Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe disa nga udhëheqësit politikë në Kosovë si të partive në pushtet edhe atyre në opozitë po vazhdojnë përplasjen në distancë rreth idesë për një Ballkan të hapur, apo si? njihet tashmë ?Open Balkan?. Në një postim të gjatë në Facebook, kryeministri shqiptar Rama duke ju përgjigjur shumë komentuesve nga Kosova, të cilët e akuazuan për si? thonë ?afërsinë e tij me Vuçiqin?, veç të tjerash shkroi edhe për refuzimin e Kosovës që të jetë pjesë e iniciativës ?Ballkani i Hapur?, që deri disa javë më parë njihej si mini-Shengeni Ballkanik.
Rama mbron idenë e Open Balkan
Rama shkroi se kjo retorikë nuk i shërben Kosovës dhe diplomacisë së saj. “Ballkani i Hapur është jo vetëm rruga e të ardhmes për prosperitetin e kombit shqiptar, si komb europian që përkatësinë e vet e ka në Europën e Bashkuar, por është edhe një mundësi e re dhe e madhe më shumë, në rrugën drejt njohjes së Kosovës nga Serbia; sa për një nga shumë shembuj të dobisë së madhe të Ballkanit të Hapur, kush nuk do që ta kuptojë pse Ballkani i Hapur e heq më në fund kufirin mes Shqipërisë e Kosovës, le të më thotë pse nuk e kanë hequr dot deri më sot, ata që e kanë premtuar me bujë dhe pse nuk e heq dot pa Ballkanin e Hapur atë kufi, asnjë prej atyre të cilëve “nuk u han luli” për aleatët e pazëvendësueshëm strategjikë të Kosovës e të Shqipërisë bashkë, që e mbështesin plotësisht nismën Open Balkan?, tha kryeministri Rama. E për mbështetjen e perendimit për “Open Balkan?, Rama i referohet edhe qeverisë gjermane duke thënë hapur “qeveria gjermane e mbështetë këtë nismë?. Rama iu përgjigjet kritikëve, se “nuk jam tradhtar, por nuk heq dorë nga ‘Ballkani i Hapur'”.
Kundërshtime nga Kosova
Bashkëpunimin rajonal e duan të gjitha palët, por procesin e Open Balkan Kosova e kundërshton. Iniciativën për “Open Balkan?, deri tani e përkrahin vetëm Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e refuzoi bashkimin me këtë nismë, duke e cilësuar devijim të rrugës së Kosovës drejt BE-së.
“Si Republikë e Kosovës, iniciativën e Novi Sadit, në ndërkohë të “mini-Shengenit?, e tash e “Ballkanit të Hapur?, e konsiderojmë si të rrezikshme, sepse krijohet përshtypja se kemi alternativë ndaj rrugës sonë të përbashkët si rajon, drejt BE-së dhe përçimin e këtij mesazhi ne e konsiderojmë se është më i rrezikshëm sesa vonesat që mund të ndodhin ndërkohë, gjatë procesit tonë të integrimit?, ka thënë ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.
Edhe kryetarja e Grupit Parlamentar e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se “të gjitha partitë në Kosovë kanë shprehur kundërshtitë e tyre për iniciativën “Ballkani i Hapur? (Open Balkans), pasi sipas saj, kjo nismë është e “dëmshme? për faktin se Serbia është bosht i kësaj iniciative. “Për ne, absolutisht ka qenë një proces që prej fillimit nuk është mbështetur dhe e kemi konsideruar si një proces, e para paralel dhe e dyta të dëmshëm në momentin kur Serbia bëhet bosht i një iniciative, siç është rasti i ?mini-Shengenit’ dhe (tani) ?Open Balkan’?, tha Mimoza Kusari-Lila pas një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Si mund të evitohen keqkuptimet?
