në Shqipëri, ku gjeti shokun ideal, Ilir Metën.
Kjo është arsyeja se pse Vojo Bregu dhe Edmond Panariti tallen me kallëzimin për vjedhjen e parave të ujitjes me pika dhe lopëve.
Shpresoj që SPAK të mos humbasë kohë me pika dhe bishta lopësh, por të kapë për brirësh lopën e madhe të korrupsionit!
Dega e Partisë Demokratike në Korçë së fundi është përfshirë...
Nënkryetarja e Bashkisë së Korçës, Benila Terova, ka reaguar...
Valmir Hoxha, i cili prej vitesh vuan dënimin me burgim të p...
Ministria e Mbrojtjes njofton se zjarri në fshatin Thirrë, n...
Ilir Meta ka përdorur 88 vjetorin e vrasjes së Hasan Prishti...
Ish-Presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se së nga vizita t...
Shqipëria, Maqedoni E veriut dhe Serbia kanë rënë dakord për...
Reagime te shumta ka patur keto dite per ardhjen e Bregovic ...
Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot, 88 vjetorin e humbje...
Pas lajmeve se Shqipëria është në negociata për të srehuar s...
Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat tek zona e Kepit të Rodo...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka shpërndarë në rrjetet s...
Presidenti Ilir Meta në 20 vjetorin e marrëveshjes së Ohrit ...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka njoftuar se dy helikopt...
Deputeti socialist Petro Koçi është rikthyer sërish me akuza...
Policia është përfshirë në një aksident mesditën e sotme.Më ...
Dega e Partisë Demokratike në Korçë, thuajse është shpërbërë...
Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ajo që ka ndod...
Nënkryetari i LSI –së Petrit Vasili me anë të një postimi në...
Erla Mëhilli, ish zëdhënësja e liderit historik të PD, Sali ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...