Përplasjet në distancë ndërmjet politikës kosovare dhe asaj të Shqipërisë janë kthyer në debat mes analistëve politikë. Blerim Burjani, analist politik i tha DW-së se “keqkuptimet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë mund të evitohen nëse bashkëpunohet më ngushtë në fushën ekonomike?. “Ballkan Open është ide që do të duhej së pari Kosovë-Shqipëri të bisedojnë për përparësitë dhe për mangësitë e një projekti të tillë në mënyrë që të shmangeshin keqkuptimet e ndërsjellta. Edi Rama ka avancuar ne këtë ide jashtë angazhimit të Kosovës për të trajtuar fillimisht tema të kësaj natyre që nuk janë të reja dhe të panjohura për Kosovën, që dikur ishte përmend si “Ballkania”. Keqkuptimet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë mund të evitohen duke bashkëpunuar ngushtë dhe sinqertë në fushën ekonomike e që një kohë të gjatë ka munguar ky sinqeritet në mes dy shteteve?, thotë Blerim Burjani.
Sipas analistit Burjani, kryeministri shqiptar Edi Rama, e sheh nismën e Balkan Open si një projekt për përfitim ekonomik sesa politik. “Realisht kryeministrit Rama, nisma e Balkan Open i konvenon nga aspekti ekonomik dhe turistik, që në fakt më shumë duket turistik se sa ekonomik si interes i Shqipërisë. Raporti i tij jo i mirë me politikën kosovare, duket të jetë më shumë personal se sa ndër-shqiptar, pasi shqiptaret dhe interesat e tyre janë interesa më të gjera se sa interesat e tjera. Open Ballkan për momentin duket me shumë të panjohura në kuptimin politik, ashtu si? e mendon Prishtina, përderisa Tirana zyrtare e mendon puro interes ekonomik dhe avancim të lirive ekonomike?, thotë Burjani.
Kosova ka premtuar, se do t’i bashkohej, “mini-Shengenit? në Marrëveshjen e Uashingtonit, të nënshkruar më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë nga ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, marrëveshje kjo, e cila në dy dokumente të ndara u nënshkrua në prani të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Në Kuvendin e Kosovës, më 6 gusht, nuk u miratua një rezolutë ku i kërkohej Qeverisë së Kosovës që të zbatonte Marrëveshjen e Uashingtonit. Gjatë votimit për këtë rezolutë, që sipas ligjeve në Kosovë, nuk janë detyruese, por shprehin vullnetin politik, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që është në pushtet abstenuan. Ideja e “mini-Shengenit” është prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Më 29 korrik 2021, në një forum ekonomik që u mbajt në Shkup, kësaj nisme ju ndryshua emri në “Open Balkan? dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u bënë thirrje të gjitha shteteve të rajonit që t’i bashkohen kësaj iniciative./DW
Në fund të muajit korrik të këtij viti, qyteti i Fierit u mb...
Pas miratimit të Këshilllit Bashkiak Korçë mbi tarifat e shë...
Reshjet e shiut që nisën pasditen e së mërkurës në Kukës, bë...
Një vatër e re është evidentuar mbrëmjen e sotme në fshatin ...
Stuhia e fortë e erës në Pogradec ka shkaktuar thyerje të pe...
Ardhjen e këngëtarit serb Goran Bregoviç në Festën e Birrës ...
Rreth dy dynym tokë me shkurre dhe ferra është shkrumbuar pa...
Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në vend.Mësohet se...
Mbrojtja Civile ka dhënë detaje për situatën në pyjet nw qar...
Eksperti i mjedisit, Mihallaq Qirjo shprehet se zjarret në S...
Akademiku Artan Fuga ka komentuar zhvillimet e fundit në ven...
Ndërsa “Shqipëri”, vijon të digjet, veriu i vendit është për...
Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet në të gjitha akset e...
Pas riaktivizimit është arritur sërish të izolohet zjarri në...
Në të gjithë vendin janë shuar 175 zjarre, ndërsa mbeten akt...
Ditën e djeshme u publikua raporti mbi klimën dhe ngrohjen g...
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një postimi në...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dhënë lajmin se tani g...
Në Shtator të vitit 2020 Plarent Ndreca, sekretar i Përgjith...
Nga Miron ÇakoPrej shumë ditësh fatkeqësisht Greqia po digje...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...